GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Pas thirrjes së Putin për të thirrur ushtarë në luftë, mbi 98 mijë rusë ikin nga vendi

20:28 - 27/09/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas thirrjes së Putin për të thirrur ushtarë në luftë, mbi 98 mijë rusë ikin nga vendi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rreth 98.000 rusë kanë hyrë në Kazakistan këtë javë, prej kur presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë të ditur mobilizimin e pjesshëm të rezervistëve për të luftuar në Ukrainë, kanë thënë zyrtarët kazakë.

Shumë burra po tentojnë të ikin nga shteti drejt shteteve fqinje, pas vendimit të Putinit. Kazakistani dhe Gjeorgjia, të dyja vende të ish-Bashkimit Sovjetik, kanë rezultuar të jenë destinacionet më të shpeshta të rusëve.

Ata po i kalojnë në këto dy shtete përmes makinave, biçikletave, apo edhe në këmbë. Ata që kanë viza valide drejt Norvegjisë dhe Finlandës, kanë marrë edhe rrugët drejt tyre. Biletat për fluturime me aeroplanë janë shitur shpejt, pavarësisht rritjes së madhe të çmimeve.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se do të thirren rreth 300.000 persona me përvojë paraprake ushtarake, mirëpo ka raportime se numri mund të shkojë në 1 milion. Këto raportime kanë rritur shqetësimet mes rusëve, andaj ata kanë marrë rrugë për të ikur nga shteti.

Ministri i brendshëm kazak, Marat Akhmetzhanov, ka thënë se autoritetet nuk do t’i kthejnë në shtëpi rusët, përveç nëse ka fletarreste ndërkombëtare për ta. Presidenti kazak, Kassym-Jomart Tokayev, i ka kërkuar Qeverisë së tij që t’iu ndihmojë rusëve që po kalojnë kufirin “për shkak të situatës së pashpresë”.

“Ne duhet të kujdesemi për ta dhe të garantojmë sigurinë e tyre. Kjo është çështje politike dhe humanitare. I kam kërkuar Qeverisë që të marrë masat e nevojshme”, ka thënë Tokayev, duke shtur se Kazakistani do të bisedojë me Rusinë për këtë temë.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt. Vetë Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. /Rel/

Etiketa: Putinruset ikinRusia

Lajme të lidhura

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit
Botë

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë
Botë

Trump: Hajdutët iranianë kanë vrarë për vite me radhë, tani kam nderin t’i vras

09:11 - 13/03/26
Para
Përplasen dy makina në autostradë, 1 i plagosur

Aksidenti në aksin Elbasan-Tiranë, policia: Efektivi në gjendje të rëndë, arrestohet shofera

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

Një konflikt në familje ka ndodhur në Durrës. Një 91-vjeçar ka goditur me sende të forta në kokë dhëndrin e...

Lexo më shumë
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com