GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Pas vrasjes së 3 vajzave/ Protesta kundër emigrantëve në Britani, oficerë të plagosur dhe arrestime

në Botë, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Pas vrasjes së 3 vajzave/ Protesta kundër emigrantëve në Britani, oficerë të plagosur dhe arrestime
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Protesta të ashpra po zhvillohen në disa qytete në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar pesë ditë pas goditjeve me thikë në Southport, ku një 17-vjeçar vrau tre vajza.

Sipas mediave të huaja, protesta po udhëhiqen nga grupe të ekstremit të djathtë dhe anti-imigrues e kundër myslimanëve. The Guradian raporton se tre efektivë policisë kanë mbetur të plagosur gjatë një përplasje më protestuesit, pasi këta të fundit shënjestruan një hotel ku strehohen azilkërkuesit.

“Oficerët tanë janë përballur me hedhjen e vezëve dhe shisheve dhe kanë bërë katër arrestime në lidhje me shkeljet e rendit publik. Ne kemi lëshuar gjithashtu një urdhër shpërndarjeje për zonën dhe do të mbetet një prani e dukshme e policisë”, kanë njoftuar autoritetet.

Një reagim erdhi dhe nga kryeministri Keir Starmer, i cili është shprehur se policia ka mbështetjen e plotë të qeverisë për të ndërmarrë veprime kundër “ekstremistëve” që sulmojnë oficerët dhe përpiqen të mbjellin urrejtje.

Mësohet se kreu i qeverisë britanike ka zhvilluar po ashtu edhe takime me ministrat e tij, duke përfshirë zëvendëskryeministrin, ministrin e brendshëm, ministrin e drejtësisë dhe ministrin e policisë për të diskutuar mbi trazirave në qytete.

Disa të dyshuar tashmë janë arrestuar dhe janë në paraburgim, me arrestime të tjera, tha ministrja e Brendshme, duke shtuar se njerëzit kanë të drejtën të ndjehen të sigurt.

Grupet e ekstremit të djathë sipas The Guardian, protestuan në Belfast, Manchester, Leeds, Liverpool, Nottingham, Hull dhe Stoke-on-Trent.

Breaking : Riots in Liverpool currently 😳😳😳😳 pic.twitter.com/eZ0KfMobtC

— DEKUNLE🏴󠁧󠁢󠁥󠁮󠁧󠁿🇳🇬 (@Dekunle27) August 3, 2024

Në Liverpool, tulla, shishe dhe një flakë zjarri u hodhën në drejtim të policisë, një oficer u godit në kokë pasi iu kur u hodh një karrige, dhe një tjetër u godit me shkelma, raporton BBC. Në mesditë, qindra njerëz morën pjesë në një protestë në Plateau St George’s, nën sloganin “mos lejoni që racistët të na ndajnë”. Pasdite, protestuesit e ekstremit të djathtë që merrnin pjesë në mitingun kundër emigrantëve, anti-Islam, Save Our Children, u takuan me kundër-demonstruesit në Pier Head dhe policia ndërhyri, duke u përpjekur të mbante dy grupet larg. Protesta ‘Save Our Children’ u organizua në përgjigje të vrasjes së tre vajzave të vogla në një shkollë kërcimi në Southport, pasi qarkulloi në internet se sulmuesi ishte një emigrant i paligjshëm mysliman.

Absolute thugs in Liverpool pic.twitter.com/Em8n3AvxfQ

— twit 🐝 (@twit42154316) August 3, 2024

Autoritetet kanë njoftuar se i dyshuari që është arrestuar në lidhje me krimin është një 17-vjeçar nga Banks, Lancashire, i cili ka lindur në Britani dhe është me origjinë Ruandeze.

Protestat e sotme kundër emigracionit janë organizuar kryesisht përmes faqeve të rrjeteve sociale dhe janë promovuar nga figura të ekstremit të djathtë, si themeluesi dhe ish-lideri i Lidhjes Angleze të Mbrojtjes, Tommy Robinson.

Sipas një numërimi nga organizata anti-raciste Hope Not Hate, më shumë se 30 thirrje për demonstrata u bënë në Britani këtë fundjavë. Komuniteti mysliman i Britanisë është veçanërisht i shqetësuar pas sulmeve në dy xhami në Sunderland dhe Southport këtë javë.

gijotina.com/

 

Etiketa: Britania e Madheprotesta

Lajme të lidhura

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…
Aktualitet

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

22:55 - 01/06/26
“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!
Aktualitet

“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!

22:36 - 01/06/26
Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda
Breaking Views

Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda

22:00 - 01/06/26
Para
Kushtonte 300 milionë dollarë, Ukraina: Fundosëm nëndetësen ruse në Krime

Kushtonte 300 milionë dollarë, Ukraina: Fundosëm nëndetësen ruse në Krime

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…
Aktualitet

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

22:55 - 01/06/26

Gazetarja Klodiana Lala, ka lëshuar një deklaratë të fortë, duke zbuluar se kryeministri Edi Rama i trembet më shumë lëvizjeve...

Lexo më shumë
“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!

“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!

22:36 - 01/06/26
Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda

Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda

22:00 - 01/06/26
Tsipras përdor Zvërnecin për politikë, bën polemikë me Ramën: Mos më jep leksione nacionalizmi

Tsipras përdor Zvërnecin për politikë, bën polemikë me Ramën: Mos më jep leksione nacionalizmi

21:45 - 01/06/26
“Të anuloj projektin? Për këtë i thirrët njerëzit e mirë?”/ Rama për protestën: Më vjen keq, por…

“Të anuloj projektin? Për këtë i thirrët njerëzit e mirë?”/ Rama për protestën: Më vjen keq, por…

21:37 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetbetpark girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş