GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Pasi doli Rama, Balluku drejton mbledhjen e Bashkisë Tiranë me tone kritike: S’keni bashkëpunuar…

19:24 - 14/07/25
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Pasi doli Rama, Balluku drejton mbledhjen e Bashkisë Tiranë me tone kritike: S’keni bashkëpunuar…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

ensioni duhet të jetë ndjerë në ajër në sallën e Hotel Tiranës, ku drejtues të Bashkisë së Tiranës ishin në përballjen e dytë me kryeministrin Edi Rama. Minutat para nisjes së takimit duket të kenë qenë të ndera. Në pritje të sinjalit për transmetimin live të mbledhjes, askush nuk fliste. Një qetësi që prishej nga vështrimi i kryeministrit, që për disa minuta, u vërtit i pashoqëruar nga asnjë fjalë, mbi pjesmarrësit, të ulur si mbi gjemba.

Fillimi i fjalës së Ramës, duket se e zbuti disa situatën. Kryeqyteti zuri pak vend, mes shumë çështjesh që ai ngriti. Mbyllja e fjalimit dhe ndërprerja e transmetimit live, duke kaluar në diskutimin me dyer të mbyllura, riktheu ankthin. Zakonisht kjo është pjesa kur kryeministri shpërthen pa doreza. Për çudi ai nuk e zgjati shumë. Vuri në dukje se ndërsa zgjedhjet e ardhshme për pushtetin vendor janë pas dy vitesh, Tiranës (me kryetarin nën arrest) nuk i dihet fati. Pak më pas, u ngrit duke njoftuar se diskutimet do të vijonin në prani të ministrave, nën drejtimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Një njoftim që duket se riktheu ndjenjën e ankthit. Pavarësisht se si Balluku, dhe zoti Veliaj, kanë hedhur poshtë publikisht ekzistencën e një rivaliteti mes tyre, të gjithë në sallë e kishin të qartë realitetin e fakteve, veçanërisht zyrtarët e lartë të Bashkisë.

Fillimisht drejtuesve të qarqeve ju tha se mund të largoheshin, duke qenë se diskutimet do fokusoheshin vetëm në kryeqytet. Pak para se të dilnin atyre iu kërkua që mbledhje si për bashkinë e Tiranës ata duhet të organizonin dhe në bashkitë e qarqeve të tyre.

Ogerta Manastirliu, një nga drejtueset politike të qarkut të Tiranës, mësohet të ketë folur me terma përgjithësisht të moderuar, duke theksuar se kishte vend për të përmirësuar, shumë nga punët në kryeqytet. Por pas saj Balluku, deklaroi se nuk ishte aq elegante sa kolegia e saj dhe se preferonte të ishte e drejtpërdrejtë. Ajo ka kujtuar përvojat e hershme të saj në Bashkinë e Tiranës, gjë e cila, siç mësohet të jetë shprehur, i mundësonte asaj t’i kuptonte në ajër problemet.

Burimet tregojnë se fjala e saj kishte tone të qarta kritike ndaj ecurisë së shërbimeve, të cilat “nuk mund t’i mungojnë qytetarëve sepse një zyrtar druhet për këtë apo atë arsye”. Ajo ka vënë theksin dhe të një bashkëpunim i munguar mes Bashkisë dhe qeverisë apo institucioneve qendrore, duke sjellë si shembull dixhitalizimin. Për zëvendëskryeministren, e rëndësishme ndër të tjera, është riorganizmi apo dhe forcimi I rolit të Sekretarit të Përgjithshëm.

Nga ana e tij ministri i Financave Petrit Malaj, ka bërë një analizë të situatës financiare, duke vënë në dukje, të ardhurat që më së shumti vijnë nga taksat e ndërtimit, dhe shpenzimet jo fort të balancuara.

Etiketa: Bashkia TiraneBelinda BallukuKryesore1

Lajme të lidhura

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve
Aktualitet

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve

23:00 - 15/03/26
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes
Breaking Views

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

22:04 - 15/03/26
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile
Aktualitet

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

21:52 - 15/03/26
Para
Prokuroria heton Kadastrën e Vlorës për shitjen e shumëfishtë të disa apartamenteve në një pallat

Prokuroria heton Kadastrën e Vlorës për shitjen e shumëfishtë të disa apartamenteve në një pallat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve
Aktualitet

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve

23:00 - 15/03/26

Shqipëria ka ngecur në Bruksel, mes Komisionit dhe Këshillit të Bashkimit Europian. Edhe pse qeveria e unionit thotë që vendi...

Lexo më shumë
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

22:04 - 15/03/26
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

21:52 - 15/03/26
Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

21:33 - 15/03/26
Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

20:36 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com