GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pas vendimit të Strasburgut, KPA pranon rishikimin e vendimit për Sevdarin

16:39 - 06/02/24
në Aktualitet, prokurori
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas vendimit të Strasburgut, KPA pranon rishikimin e vendimit për Sevdarin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pasi GJEDNJ e gjeti shkelje të nenit 8 të Konventës në shkarkimin e ish-prokurores Antoneta Sevdari, KPA vendosi të pranojë kërkesën e saj për rishikim të vendimit duke caktuar një seancë në dhomë këshillimi.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, do të shqyrtojë pas afro një viti kërkesën e paraqitur nga ish-prokurorja Antoneta Sevdari për rishikimin e vendimit të shkarkimit të saj nga detyra. Në faqen online të KPA është njoftuar se të hënën më 19 shkurt, do të shqyrtohet në dhomë këshillimi kërkesa e Sevdarit për vendimin e datës 28 shkurt të vitit 2019.

Kërkesa e Sevdarit për rishikim erdhi pasi Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, GJEDNJ gjeti shkelje të nenit 8 të Konventës në rastin e shkarkimit të saj nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Gjykata vuri në dukje se vendimi i shkarkimit ishte “disproporcional”, por theksoi gjithashtu se rasti i Sevdarit duhet të konsiderohet përjashtimor dhe se nuk shërben për të hedhur poshtë në tërësi procesin e vetingut në Shqipëri.

Po ashtu, GJEDNJ rekomandoi se mënyra e duhur për rivënien në vend të drejtësisë në rastin e Sevdarit është rihapja e procesit në rrugët e brendshme.

Trupi gjykues i KPA-së që do të shqyrtojë kërkesën e Sevdarit kryesohet nga Natasha Mulaj, me relator Sokol Çomon dhe anëtarë Albana Shtylla, Ina Rama dhe Rezarta Schuetz. Tre prej anëtarëve të trupës, gjyqtarët Ina Rama, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo kanë qenë pjesë e trupit gjykues që shkarkoi Sevdarin rreth katër vjet më parë.

Çomo dhe Schuetz nënshkruan për largimin nga detyra të Sevdarit, së bashku me Luan Dacin dhe Ardian Hajdarin – i pari i deklaruar fajtor me vendim përfundimtar për falsifikim të dokumenteve gjatë aplikimit për pozicionin në KPA, ndërsa i dyti u gjet fajtor dy jaavë më parë për fshehje pasurie nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë.

Ina Rama në pakicë çmoi se vendimi i kolegëve ishte i padrejtë.

Në kërkesën për rishikim, Sevdari argumenton se kërkesën e ka paraqitur në KPA, pasi është ky atoritet që e ka shqyrtuar çështjen në themel dhe ka dhënë vendimin, sipas të drejtës së brendshme. Nisur nga fakti se KPA është një nga Kolegjet e Gjykatës Kushtetuese, Sevdari vëren se kërkimi i saj mund të rishqyrtohet edhe bazuar në parashikimet e nenit 71/c të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”.

Në vijim, në kërkesë konstatohet se GJEDNJ ka theksuar se shkaqet mbi të cilat është vendosur marrja e masës disiplinore ndaj ankueses, nuk janë proporcionale me qëllimin e ndjekur nga ligji i rivlerësimit.

Duke u bazuar në vendimin e Gjykatës së Strasburgut që ka theksuar se rishqyrtimi duhet të kryhet në përputhje me kërkesat e nenit 8 të Konventës, Sevdari ka kërkuar që KPA në rishqyrtim ta zgjidhë çështjen në themel dhe të vendosi lënien në fuqi të vendimarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të vitit 2018, për konfirmimin e saj në detyrë – duke argumentuar se shkaqet e ngritura në ankimin e Komisionerit Publik ashtu siç ka theksuar GJEDNJ, nuk mund të çojnë në marrjen e masës disiplinore të shkarkimit. /BIRN/

Etiketa: KPAsevdariStrasburgvendimi

Lajme të lidhura

Trafik kilometrik kamionësh në aksin Morinë –Vërmicë, shkak puna e ngadaltë në doganë
Aktualitet

Trafik kilometrik kamionësh në aksin Morinë –Vërmicë, shkak puna e ngadaltë në doganë

22:38 - 16/12/25
Shfryhet operacioni “Metalurgjiku’, Gjykata e Elbasanit liron 16 personat e vënë në pranga
Aktualitet

Shfryhet operacioni “Metalurgjiku’, Gjykata e Elbasanit liron 16 personat e vënë në pranga

21:13 - 16/12/25
Aksidenti/ 19-vjeçari përplas këmbësorin në Tapizë–Fushë Krujë, 62-vjeçari ndërron jetë
Aktualitet

Aksidenti/ 19-vjeçari përplas këmbësorin në Tapizë–Fushë Krujë, 62-vjeçari ndërron jetë

19:24 - 16/12/25
Para
Shkëlqimet më të mëdha të zodiakut: Çfarë ju bën të gjallëroheni

Shkëlqimet më të mëdha të zodiakut: Çfarë ju bën të gjallëroheni

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kursi i këmbimit 18 mars 2025
Ekonomi

Këmbimi valutor 17 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:00 - 17/12/25

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.8 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Horoskopi për ditën e sotme, 10 gusht 2024

Horoskopi për ditën e sotme, 17 Dhjetor 2025

07:37 - 17/12/25
Parashikimi i motit, 18 Shkurt 2025

Parashikimi i motit për sot, 17 Dhjetor 2025

07:34 - 17/12/25
Panuçi kundërshton Konten: “Napoli i lodhur? Janë justifikime”

Panuçi kundërshton Konten: “Napoli i lodhur? Janë justifikime”

23:06 - 16/12/25
Trafik kilometrik kamionësh në aksin Morinë –Vërmicë, shkak puna e ngadaltë në doganë

Trafik kilometrik kamionësh në aksin Morinë –Vërmicë, shkak puna e ngadaltë në doganë

22:38 - 16/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com