GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pasaportat më të fuqishme në 2022, kryeson SHBA, ja ku renditet Shqipëria

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Pasaportat më të fuqishme në 2022, kryeson SHBA, ja ku renditet Shqipëria
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pasaporta amerikane është renditur si më e fuqishmja në botë për vitin 2022.

Global Citizen Solutions, një kompani konsulence mbi investimet për emigracionin bazuar në të dhënat ka publikuar Indeksin Global të Pasaportave, duke përdorur një sistem të fuqishëm vlerësimi sasior për disa kritere dhe kategori. Indeksi ka përfshirë jo vetëm faktin se në sa vende ke akses falë pasaportës që posedon, por edhe mundësitë e investimeve dhe treguesit e cilësisë së jetesës në secilin shtet.

Vendi i parë

Me një total prej 96.4 pikësh, Shtetet e Bashkuara kanë përformuara më mirë në mundësinë e investimeve të reja, cilësinë e jetës dhe lëvizshmërinë e udhëtimeve.

Në studimin e përgjithshëm janë përfshirë tre indekse:

Indeksi i Investimeve (me një rëndësi 25%)

Shtetet e Bashkuara renditen në vendin e 4-t. Me të ardhura kombëtare bruto (GNI) prej 66,080 dollarësh dhe tatimin personal prej 37%, SHBA-ja është një opsion “më i favorshëm” për investitorët.

Indeksi i Lëvizshmërisë (50%) SHBA renditet në vendin e 10-të.

Një pasaportë amerikane ofron akses pa viza ose viza pas mbërritjes në 172 vende ose territore. Është vendi i tretë më i lartë që nuk është anëtar i Bashkimit Evropian (BE), pas Singaporit dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA).

Indeksi i Cilësisë së Jetës (25%) Shtetet e Bashkuara në vendin e 23-të.

SHBA renditet lart në shumë aspekte që lidhen me cilësinë e përgjithshme të jetës, duke përfshirë zhvillimin e qëndrueshëm, lirinë, performancën mjedisore, pranimin e emigrantëve dhe lumturinë.

“Shtetet e Bashkuara u ofrojnë investitorëve një treg të zhvilluar dhe të larmishëm ekonomik, si dhe akses në tregun më të avancuar dhe fitimprurës të konsumit në botë,” tha Patricia Casaburi, Drejtore Menaxhuese e Global Citizen Solutions.

Në të kaluarën, renditja e pasaportave është fokusuar në numrin e vendeve në të cilat një pasaportë i jep akses poseduesit; megjithatë, faktorë të tjerë të rinj, si p.sh. perspektiva e hapjes së një biznesi në një vend tjetër, kanë sjellë një interes në rritje për përfitimet e marrjes së një pasaporte të dytë.

“Kjo është një nga arsyet kryesore pse SHBA u rendit e katërta në Indeksin e Investimeve është sepse vendi ofron shumë zgjidhje tërheqëse për viza për emigrantët që kërkojnë të investojnë në Amerikë, si programi EB5 Visa, për sipërmarrësit e huaj dhe programi E2 Visa (i mundëson një individi qëndrim në SHBA në bazë të një investimi që do të bëhet brenda territorit të SHBA-ve),” vazhdoi Casaburi. /Monito

Etiketa: pasaportaSHBA

Lajme të lidhura

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26
Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta
Aktualitet

Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta

21:45 - 09/11/26
Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet
Aktualitet

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

19:27 - 09/11/26
Para
Sot samiti i “Open Balkan” në Tiranë, axhenda dhe marrëveshjet që firmosen

Sot samiti i “Open Balkan” në Tiranë, axhenda dhe marrëveshjet që firmosen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com