Një tjetër ashensor është përfshirë nga flakët ditën e sotme. Zjarri ka rënë në Rrugën e Kavajës, në ashensorin e pallatit të një kompleksi.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Kujtojmë që pak më para një ashensor është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës në një pallat në lagjen “ 1Maji”, rreth orës 13:45. Po ashtu një ngjarje e rëndë ka ndodhur në QSUT ku një ashensor u shkëput dhe mbetën të bllokuar 2 persona.
Discussion about this post