GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pas tryezës Berisha-Bardhi, Basha bën lëvizjen e rradhës. Çfarë pritet

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Negociata për bashkimin e grupit të PD, ja si janë ndarë palët…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një kohë kur Gazment Bardhi dhe grupimi i deputetëve që e mbështet inicoi një tryezë me Sali Berishën dhe mbështetësit e tij parlamentarë, Lulzim Basha ka menduar të thërrasë mbledhjen e Këshillit të ri Kombëtar, për të zgjedhur ekipin drejtues të partisë që drejton.

Përgjatë ditës së sotme mbështetësit e Lulzim Bashës kanë anatemuar tryezën e thirrur nga Bardhi, por edhe këtë të fundit, të cilit i kanë kujtuar qëndrimet që ka mbajtur në raport me Berishën, pas shpalljes së tij “non grata” nga SHBA dhe akuzat e ndërsjellëta që kanë shkëmbyer.

Një situatë e tensionuar në raportet Basha-Bardhi u pa edhe në seancën e parë parlamentare, atje ku nga grupimi i Lulzim Bashës u depozitua kërkesa sipas të cilës në krye të Grupit Parlamentar demokrat nuk do të ishte Gazment Bardhi, por Lulzim Basha.

Dhe në kuadër të zhvillimeve, Basha ka vendosur të thërrasë ditën e shtunë, më 9 shtator, në orën 11:00 mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Sipas njoftimit zyrtar nga PD-ja e Bashës në këtë mbledhje do të zgjidhet struktura drejtuese e Partisë Demokratike.

Në statutin e miratuar në 2 shtator nga Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Basha, u vendos që nënkryetarët e PD-së do të zgjidhen nga Këshilli Kombëtar, dhe njëri prej tyre mund të delegohej edhe si Kryetar i Grupit Parlamentar.

Gjithashtu Këshilli do të zgjedhë Kryesinë e re të PD-së, por edhe Sekretariatin, ku pozicioni më i rëndësishëm është ai i Sekretarit të Përgjithshëm që momentalisht mbahet nga Gazment Bardhi.

Me shumë gjasë, pas tryezës së sotme, Basha do të largojë nga PD që drejton Bardhin dhe të gjithë deputetët që sot ishin prezent në një tryezë me Berishën.

Sinjalet u dhanë pak momente pas përfundimit të tryezës nga mbështetës të Lulzim Bashës, që janë emëruar si anëtarë kryesie apo mbajnë funksione në strukturën që njeh atë për kryetar. “Udha e mbarë” ishte togfjalëshi që më së shumti është përdorur në drejtim të Gazment Bardhit dhe mbështetësve të tij, të cilët nuk njohin Bashën për kryetar, madje nuk njohin asnjë vendimmarrje, përfshi edhe ndryshimet statutore që miratoi Kuvendi i 2 shtatorit.

Të gjithë palët në PD i janë drejtuar Gjykatës, ku janë depozituar vendime, lista, emra, kërkesa, ndërsa duket se me mbledhjen e mbajtur sot, duket se ka një ndryshim raportesh mes grupimit Berisha dhe Bardhi, të paktën sa i takon grupimit parlamentar. Momentalisht ky grupim përbëhet nga 43 deputetë, përfshi këtu edhe ligjvënës të partive aleate të PD-së, ndërsa Lulzim Basha numëron mbështetjen e 10 deputetëve.

Etiketa: BardhiBASHAberishaKryesore1PD

Lajme të lidhura

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, çifti përfundon në spital në gjendje asfiksie
Aktualitet

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, çifti përfundon në spital në gjendje asfiksie

08:05 - 11/11/26
Këlliçi reagon pas deklaratave të Ahmetajt: Rama dhe Nufi duhet të japin dorëheqjen! SPAK të nisë hetimet
Aktualitet

Këlliçi: Parlamenti Europian rrëzoi propagandën e Ramës, Brukseli kërkon zgjedhje të lira

07:39 - 11/11/26
A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26
Para
Ia kishte bërë jetën ferr, shqiptari arrestohet për dhunë në familje

Tentoi të digjte gruan pas sherrit, arrestohet 53-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, çifti përfundon në spital në gjendje asfiksie
Aktualitet

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, çifti përfundon në spital në gjendje asfiksie

08:05 - 11/11/26

Një ngjarje që mund të kishte përfunduar me pasoja fatale është shmangur mëngjesin e sotëm në lagjen “Afrim i Ri”...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 11 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:03 - 11/11/26
Këlliçi reagon pas deklaratave të Ahmetajt: Rama dhe Nufi duhet të japin dorëheqjen! SPAK të nisë hetimet

Këlliçi: Parlamenti Europian rrëzoi propagandën e Ramës, Brukseli kërkon zgjedhje të lira

07:39 - 11/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 11 Nëntor 2026

07:28 - 11/11/26
Parashikimi i motit për sot, 26 Nëntor 2025

Parashikimi i motit për sot, 11 Nëntor 2026

07:26 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com