GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Edhe të korruptuarit e huaj “bëhen” Rilindas, Adams pajiset me pasaportë shqiptare

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Edhe të korruptuarit e huaj “bëhen” Rilindas, Adams pajiset me pasaportë shqiptare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një dekret të shpejtë, presidenti i Republikës, Bajram Begaj i dha shtetësinë shqiptare dhe pasaportën ish-kryebashkiakut të New Yorkut, Eric Adams, një “personazhi interesant” që ka dhënë prova se ka mendësi si drejtuesit e pushtetit tonë do jetë zyrtarisht shqiptar me letra dhe jo vetëm… Ai është nën akuzë për pesë vepra penale në SHBA, pasi dyshohet se përfitoi në mënyrë të paligjshme fonde për fushatën e tij.

Të dhënat federale sugjerojnë se Adams mori ryshfet nga shtetas të huaj në këmbim të favoreve, që përfshinin edhe ndihmën e zyrtarëve turq për të marrë miratimin e bashkisë për një ndërtesë të re në qytet. Aktpadia ngre dyshimet se ai “përftoi në mënyrë të jashtëligjshme” duke abuzuar me fondet publike të qytetit. Ndaj tij rëndojnë 5 akuza federale. Po si e gjejnë rrugën për në Shqipëri të korruptuarit e botës? Fillimisht, Adams shfaqi mbështetje dhe miqësi të hapur me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, por pa lënë pas njohjen dhe “adhurimin” për mënyrën sesi qeveriste edhe për Ramën.

Ardhja e tij në Shqipëri u shit si një vizitë e rëndësishme. Po ashtu edhe djali i tij “qarkullonte si pasha”, duke i rezervuar edhe çmime artristike në një event ku autor programi, kantautor, producent e prezantues ishte një “artist” që doli hapur në mbështetje të Veliajt kur iu vendosën prangat.

Tashmë Adams do jetë shtetas shqiptar dhe pavarësisht se dekreti është presidencial, procedurat për dhënien e shtetësisë dhe dokumentacionet e nevojshme hartohen nga Ministria e Brendshme dhe drejtoritë në varësi të saj.
Sipas dekretit zyrtar, Presidenti i është referuar dhënies së shtetesisë nëpërmjet “rasteve të veçanta”, pra, rastet kur u jepet personave me interes kombëtar apo interes në fushën e arsimit, shkencës, artit, kulturës, ekonomisë e sportit. Ky nen referohet edhe për futbollistët, apo rastet “emergjente” për të pajisur me pasaportë dhe shtetësi shqiptare individë të ceçantë.

“Shtetësia shqiptare mund të fitohet nga shtetasi i huaj që ka mbushur moshën 18 (tetëmbëdhjetë) vjeç kur nuk përbën kërcënim për rendin publik dhe sigurinë kombëtare tëRepublikës së Shqipërisë, edhe në rastet kur Republika e Shqipërisë ka interes kombëtar apo interes në fushën e arsimit, shkencës, artit, kulturës, ekonomisë e sportit”, thuhet në nenin 9, të ligjit për shtetësinë.

Cili është interesi kombëtar për një kryebashkiak i cili në vendin e tij hetohet për korrupsion? Gjithashtu nuk përbën “shkak” për shtetësinë që të përfshihet në Kombëtarën e Futbollit, as si trajner e as si futbollist. Për art të shquar dhe shkencë që i nevojitet Shqipërisë me kaq urgjencë sigurisht që Adams nuk bën pjesë. As shpikje në teknologji të re, dhe as dërgimin e satelitëve “made in Albania” në orbitë…

Nuk është rasti i parë që persona të proceduar, madje edhe arrestuar dhe nën akuzë pikërisht për korrupsion, përfundojnë si “miq të shquar” në sofrën e pushtetit. I tillë është edhe Charls McGonigal, ish-kreu i kondrazbulimit në FBI i cili u prit e përcjell me nderime në vendin tonë, ndërsa aktualisht është në burg në SHBA për disa akuza, përfshi edhe mitmarrjen.

Po ashtu edhe Frederika Mogherini ish-shefja e politikës së Jashtme të BE-së një “mikeshë e mirë” e Ramës u arrestua dhe tashmë po hetohet po për korrupsion. S’kishte sit ë ndodhte ndryshe, të ndodhte ndryshe nuk kish sesi pasi koncepti i Rilindjes është i ndërtuar mbi shtyllën e korrupsionit, të cilët tashmë kanë nisur ta shesin si vlerë, duke pritur me nderime e me afera edhe të korruptuarit e botës, kudo që ata janë!/Boldnews.al

Etiketa: adamspasaporte

Lajme të lidhura

Aksident në aksin Peqin-Elbasan/ Përplasen kokë më kokë dy automjete, 5 persona të plagosur
Aktualitet

Aksident në aksin Peqin-Elbasan/ Përplasen kokë më kokë dy automjete, 5 persona të plagosur

21:03 - 11/07/26
Aktori Mehdi Malkaj shpërthen ndaj Ramës: Premtoi shëndetësi falas e pensione dinjitoze, ku janë? Le të vijë këtu!
Aktualitet

Aktori Mehdi Malkaj shpërthen ndaj Ramës: Premtoi shëndetësi falas e pensione dinjitoze, ku janë? Le të vijë këtu!

20:48 - 11/07/26
E rëndë në Shkodër! Gjendet i vrarë me armë zjarri brenda automjetit
Aktualitet

E rëndë në Shkodër! Gjendet i vrarë me armë zjarri brenda automjetit

20:13 - 11/07/26
Para
Pashkët ortodokse, Kryepeshkopi Joan uron besimtarët: Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga lakmia

Pashkët ortodokse, Kryepeshkopi Joan uron besimtarët: Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga lakmia

Discussion about this post

TË FUNDIT

Publikohen formacionet zyrtare të çerekfinales Norvegji-Angli, Haaland sfidon Harry Kane
Sport

Publikohen formacionet zyrtare të çerekfinales Norvegji-Angli, Haaland sfidon Harry Kane

21:39 - 11/07/26

Janë publikuar formacionet zyrtare të çerekfinales së Kupës së Botës 2026 mes Norvegjisë dhe Anglisë, sfidë që nis në orën...

Lexo më shumë
Zyrtare/ Paolo Maldini emërohet drejtor teknik i Italisë

Zyrtare/ Paolo Maldini emërohet drejtor teknik i Italisë

21:20 - 11/07/26
Aksident në aksin Peqin-Elbasan/ Përplasen kokë më kokë dy automjete, 5 persona të plagosur

Aksident në aksin Peqin-Elbasan/ Përplasen kokë më kokë dy automjete, 5 persona të plagosur

21:03 - 11/07/26
Aktori Mehdi Malkaj shpërthen ndaj Ramës: Premtoi shëndetësi falas e pensione dinjitoze, ku janë? Le të vijë këtu!

Aktori Mehdi Malkaj shpërthen ndaj Ramës: Premtoi shëndetësi falas e pensione dinjitoze, ku janë? Le të vijë këtu!

20:48 - 11/07/26
Përmbytet varka me turistë, humbin jetën 15 persona

Përmbytet varka me turistë, humbin jetën 15 persona

20:29 - 11/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com