GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Pas tensioneve mes vendeve, Blinken takon ministrat e jashtëm të Armenisë dhe Azerbajxhanit

08:12 - 20/09/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas tensioneve mes vendeve, Blinken takon ministrat e jashtëm të Armenisë dhe Azerbajxhanit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua me ministrat e jashtëm të Armenisë dhe Azerbajxhanit të hënën në një përpjekje për të lehtësuar tensionet dhe për të forcuar një armëpushim të brishtë midis dy vendeve ish-sovjetike pas shpërthimit të luftimeve më të ashpra në më shumë se dy vjet.

Blinken bashkoi ministrin e Jashtëm armen Ararat Mirzoyan dhe ministrin e Jashtëm të Azerbajxhanit Jeyhun Bayramov në një hotel në Nju Jork, në prag të fillimit të takimit të përvitshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Ky ishte takimi i parë ballë për ballë i ministrave të jashtëm që nga shpërthimi i luftimeve dy ditëshe të javës së kaluar, në të cilat u vranë më shumë se 200 ushtarë.

Vetëm Sekretari Blinken foli në fillim të takimit, në të cilin delegacionet armene dhe azere u ulën përballë njëri-tjetrit, të ndarë nga zyrtarët amerikanë.

“Ne jemi të inkurajuar nga fakti që luftimet kanë pushuar dhe nuk ka patur” një rifillim të bombardimeve, tha Blinken, i cili ka biseduar disa herë me udhëheqësit e Armenisë dhe Azerbajxhanit në ditët e fundit.

“Angazhimi i fortë dhe i qëndrueshëm diplomatik është rruga më e mirë për të gjithë. Ka një rrugë drejt paqes së qëndrueshme dhe zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve.”

Takimi u mbajt vetëm një ditë pasi Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi vizitoi Armeninë dhe dënoi sulmet e Azerbajxhanit, duke shkaktuar reagime nga zyrtarët në Baku.

Duke folur përpara takimit të së hënës, Bayramov tha se vendi i tij është “i kënaqur me nivelin e marrëdhënieve” me Shtetet e Bashkuara dhe tha se bisedimet e tij të drejtpërdrejta me zotin Mirzoyan nuk ishin të pazakonta.

“Ne jemi gjithmonë të hapur për takime”.

Dy vendet e Kaukazit janë përfshirë në një konflikt dhjetëvjeçar rreth Nagorno-Karabakut, një rajon që ndodhet brenda Azerbajxhanit, por që ka qenë prej kohësh nën kontrollin e forcave armene të mbështetura nga Jerevani, që nga përfundimi i një lufte separatiste në vitin 1994.

Gjatë një lufte gjashtë javore në vitin 2020, Azerbajxhani rimori pjesë të mëdha të Nagorno-Karabakut dhe territoreve ngjitur të kontrolluara nga forcat armene. Më shumë se 6700 njerëz vdiqën në ato luftime. Armenia dhe Azerbajxhani kanë fajësuar njëri-tjetrin për fillimin e përleshjeve të javës së kaluar./VOA

 

Etiketa: Blinken

Lajme të lidhura

BBC: Avioni amerikan ndahet në dysh pas sulmit iranian në Arabinë Saudite
Botë

BBC: Avioni amerikan ndahet në dysh pas sulmit iranian në Arabinë Saudite

22:38 - 29/03/26
Kaos në ajër mbi Stamboll/ Moti i keq anulon mbi 200 fluturime
Botë

Kaos në ajër mbi Stamboll/ Moti i keq anulon mbi 200 fluturime

20:33 - 29/03/26
Trump për Princin e Kurorës së Arabisë Saudite: Nuk e mendoi se do të më puthte pr*panicën…
Botë

Trump për Princin e Kurorës së Arabisë Saudite: Nuk e mendoi se do të më puthte pr*panicën…

18:00 - 29/03/26
Para
Rusia përdor frikën për tensione sociale në Gjermani

Rusia përdor frikën për tensione sociale në Gjermani

Discussion about this post

TË FUNDIT

I arrestuari humbi jetën në Tiranë, Komiteti i Helsinkit: Nuk u zbatua rekomandimi i mjekëve
Aktualitet

I arrestuari humbi jetën në Tiranë, Komiteti i Helsinkit: Nuk u zbatua rekomandimi i mjekëve

18:10 - 30/03/26

Komiteti shqiptar i Helsinkit ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në Bllokun e Sigurisë në...

Lexo më shumë
Nga një vilë në rast kualifikimi në Botëror, Presidenti i Federatës në Turqi premton dhuratë për lojtarët

Nga një vilë në rast kualifikimi në Botëror, Presidenti i Federatës në Turqi premton dhuratë për lojtarët

17:54 - 30/03/26
Gjimshiti: Të mërzitur nga skualifikimi, por duhet ta kthejmë në forcë

Gjimshiti: Të mërzitur nga skualifikimi, por duhet ta kthejmë në forcë

17:46 - 30/03/26
Resorti i Bashkim Ulajt/ Banorët e Rrjollit protestë para Kuvendit: S’ju lejojmë të na plaçkitni

Resorti i Bashkim Ulajt/ Banorët e Rrjollit protestë para Kuvendit: S’ju lejojmë të na plaçkitni

17:30 - 30/03/26
Dy drejtues të degëve në Krujë përplasen me Nokën në selinë e PD, ndërhyn Berisha

Dy drejtues të degëve në Krujë përplasen me Nokën në selinë e PD, ndërhyn Berisha

17:18 - 30/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com