GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pas taksimit te profesionet e lira, avokatët shtrenjtojnë deri 20% tarifat, pritet rritje edhe nga stomatologët

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Pas taksimit te profesionet e lira, avokatët shtrenjtojnë deri 20% tarifat, pritet rritje edhe nga stomatologët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Krahas debateve për moszbatim korrekt të ligjit për tatimin mbi të ardhurat, disa biznese të profesioneve të lira kanë nisur aplikimin e tarifave të shtrenjtuara për shërbimet e ofruara.

Avokatët paralajmëruan më herët se përfshirja e tyre në taksimin progresiv, do të t’i godasë për së dyti herë, pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve të hartës së re gjyqësore për rishpërndarjen e gjykatave, çka do të reflektohej në shtrenjtimin e tarifave.

Avokati Përparim Caca, pohoi për Monitor se për shkak të tatimit të lartë, tarifat e përfaqësimi në gjyq nga avokatët janë rritur mesatarisht 15 deri 20%.

“Konkretisht nëse më parë tarifa për çështje përfaqësimi në gjyqet civile nga 45,000 lekë që kushtonin tashmë janë bërë 60,000 mijë lekë (rritja 33%)”, thotë ai.

Sipas tij rritje deri 20% të tarifave pritet të ketë edhe për shërbime të tjera të ofruara, si nga stomatologët, psikologë etj.

Me ligjin e ri fitimi neto i bizneseve taksohet në normat 15 dhe 23%, i llogaritur nga diferenca e të ardhurave vjetore me shpenzimet.

Llogaritjet e administratës tatimore për 9 këstet e parapagimet, u mbështetën mbi deklarimet e bizneseve për të ardhurat dhe shpenzimet e vitit 2023.

Ligji përfshiu për herë të parë njohjen e shpenzimeve apriori. Për individët tregtarë dhe të vetëpunësuarit me xhiro 10 milionë në vit, te profesionet e lira njohja e shpenzimeve apriori ishte në masën 30%.

Nga zbatimi i ligjit rezultoi se biznesit nuk iu dha mundësia të zgjedhë regjimin e veçantë për njohjen e shpenzimeve apriori, të parashikuar në ligj, që në vitin e parë të zbatimit.

“Shumë profesionistë të lirë kanë probleme me dokumentimin e shpenzimeve. Psh. një avokati nuk i njihen shpenzimet për karburant, ku për transportin drejt gjykatave minimalisht shpenzohen 10 litra karburant në ditë apo 60 mijë lekë në muaj. Për këtë profesion njihen vetëm shpenzimet për kancelari të cilat janë në vlera të ulëta.

Gjithashtu edhe vendosja e parapagimit të tatimit, kur askush nga ne nuk e di se sa të ardhura do të realizojë për vitin korent, është e gabuara. Ligji për tatimin mbi të ardhurat godet tërësisht shtresën e mesme”, pohon avokat Përparim Caka.

Për njohjen e shpenzimeve me deklarimet për vitin 2023 shumë biznese pohojnë se i kanë deklaruar të ulëta, për shkak të vështirësive që hasin në dokumentimin e tyre, si dhe mungesës së përgjegjësisë tatimore.

Ndërsa ekonomistët pohuan se ishin të informuar që zbritja e shpenzimeve fikse, që nuk mund të deklarohej nëpërmjet formularëve të vjetër të deklarimit, për shkak të pamundësisë nga modeli, do të zbatohej si zbritje nga administrata tatimore.

Pas llogaritjeve të kësteve të parapagimit të tatimit nga administrata tatimore, është sqaruar se shpenzimet apriori prej 30% do të zbatohen, pasi të përzgjidhen si opsion nga bizneset, për deklarimet e fitimit të vitit 2024, që kryhen më 31 mars 2025.

Tashmë ligji i ri është ankimuar 4 herë në Gjykatën Kushtetuese, nga grupi parlamentar i PD-së, një tjetër padi është dërguar nga IKM dhe IEAKA, nga avokatët dhe profesionistë të tjerë dhe nga autoshkollat.

Nga Gjykata Kushtetuese, është përcaktuar më 18 Qershor mbajtja e seancës së parë së shqyrtimit të 3 padive të para.

Në një sondazh të pak ditëve më parë që Monitor zhvilloi me profesionistët e lirë, pjesa më e madhe e tyre thanë se këtë tatim ata do e kalojnë kryesisht te çmimet e shërbimeve.

38% e të anketuarve thanë se do të detyrohen të rrisin çmimet, 26% deklaruan se do të sakrifikojnë fitimin neto dhe 4% deklaruan se do të ulin shpenzimet e aktivitetit.

Shumë të tjerë po mendojnë seriozisht që jo vetëm të mbyllin aktivitetin, por dhe të emigrojnë, që ishin zgjedhjet e 23% të të anketuarve.

Konkretisht, 17.5% e të anketuarve thanë se do e mbyllin ose pezullojnë aktivitetin, ndërsa 5.4% të tjerë thanë se përveçse do mbyllnin biznesin do të largoheshin jashtë vendit./Monitor

Etiketa: Kryesore1rritje cmimeshshtrenjtim

Lajme të lidhura

“Protestat si luftë ideologjike!” Rama: Nuk i zgjoi Narta por emri i Trump, do dështojnë si çadra e Lulit
Aktualitet

“Protestat si luftë ideologjike!” Rama: Nuk i zgjoi Narta por emri i Trump, do dështojnë si çadra e Lulit

12:00 - 20/06/26
Berisha: Lubi Balluku ka dosje jo vetëm për Ulsiun, por për të gjithë eksponentët e PS
Aktualitet

63 hektar tokë në Divjakë, Berisha mohon akuzat e protestuesve: Familja ime nuk ka pasur kurrë tokë në atë zonë

11:48 - 20/06/26
Mijëra shqiptarë të diasporës mbërrijnë në atdhe për protestën e sotme kombëtare
Aktualitet

Mijëra shqiptarë të diasporës mbërrijnë në atdhe për protestën e sotme kombëtare

11:39 - 20/06/26
Para
Shqiptarët i paguajmë me pagë minimale, por filipinasit duam ti paguajmë me 600-1200 euro

Shqiptarët i paguajmë me pagë minimale, por filipinasit duam ti paguajmë me 600-1200 euro

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Protestat si luftë ideologjike!” Rama: Nuk i zgjoi Narta por emri i Trump, do dështojnë si çadra e Lulit
Aktualitet

“Protestat si luftë ideologjike!” Rama: Nuk i zgjoi Narta por emri i Trump, do dështojnë si çadra e Lulit

12:00 - 20/06/26

Kryeministri Edi Rama e konsideroi incidentin e ndodhur mes rojeve private dhe një qytetari, që u tërhoq zvarrë nga të...

Lexo më shumë
Berisha: Lubi Balluku ka dosje jo vetëm për Ulsiun, por për të gjithë eksponentët e PS

63 hektar tokë në Divjakë, Berisha mohon akuzat e protestuesve: Familja ime nuk ka pasur kurrë tokë në atë zonë

11:48 - 20/06/26
Mijëra shqiptarë të diasporës mbërrijnë në atdhe për protestën e sotme kombëtare

Mijëra shqiptarë të diasporës mbërrijnë në atdhe për protestën e sotme kombëtare

11:39 - 20/06/26
“Artileri të rënda” zbresin sot në fushë, Holanda dhe Gjermania nuk kanë ndërmend të heqin ‘këmbën nga gazi‘

“Artileri të rënda” zbresin sot në fushë, Holanda dhe Gjermania nuk kanë ndërmend të heqin ‘këmbën nga gazi‘

11:32 - 20/06/26
PD nuk arriti të poziciononte veten në kohë, pse protesta vuri në provë opozitën?

PD nuk arriti të poziciononte veten në kohë, pse protesta vuri në provë opozitën?

11:18 - 20/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetmarsbahis girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetgrandpashabetcasibom girişjojobet girişgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabet girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişjojobetjojobet