Kopjimi i sistemit TIMS nga zyrtarë të ministrisë së brendshme dhe përpjekja për ta mbytur të vërtetën me preteksin e sekretit shtetëror i ka vëshur skandalin me një tis misteri, shoqëruar me teori të shumta konspiracioni. Pikëpyetjet kanë qenë të mëdha për ngjarjen që iu servir opinionit përmes një emaili anonim, vazhdoi me shqetësimin e pasqaruar të ambasadës amerikane dhe u rizgjua nga deklaratat e rreme të Taulant Ballës dhe Edi Ramës se në ministri nuk kishte ndodhur asgjë.
Por një dokument që publikoi kreu i opozitës Sali Berisha mbrëmjen e së shtunës nxjerr një version tjetër të ndërhyrjeve në sistemin TIMS, nga ato që janë dëgjuar deri tani. Njeriu kyç i kësaj afere, Ervin Muça, drejtor i teknologjisë në ministrinë e brendshme, aktualisht nën arrest shtëpie, shndërrohet nga i akuzuar për kopjimin e TIMS në denoncues të një skandali akoma më të madh.
Historia e kopjimit të të dhënave
Denoncimi i parë në lidhje me TIMS u bë për mediat në fillim të gushtit të vitit të kaluar nëpërmjet një emaili anonim. Aty rrëfehej një përplasje mes drejtuesve të ministrisë së brendshme që kishte ndodhur në Maj të 2023, kur Ervin Muça kishte kërkuar një kopje të të dhënave të TIMS.
Sipas e-mailit anonim, i shkruar nga një dëshmitar okular, Drejtori i Departmentit te Teknologjise se Informacionit ne Policine e Shtetit Ervin Muça kishte nxjerrë jashtë zyrave të policisë nëpërmjet një USB bazën e të dhënave të TIMS. Për të bërë këtë, ai ishte ndihmuar nga disa miq të tij.
Discussion about this post