GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Pas zbulimit të komenteve për UÇK-në, kërkohet largimi i ministrit në Kosovë

22:03 - 30/06/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas zbulimit të komenteve për UÇK-në, kërkohet largimi i ministrit në Kosovë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Kosovë ka shkaktuar debate të shumta publikimi i një serie komentesh të bëra vite me parë nga ministri Financave, Hekuran Murati dhe që lidhen me UÇK-në. Ai që ka ndezur më shumë debatet është një koment i bërë në vitin 2016-të ku Murati thotë se Kosovës do t’i kishte rënë më lirë nëse do të merrte mercenarë në vend të UÇK-së, të cilëve nuk kishte pse t’u thoshte as faleminderit.

“Bile edhe mercenarë me pas angazhu na kish dalë ma lirë. 3 muj ka 2 mijë euro bëjnë 6 mijë euro për kokë. 20 mijë mercenarë kishin me na kushtue veç 120 milionë euro gjithsej, Edhe as faleminderit s’kish pasë nevojë me ju thanë”.

Pas publikimit në media, ky mesazh është fshirë, por tashmë janë përfaqësues të shumtë të opozitës, ish-luftëtarë, veteranë të luftës, pjesëtarë të shoqërisë civile e qytetarë që kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit. Për këtë është iniciuar edhe një peticion online.

Megjithatë në faqen e tij në Facebook kanë mbetur sërish komente kritike të Muratit për UÇK-në. Një prej tyre është dyshimi i tij për numrin e 46 mijë veteranëve. Ai pyet se “me kë kanë luftuar këta veteranë, kur statistikat thonë se në luftën e Kosovës janë vrarë rreth 1 mijë e 500 ushtarë serbë, rreth 300 nga UCK-ja dhe rreth 1 mijë e 200 nga NATO”.

Më tej në një qëndrim tjetër të tij, në Facebook, i shkruar në vitin 2018, Murati ka ironizuar me veteranët, duke thënë se: “Veç sa të kthehen veteranët prej deti, se e sheh Hashimi qysh guxon me i falë tokë Serbisë”.

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka shpërndarë në rrjetet sociale numrin e ministrit duke u kërkuar qytetarëve që t’i kërkojnë ministrit të largohet. Molliqaj ka thënë se Murati nuk mund të jetë ministër i një Kosovë të çliruar prej UÇK-së.

Etiketa: KosovaNATOUçk

Lajme të lidhura

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri
Kosovë & Rajon

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

12:42 - 31/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes
Breaking Views

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti
Kosovë & Rajon

Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti

15:06 - 30/03/26
Para
Biden bën gafën e radhës, ngatërron Zvicrën me Suedinë (Video)

Biden bën gafën e radhës, ngatërron Zvicrën me Suedinë (Video)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com