GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Pas takimeve në Prishtinë, Sarrazi: Kosova është zemra e Evropës

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas takimeve në Prishtinë, Sarrazi: Kosova është zemra e Evropës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka përfunduar vizitën e parë zyrtare në Kosovë dhe tha se po kthehet në Hamburg me përshtypje të mira për Kosovën.

“Rrugës për në Hamburg me plot mbresa nga Kosova. Faleminderit për diskutimet intensive dhe të hapura. Mirupafshim për tani!”, ka shkruar Sarrazin në Tëitter.

Emisari i qeverisë gjermane në këtë vizitë dha mesazhe të qarta se Gjermania e mbështet fuqishëm Kosovën për t’u anëtarësuar në Këshillin e Europës, pas dorëzimit të kërkesës zyrtare në Strasburg.

“Pozicioni i Gjermanisë është i qartë: Kosova është zemra e Europës dhe përket në Këshill të Europës. Dje, e sigurova ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, për mbështetjen tonë për anëtarësim”, ka shkruar sot Sarrazin në Tëitter, postim i cili u shpërnda nga kryediplomatja e Kosovës dhe kryediplomati i Shqipërisë.

“Faleminderit për fjalët e qarta!”, ishte falënderimi i Gërvallës në gjermanisht, derisa homologu i saj Ditmir Bushati u shpreh i lumtur për mbështetjen e madhe që Gjermania po i jep Kosovës, duke vazhduar argumentimin se anëtarësimi i saj në KE është një e mirë për të gjithë qytetarët e saj, e në veçanti për minoritetet.

Sarrazin nuk përcolli vetëm mesazhin e Gjermanisë për përkrahje të pakursyer për Kosovën në rrugën e saj drejt anëtarësimit në organizatën e të drejtave të njeriut, por ai iu dha shpresë kosovarëve edhe për një proces të tejzgjatur – heqjen e regjimit të vizave.

“Liberalizimi i vizave është një temë e rëndësishme në komitetet vendimmarrëse të Bashkimit Europian në Bruksel dhe do të votojmë në favor të saj. Mund të na besoni në këtë. Po ashtu, kemi folur me partnerët tanë dhe u kemi thënë që ne mendojmë se të gjitha kriteret janë përmbushur… po i bindim me argumente se është e drejtë dhe e nevojshme që të bëhet”, tha Sarrazin në konferencën e përbashkët për media që e pati me ministren Gërvalla.

Në këtë drejtim, ai kërkoi edhe mirëkuptimin e qytetarëve të Kosovës për Gjermaninë, meqë, siç tha, ajo s’mund ta marrë vendimin e vetme.

“Ne nuk vendosim për këtë vetëm, kështu që këtë pyetje duhet t’ua bëni edhe të tjerëve. Unë mund të flas vetëm për Gjermaninë dhe jo vendet e tjera në rajon. Ne duam që Kosova të bëhet pjesë e çdo institucioni të BE-së, prandaj ishim në favor të këtij aplikimi”.

Ndaljen e parë Sarrazin në Kosovë e pati në Manastirin e Deçanit, për të cilin tha se është pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të Kosovës që i shërben multietnicitetit të saj.

Përveç Gërvallës, ai u takua edhe me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, liderë opozitarë dhe me përfaqësuesit e serbëve. Ditë më parë, Sarrazin qëndroi edhe në Serbi për vizitë zyrtare.

Sarrazin u emërua në këtë post nga qeveria gjermane në shkurt të këtij viti dhe shteti i tij për herë të parë ka krijuar një pozitë të tillë për Ballkanin Perëndimor.

 

Etiketa: evropesKosovaManuel SarraziPrishtinëtakimetzemra

Lajme të lidhura

Artikulli i Fox News, reagon Berisha: Edi Rama damkoset botërisht si Maduro i Europës!
Aktualitet

Berisha: Edi Rama është një gangrenë, po e mban peng integrimin në BE me organizatën e tij kriminale

14:01 - 13/05/26
“9 vende të BE kërkojnë shpjegime”, Balliu për Raportin e Integrimit: Shqipëria po fundoset nga krimi dhe korrupsioni
Aktualitet

“9 vende të BE kërkojnë shpjegime”, Balliu për Raportin e Integrimit: Shqipëria po fundoset nga krimi dhe korrupsioni

13:47 - 13/05/26
‘Reduktoi fjalën e ministrit Hoxha!‘ Rama kapet me gazetarin e Euroactiv, reagon reporteri: Të sjell transkriptin e intervistës së ministrit tënd
Aktualitet

‘Reduktoi fjalën e ministrit Hoxha!‘ Rama kapet me gazetarin e Euroactiv, reagon reporteri: Të sjell transkriptin e intervistës së ministrit tënd

11:22 - 13/05/26
Para
Makina del nga rruga në aksin Fier-Seman, plagosen rëndë 3 persona

Makina del nga rruga në aksin Fier-Seman, plagosen rëndë 3 persona

Discussion about this post

TË FUNDIT

Neuer sulmon Bayern: Po e rishikoj të ardhmen time këtu
Sport

Manuel Neuer bie dakord me kushtet e reja, rinovon kontratën me Bayernin

15:11 - 13/05/26

Manuel Neuer do të vazhdojë të jetë pjesë e Bayern Munich edhe për një tjetër sezon. Sipas raportimeve nga mediet...

Lexo më shumë
Gjysmëfinalja e Eurovision, interpreton nesër në Vjenë Alis Kallaci me këngën ‘Nân’! Ja shtetet që u kualifilkuan natën e parë

Gjysmëfinalja e Eurovision, interpreton nesër në Vjenë Alis Kallaci me këngën ‘Nân’! Ja shtetet që u kualifilkuan natën e parë

14:45 - 13/05/26
A keni planifikuar ku t’i kaloni pushimet? TIA dhe Wizz Air prezantojnë destinacionet e reja drejt Spanjës

A keni planifikuar ku t’i kaloni pushimet? TIA dhe Wizz Air prezantojnë destinacionet e reja drejt Spanjës

14:32 - 13/05/26
Qytetarët “përballë” partive, fryma ndëshkuese në zgjedhjet lokale në Kosovë

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë, partitë politike publikojnë listat e kandidatëve për deputet

14:26 - 13/05/26
Qeveria miraton kompensim 50 lekë për litër karburant për transportin publik

Qeveria miraton kompensim 50 lekë për litër karburant për transportin publik

14:06 - 13/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com