GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pasi diplomohet, Davide Pecorelli paralajmëron filmin për jetën e tij

16:20 - 21/07/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Pasi diplomohet, Davide Pecorelli paralajmëron filmin për jetën e tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ju kujtohet Davide Pecorelli? Italiani i cili në vitin 2021 falsifikoi vdekjen e tij për 9 muaj të gjatë duke u strehuar në Shqipëri, dhe më pas u gjet në anijen e mbytur në ishullin Montecristo në kërkim të një thesari.

Po në fakt, është pikërisht ai sipërmarrësi 48-vjeçar, i cili u diplomua si IT në Universitetin e Città Di Castello, Perugia, me rezultatin 79/110.

Pecorelli iu kthye historisë së tij personale, duke rrëfyer se kush ishte para se të nisej për në Shqipëri dhe të zhdukej: Isha një biznesmen i vetmuar, i zhytur në borxhe, me dy falimentime dhe nuk mund të paguaja as benzinën e makinës time. Edhe sot pasuritë e mia janë sekuestruar të gjitha. Kur filloi kriza ime, kisha mbi supe 50 punonjës dhe për rrjedhojë 50 familje. Kur nuk mund t’i paguaja në fund të muajit, u ndjeva tmerrësisht keq. Nuk është e drejtë që një njeri dhe një sipërmarrës të humbasë dinjitetin në këtë mënyrë.

Në mënyrë të pashmangshme Davide Pecorelli foli më pas për situatën e tij me ligjin: seanca paraprake në Shqipëri do të zhvillohet më 24 korrik, ku hetuesit e akuzojnë për mashtrim, përdhosje të varrit, simulimit të krimit dhe kalimit të paligjshëm të kufirit.

“Jam gati të kryej dënimin për krimet që kam bërë në Shqipëri për krimet që kam bërë në atë vend. Tashmë kam dëmshpërblyer shumë njerëz, por është e drejtë që të shpaguhem edhe me borxhin që i kam shtetit shqiptar.”

Megjithatë, seanca paraprake e 24 korrikut, mund të shtyhet për në shtator, pasi sipas Pecorellit gjyqtari do të duhej të kalonte në një rreth tjetër dhe në atë rast nuk do të ishte e mundur që ai të merrte vendim. Pecorelli, përpara se të hapte shampanjën dhe të festonte diplomimin e tij, më pas njoftoi se së shpejti do të xhirohet një mini serial televiziv në aventurën e tij të jashtëzakonshme.

“Nuk do të mjaftojnë 10 episode,”- tha ai me shaka. Mes të pranishmëve këtë mëngjes ishte edhe regjisori, Marco Pellegrino./Tuttoggi

Etiketa: Davide Pecorellidiplomohet

Lajme të lidhura

Prençi: Bashkëshortja e kryeministrit del në dosjen e AKSHI-t disa herë
Aktualitet

Prençi: Bashkëshortja e kryeministrit del në dosjen e AKSHI-t disa herë

22:08 - 17/12/25
Sherri në Mamurras për xhirimin e gomave/ U qëllua me dy plumba në krah, sapo kishte ardhur nga Anglia
Aktualitet

Sherri në Mamurras për xhirimin e gomave/ U qëllua me dy plumba në krah, sapo kishte ardhur nga Anglia

19:06 - 17/12/25
Arma e zjarrit në mes të Sarandës, u gjet nga grupi i fëmijëve të mitur
Aktualitet

Arma e zjarrit në mes të Sarandës, u gjet nga grupi i fëmijëve të mitur

18:40 - 17/12/25
Para
Ajo ‘i vuri brirët’, bashkëshorti i blen një Lamborghini

Ajo ‘i vuri brirët’, bashkëshorti i blen një Lamborghini

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Doktorin e kanë dezinformuar për takimin e Elbasanit”, Ndrec Pjetri: PD duhet të dëgjojë votuesit
Breaking Views

“Doktorin e kanë dezinformuar për takimin e Elbasanit”, Ndrec Pjetri: PD duhet të dëgjojë votuesit

23:01 - 17/12/25

Ndrec Pjetri, ish-kandidat për deputet i Partisë Demokratike, i ftuar në studion e emisionit “Oponencë” në News24, ka komentuar situatën e...

Lexo më shumë
Prençi: Bashkëshortja e kryeministrit del në dosjen e AKSHI-t disa herë

Prençi: Bashkëshortja e kryeministrit del në dosjen e AKSHI-t disa herë

22:08 - 17/12/25
PSG mund me penallti Flamengon në finalen e Kupës Interkontinentale

PSG mund me penallti Flamengon në finalen e Kupës Interkontinentale

21:50 - 17/12/25
Bruksel/ Deklarata e Samitit: Angazhim i plotë për anëtarësimin në BE të Ballkanit Perëndimor

Bruksel/ Deklarata e Samitit: Angazhim i plotë për anëtarësimin në BE të Ballkanit Perëndimor

21:45 - 17/12/25
Tashmë të gjitha fajet në PD i ka Salianji!

Tashmë të gjitha fajet në PD i ka Salianji!

21:00 - 17/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com