GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Pas Tushes, edhe Josif Gorrea në sqetullën e Paqsor Buzit: 252 MLN lekë pa garë

15:15 - 28/05/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Pas Tushes, edhe Josif Gorrea në sqetullën e Paqsor Buzit: 252 MLN lekë pa garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mbi 252 milionë lekë u dhanë nën tavolinë për çakëllin e rrugëve të Divjakës më 23 maj 2025. Ose Josif Gorrea i Bashkisë Divjakë është njësoj si Fatos Tushe dhe kryebashkiakët e tjerë që kanë bërë tendera korrupsioni me Paqsor Buzin, ose këtë radhë e kanë vënë në lojë!

“Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, kështu e ka klasifikuar tenderin Open Data Albania. Madje Gorrea ka “fituar’ me këtë procedurë edhe një “Flamur të kuq” që është shenja e riskut të korrupsionit.

Bëhet fjalë për tenderin e Bashkisë Divjakë me objekt “Blerje çakëll makinerie (sp 1-100mm) për rrugë urbane dhe rurale në Bashkinë Divjakë”.

Fondi Limit i përllogaritur nga komisioni i Gorreas është 25 264 120,00 lekë pa TVSH. Për të justifikuar paratë janë futur në plan për shtresa çakëlli thuajse të gjitha rrugët kryesore të njësive administrative.

Nga parashikimi i llogaritjeve të mësipërme sipas rrugëve të përcaktuara, arrihet në konkluzionin se shuma totale është 15 692 m3 çakëll. Pra, një mal me gurë që qytetarët e Divjakës e paguajnë me taksat e tyre.

Ky tender është rutinë e përvitshme, por sivjet Gorrea ka pesëfishuar fondin, se ka rënë në lek! Në vitin 2022, tenderi i çakëllit e ka pasur fondin  limit 2 678 307 lekë pa TVSH. Në vitin 2023 fondi ka qenë 6 346 416 lekë. Ç’ka ndodhur, u pesëfishuan rrugët e prishura në Divjakë?
Dhe pasi ka miratuar këtë buxhet të madh dhe pasi i asfaltoi rrugët para zgjedhjeve, vjen super tenderi i çakëllit i cili është njoftuar në Agjencinë e Prokurimit Publik më 7 mars 2025, ndërsa fituesi është shpallur pas zgjedhjeve, më 23 maj 2025.

Paqsor Buzi ka “konkurrent” partnerin e tij në tendera

Tenderi me 6 operatorë “konkurrues” u fitua nga G.P.G. COMPANY Shpk me pronar Paqsor Buzin, me një procedurë që duket haptazi se është fiktive. G.P.G.COMPANY bëri ofertën 21 654 960,00 lekë pa TVSH dhe fitoi megjithëse kishte propozime më ekonomike që kursenin fondin limit.

Kështu, BI-SERVIS Shpk ka ofruar propozimin me vlerë 18 830 400 lekë pa Tvsh. FLED Shpk me ofertën prej 20 399 600 lekë pa Tvsh. Ndërsa bashkimi i operatorëve KOLOSEU Shpk dhe ALDOR KONSTRUKSION Shpk ofruan ta bëjnë furnizimin me çmimin 20 242 680 lekë pa Tvsh.

Komisioni i vlerësimit i ka përjashtuar konkurrentët për mungesë të njërit apo tjetrit dokument pa sqaruar nëse i ka njoftuar operatorët t’i plotësojnë këto të meta.

Nga ana tjetër bie në sy se oferta më e lartë është paraqitur nga partneri i Paqsor Buzit në tendera Bashkim Dulla, pronar i “Boshnjaku B” shpk. Paraqitja ndarazi në këtë tender është vetëm sa për formalitet.

Për kujtesë, 12 gusht 2016, Bashkia Berat u ka dhënë Paqsor Buzit dhe bashkim Dullës tenderin “Rikonstruksion i rrugës Stadium i Vjetër –Stadiumi i Ri, rruga Stadiumi Rruga Koli Vesho dhe sheshit para stadiumit”. Vlera e kontratës  ishte 299 824 000,00 lekë

Më 18 shtator 2020, të bashkimi i kompanive të Buzit dhe Dullës mori nga Bashkia Peqin tenderin me objekt “Ndërtim i ujësjellësit për fshatrat Gjocaj, Celhakaj dhe Hashmataj, Bashkia Peqin” me fond limit 81 499 422,00 lekë pa tvsh. Pjesëmarrja e tyre të ndarë në tenderin e Bashkisë Divjakë është thjesht lojë.

Kush është Paqsor Buzi?

Biznesmeni Paqsor Buzi me selinë e kompanive në Lushnjë është i lidhur me të paktën 7 firma: G.P.G Company, Egnatia Hydropower, HIDROALBANIA ENERGJI, BETA, VELLEZERIT-TOLA, PARK SOL ENERGY dhe PAG Investment Group.

Përmes firmës së ndërtimit G.P.G Company ku është bashkëpronar, Paqsor Buzi ka marrë mbi 100 tendera me vlerë mbi 200 milionë euro, gjatë viteve të fundit.

Paqsor Buzi ka qenë një nga klientët kryesor të Fatos Tushes, kur ky i fundit ishte në krye të Bashkisë Lushnje.

Mbi 20 % të totalit të tenderave, Paqsor Buzi i ka marrë pikërisht nga Bashkia Lushnje, kryesisht me paracaktim dhe me oferta fituese në kufijtë e fondit limit, duke krijuar dyshime të forta se Tushe ishte indirekt pjesëtar në fitimet e kompanisë.

Fatos Tushe u arrestua me kërkesë të SPAK me 6 korrik 2021. Në 24 maj 2021, Tushe i ka dhënë tenderin e fundit Paqsor Buzit me vlerë 2.5 milionë euro.

Edhe Kontrolli i Lartë të Shtetit e ka përmendur disa here  në raporte kompaninë e Paqsor Buzit, e cila pasi fiton tenderat në formë pazari, mashtron me zbatimin e kontratave, duke përvetësuar paratë publike me situacionet dhe faturat për punë të pakryera.

Në muajin shtator të vitit 2019, Buzi u arrestua nga policia së bashku më një grup biznesmenësh. Ata u dyshuan si të përfshirë në një skemë gjigante mashtrimi ndaj shtetit. Bëhej fjalë për mashtrim nëpërmjet tatimit mbi Vlerën e Shtuar, TVSH. Akuzat e ngritura ndaj tyre ishin për “krijim të skemave mashtruese me TVSH”, “falsifikimit” dhe “fshehjes së të ardhurave”. Sipas njoftimeve të policisë së asaj kohe, dëmi i shkaktuar prej tyre ndaj shtetit kapte shifrat e rreth 26 milionë eurove.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Fatos TusheJosif GorreaPaqsor buzitender

Lajme të lidhura

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës
Aktualitet

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës

23:17 - 04/12/25
Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA
Breaking Views

Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

22:25 - 04/12/25
Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet
Breaking Views

Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

22:10 - 04/12/25
Para
DASH, DEA, DIA, halli 3D i Ramës

DASH, DEA, DIA, halli 3D i Ramës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR
Kosovë & Rajon

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

Në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – më 5 dhjetor...

Lexo më shumë
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com