GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pasi bëri pazare me jetën e pacientëve, mjeku Edmond Gashi thyen edhe “arrestin e shtëpisë”, frekuenton lokalet

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Pasi bëri pazare me jetën e pacientëve, mjeku Edmond Gashi thyen edhe “arrestin e shtëpisë”, frekuenton lokalet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mjeku Edmond Gashi është proceduar në gjendje të lirë për thyerje të masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Tiranës për “Shpërdorim detyre”.

Procedimi i tij është bërë mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 21:00, nga efektivë të komisariatit nr.6, Sipas burimeve, policia kishte marrë informacioneve në rrugë operative se ai kishte thyer arrestin shtëpiak pas seancës gjyqësore dhe ishte duke frekuentuar ambientet e një lokali në fshatin Kus, në Kashar.

Fillimisht uniformat blu shkuan në ambientet e lokalit, por mjeku Gashi nuk u gjet aty, por në banesën e tij në rrugën “Gelopsi”, në kryeqytet. Por pas këqyrjes së kamera të sigurisë së lokalit është zbuluar me Gashi kishte qenë në ato ambiente, në një kohë që duhet të ndodhej në banesën e tij.

Mbrëmjen e së enjten, ai u shoqërua në ambientet e komisariatit nr 6, por prokurori i çështjes, Bledar Valikaj vendosi që Gashi të procedohet në gjendje të lirë për thyerje të masës së sigurisë dhe jo të arrestohej, ndryshe nga sa ndodh me raste të tjera të ngjashme.

Gashi është një nga mjeket e pezulluar pas skandalit në spitalin Onkologji, dhe në dosjen e Prokurorisë së Tiranës konsiderohet si protagonisti i skemës skandaloze të përfitimit, në kurriz të pacientëve me kancer.

Prokuroria e Tiranës zbuloi se pacientëve me sëmundje tumorale nuk u ofrohej shërbimi, dhe përmes disa mjekëve dhe stafit të përfshirë, orientoheshin në klinikën e onkologut Edmond Gashi.

Ndërkohë ndaj doktorit 47-vjeçar është ngritur akuza për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Mjeku akuzohet se shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës,

Gjithashtu, e ka pësuar edhe një  22 vjeçar me iniciale E. S., i cili ka fshehur DVR-në me pamjet filmike nga lokali ku ka qëndruar mjeku Edmond Gashi.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin E. G., 47 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale ‘Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit’, dhe për shtetasin E. S., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale ‘Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës’. Shtetasi E. G. ka thyer shkelur masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’, duke dalë jashtë banesës, ndërsa shtetasi E. S. ka fshehur DVR-në me pamjet filmike nga lokali ku ka qëndruar shtetasi E.G“, njoftoi policia e Tiranës lidhur me rastin.

Etiketa: arrestGASHIKryesore1lokale

Lajme të lidhura

Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!
Aktualitet

Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!

22:00 - 21/08/26
Vrau 20-vjeçarin portugez në Ksamil, lihet në burg Sokrat Vata
Aktualitet

Vrau 20-vjeçarin portugez në Ksamil, lihet në burg Sokrat Vata

21:45 - 21/08/26
Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!
Aktualitet

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!

21:37 - 21/08/26
Para
Kultivuan kanabis në mes të pyllit, arrestohen tre vëllezërit në Durrës (Emrat)

Kultivuan kanabis në mes të pyllit, arrestohen tre vëllezërit në Durrës (Emrat)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!
Aktualitet

Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!

22:00 - 21/08/26

Aktivisti Andi Tepelena iu bëri thirrje kryebashkiakëve dhe qytetarëve të bashkive që preken nga shkrirja, që të dalin në shesh...

Lexo më shumë
Vrau 20-vjeçarin portugez në Ksamil, lihet në burg Sokrat Vata

Vrau 20-vjeçarin portugez në Ksamil, lihet në burg Sokrat Vata

21:45 - 21/08/26
Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!

21:37 - 21/08/26
“Ta tredhim pushtetin nga themelet”/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Malet po digjen! Mos vallë kjo ka të bëjë me Paketën e Maleve?!

“Ta tredhim pushtetin nga themelet”/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Malet po digjen! Mos vallë kjo ka të bëjë me Paketën e Maleve?!

21:26 - 21/08/26
“Populli besoi te premtimet tuaja, por rezultuan boshe!” – E reja letër të hapur Ramës: Pas një dekade, çfarë keni realizuar?

“Populli besoi te premtimet tuaja, por rezultuan boshe!” – E reja letër të hapur Ramës: Pas një dekade, çfarë keni realizuar?

21:15 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com