GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

“Pasaporta”/ Eduart Grishaj: Policët kërkonin para, si e xhirova filmin ilegalisht në Meksikë

në Show Biz
Kohë leximi: 4 min
A A
E konfirmon Eduart Grishaj, Arbana do të drejtojë festivalin e “RTSH”!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Eduard Grishaj, i ftuar në emisionin “Kjo Javë”  ka dhënë detaje sa i përket filmit “Pasaporta” dhe procesit të krijimtarisë.

Ai ka zbuluar se skenari është i lidhur me një histori familjare të tij, ndërsa shtoi se i është dashur të studiojë të gjithë strukturën dhe mënyrën e organizimit të grupeve që merreshin me trafikun e paligjshëm te emigrantëve, tematikë kjo rreth të cilës është edhe filmi.

Nisida Tufa: Si ndjehet një regjisor që sapo ka nxjerrë filmin e tij të fundit?

Eduard Grishaj: Në të vërtetë duhet të ndihesha i lehtësuar,, por pas mbarimit të asaj pune kolosale vjen momenti që duhet të përballesh me publikun dhe presioni vijon dhe është akoma i madh. Tek premiera që kishte aq shumë njerëz, të duket vetja i vogël dhe duhet të mendosh nëse po e shohin filmin ashtu siç e ke parë edhe ti.

Nisida Tufa: Sallat ishin plot dhe feedback është marrë tashmë pak a shumë apo jo?

Eduard Grishaj: Unë së bashku me Arbanën e pamë nga shkallët filmin, sepse nuk kishte vend. I thashë Arbanës eja ta japim filmin edhe në Londër dhe atje do e shohësh filmin tamam,. Edhe atje përfunduam në shkallë, sepse interesi ishte shumë i madh. Emigrantët që janë larguar nga vendi e përjetojnë edhe më tepër sepse është diçka që e kanë kaluar.

Nisida Tufa: Si lindi tematika e filmit?

Eduard Grishaj: Ka lindur edhe nga zona ku kam vendlindjen, nëse shkon atje me gishtat e dorës numërohen të rinjtë që vijojnë të rrinë atje. Një i huaj pyeste dikush, ku ndjehen më mirë shqiptarët kur ikin jashtë vendit, në Kanada, SHBA apo Britani, u thash ata shqiptarë për të cilët është bërë filmi nuk e kanë problem fare se në cilin shtet shkojnë, mjafton të largohen dhe e quaj si detyrim morale dhe karshi vendit ku jam rritur dhe familjes time.
Familjarët e mi kanë udhëtuar me gomone, doja që të përfshija emigrantët në këtë film por ajo që më ka bërë më shumë përshtypje, është se kjo historia që më ka frymëzuar për filmin ka ndodhur vitet e fundit. Një i afërmi im më mori në telefon dhe më tha që ishte në Meksikë dhe me pasaportë false bashkë me një vajzë, me të ciline kishte bërë bashkë ai personi që kryente trafikun e qenieve njerëzore, sepse në këtë mënyrë nuk do të detektoheshin më lehtë nga autoritetet.
Këtu lindi e gjitha, sepse nuk doja që të bëja një histori të dhimbshme por një histori artistike, aktuale dhe që të ndërthurja edhe gjëra të bukura.
Doja të jepja edhe një mesazh, për gjithë të rinjtë, mendojnë se SHBA dhe Kanadaja janë parajsa, por e vërteta nuk është ashtu.

Kontaktova shumë emigrantë dhe mësova të gjithë historinë se si organizoheshin grupet kriminale, ku bën pasaportat, sa shiten, si ndërrohen në aeroporte pasaportat, e studiova të gjithë sistemit të emigracionit ilegal si funksiononte në Shqipëri, gjithçka në film është e bazuar në mënyrën se si realisht funksionon kjo gjë.

Nisida Tufa: Sa të vështira ishte regjistrimet?

Eduard Grishaj: Shumë e vështirë, sepse siç i kisha dëgjuar historitë doja ta xhiroja edhe filmin. Sfida ishte për të xhiruar edhe nëpër aeroporte sepse kam xhiruar edhe në Itali. Edhe mënyra si kam xhiruar ka qenë ilegale, nuk është se bllokova një aeroport dhe mora leje. E mira ime dhe e keqja e shtetit meksikan ishte se ishte shumë i korruptuar. Mjaftonte të paguaje para dhe bëje çfarë të dojë atje sepse ashtu ishte shteti.
Sa nxirrja kamerat vinin policët me ulërima të largoheshim, dhe polici na kërkonte lekë, më kërkonin 100 dollarë dhe më pas më thonin vazhdo bëj ç’të duash.
Edhe personat që fshinin qytetin dhe të prishnin audion të kërkonin lekë ose ndryshe nuk iknin.
Por që gjithçka ishte fantastike. Kemi qëndruar 15 ditë në Meksikë.

Fat i madh që aktorët kanë pranuar të punojnë me mua dhe i ka pëlqyer skenari dhe projekti.
Kaona ishte shumë e vështirë për t’u menaxhuar, megjithatë zbulova që ishte një talent edhe më i madh se nëna e saj. Edhe Indrin e doja patjetër sepse ishte një njeri që e njihte emigracionin dhe e ndjente në lëkurë.

Nisida Tufa: Marjeta Larja, a kishte aktor të mëdhenj që kanë refuzuar?

Eduard Grishaj: Nuk bëhen aq filma sa të kemi luksin të themi nuk dua këtë film por dua një tjetër. Ka raste që edhe aktorët bëjnë një kompromis siç kam bërë edhe unë në këtë fushë, mbase jo me filmin por me gjërat që janë televizive. Përveç artit duhet edhe të fitojmë para. Në fillimet e mia kam pasur probleme dhe refuzime nga aktorët sepse nuk më njihnin e nuk kishin besim tek unë. Rasti me Marjetën kisha bërë filmin Sofia më parë, dhe në tha që filmi i kishte pëlqyer dhe do të ishte një kënaqësi të punonin bashkë. Sapo mu paraqit roli e pashë menjëherë si njeri adapt për atë rol.

Etiketa: Eduart Grishajpasaportarrefim

Lajme të lidhura

Parashikimi i horoskopit, çfarë sjellin yjet për ditën e diel
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 18 tetor 2026, njihuni me shenjat më me fat

07:56 - 18/10/26
Monika Lubonja denoncon në polici Adrian Hilën: I besova një të pabesi
Aktualitet

Monika Lubonja denoncon në polici Adrian Hilën: I besova një të pabesi

20:22 - 06/10/26
Videot intime me Adi Hilën, reagon për herë të parë Eli Fara: Nuk kam pse të turpërohem!
Aktualitet

Videot intime me Adi Hilën, reagon për herë të parë Eli Fara: Nuk kam pse të turpërohem!

13:35 - 03/10/26
Para
Qeveria e re britanike merr vendimin: Të burgosurit që kanë kryer 40% të dënimit do të lirohen! Kush përfiton

Rritet përfshirja e të miturve në krime, shkak problemet në familje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)
Breaking Views

Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)

23:18 - 21/10/26

Mbrëmja e së martës në UEFA Champions League ka dhuruar një spektakël të jashtëzakonshëm futbolli, ku nuk munguan golat e...

Lexo më shumë
ngacmojnë dy vajza te Kryeministria/ Kalaja ndërhyn dhe i filmon: Na goditën me shkopinj gome

ngacmojnë dy vajza te Kryeministria/ Kalaja ndërhyn dhe i filmon: Na goditën me shkopinj gome

23:10 - 21/10/26
Eurodeputeti austriak “shuplakë” Ramës: Të qëllosh me gaz, dhe të burgosësh të mitur nuk përputhet me vlerat e BE-së

Eurodeputeti austriak “shuplakë” Ramës: Të qëllosh me gaz, dhe të burgosësh të mitur nuk përputhet me vlerat e BE-së

22:29 - 21/10/26
“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit

“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit

22:19 - 21/10/26
Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

21:38 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com