GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Pasi e falimetuan UKD-në, 500 MLN lekë abuzimi i ri i Spartak Kovaçit dhe Emiriana Sakos

13:17 - 26/12/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 5 min
A A
Sipas burimeve, në hetimet e SPAK-ut do të jetë edhe një hotel në Durrës, të cilin ka nisur ta ndërtojë vitin e kaluar Petrit Kovaçi, babai i drejtorit ië UKD, ku dyshohet se pastrohen paratë e disa zyrtarëve të l

Sipas burimeve, në hetimet e SPAK-ut do të jetë edhe një hotel në Durrës, të cilin ka nisur ta ndërtojë vitin e kaluar Petrit Kovaçi, babai i drejtorit ië UKD, ku dyshohet se pastrohen paratë e disa zyrtarëve të l

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Paratë e fundit që kanë mbetur nga arka e Ujësjellësit të Durrësit për vitin 2023, kryebashkiakja Emirana Sako dhe drejtori i saj Spartak Kovaçi po i prishin për riparim pompash. Kështu, Durrësi ujin e pijshëm e merr me kufizim, por kur rregullon pompat harxhon 500 mijë euro! Mos u çudisni nga shuma! Kovaçi po i bie me top parave përpara se të shkojë në burg. Pasi e falimentoi Ujësjellësin dhe iu ndërrua emri, duke futur në sqetull edhe ujësjellësit e tjerë të Prefekturës së Durrësit, Kovaçi gjen sërish fonde për të vazhduar tenderat e korruptuar.

Për më tepër Kovaçi ka mbështetjen e Sakos dhe të ministres Balluku, që nuk e lëshojnë këtë diamant. Këtë herë Kovaçi ka zhvilluar tenderin me objekt “Avolxhim elektromotorrësh dhe riparim pompash”. Më konkretisht, ky është një shërbim rutinë që u bëhet pompave, por Kovaçi e bën po aq të shtrenjtë sa t’i blinte të reja këto pajisje. Megjithëse drejtori nuk i kushton ndonjë rresht argumentimit të fondit limit në dokumentet e tenderit, ne thjesht po tregojmë habinë tonë për këtë shpenzim të madh.

Gjithsesi, kemi provat se ky fond po shpërdorohet dhe po u xhirohet miqve.

Për këtë tender janë paraqitur 3 oferta të kompanive, mes të cilave sipas ligjit, duhej të kishte konkurrencë. Por, nën shembullin e Sakos, drejtor Kovaçi zhvillon një proces fiktiv.

Nga 3 firmat, dy prej tyre u skualifikuan nga gara menjëherë. Kështu, mbi tryezën e drejtorit qëndroi vetëm propozimi i firmës ELEKTROINVEST, në pronësi të Jani Tetës. Open Data Albania i ka vendosur tenderit “Flamur të kuq” si një sinjal që ky tender po abuzohet dhe ka risk korrupsioni.

Kështu nga data 22 dhjetor 2023, ka hyrë në fuqi kontrata me këtë firmë dhe do të zgjasë 2 vjet. Epo, me këtë vlerë të lartë të  fondit limit, Teta ka kapur një llokmë të mirë.

Si e falimentoi Kovaçi Ujësjellësin e Durrësit

Falimentimi i shoqërisë së ujësjellësit të Durrësit që ka marrë më shumë financime është një rast unik që tregon keqmenaxhim dhe korrupsion. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, kur Kovaçi gjatë drejtimit të tij ka kanalizuar mbi 14 milionë euro tendera drejt e tek kompania ku ortak është babai i tij.

Me 13 korrik 2022 u mblodh Asambleja e Përgjithshme e Aksionerëve të Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës sh.a nën drejtimin e kryetares së bashkisë Durrës, Emiriana Sako, ku merrnin pjesë kryetari i bashkisë së Kavajës, Redjan Krali, kryetari i bashkisë Shijak, Elton Arbana, kryetari i bashkisë Rrogozhinë, Edison Memolla, përfaqësues të bashkisë Krujë, përfaqësuesi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, drejtori i përgjithshëm i AKUM, Klevis Jahaj dhe mikëpritësëi drejtori i UKD, Spartak Kovaçi. Këtu u ndërrua emri nga UKD në shoqëri rajonale.

Kryebashkiakja Sako u shpreh se “reforma në sektorin e UK është një proces, ku paralelisht me të është e nevojshme dhe koordinimi dhe bashkëpunimi i të gjithë aktorëve të sektorit, përfshirë këtu dhe bashkitë”. E kishte fjalën se tani do të bëheshin më shumë tendera. Krijimi i shoqërisë së re rajonale u zyrtarizua më 31 gusht 2022 në QKB me emrin e ri dhe niptin përkatës.

Vetëm një vit më pas, në gusht 2023 dolën lakrat dhe dimensionet e korrupsionit në këtë ndërmarrje.

Me dorëzimin e bilancit vjetor (2022) dilte e qartë se kjo shoqëri trashëgonte një gropë financiare nga ndërmarrja e vjetër.  Ndërmarrjen e Ujësjellësit Durrës (UKD) është një nga më të mbështeturat me hua dhe grante nga donatorët. Vendimi për likuidimin e shoqërisë u mor me 15 maj 2023, por  u bë publik vetëm me dorëzimin e pasqyrave financiare.

Të dhënat nga bilanci tregojnë se humbjet UKD-së u dyfishuan gjatë vitit të kaluar duke arritur në mbi 1 miliardë lekë afërsisht 10 milionë euro, nga 535 milionë lekë (5 mln euro) që ishin në vitin 2021, sipas të dhënave të raportuara në bilancin zyrtar të dorëzuar në Qendrën Kombëtare të biznesit.

Performanca e kompanisë është rënduar se tepërmi gjatë vitit të kaluar kur detyrimet totale arritën në 16 miliardë lekë më shumë se 150 milionë euro me rritje 11 për qind ndaj vitit 2021, ndërkohë që kapitali ishte negative prej 2.8 miliardë lekësh.

Ministria e Financave raportoi më herët se UKD i detyrohet OSSHE me 4,3 miliardë (40 mln euro) fatura të papaguara deri në maj 2023. Të dhënat nga bilanci tregojnë se detyrimet në formën e huamarrjes janë mbi 308 milionë lekë, ndërsa detyrimet të tjera të kompanisë janë rreth 7.9 miliardë lekë.

“Në vijim pasi u shqyrtua bilanci i vitit 2022 u arrit në përfundimin se UKD nuk disponon më asete”, thuhet ne raportin për likuidimin e shoqërisë të publikuar në QKB.

Opinioni i audituesve për bilancin e vitit 2022 nënvizoi kritika në drejtim të administrimit të UKD-së. Adituesit vunë në dukje se nuk rakordojnë të dhënat e programit të kontabilitetit për gjendjen e klientëve në fund të vitit dhe gjendjen e klientëve që rezulton nga sistemi i faturimit. Gjithashtu shoqëria nuk ka parashikuar zhvlerësime me vitin 2022 e për rrjedhojë ka pasaktësi në bilanc. Audituesit vërejtën se gjendja e detyrimeve të mbajtura nga Ujësjellësi i Durrësit nuk përkonin më të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Në vitin 2013 Banka Botërore e miratoi një kredi prej 85.3 milionë dollarë amerikanë Shqipërisë, për investime në Ujësjellës kanalizimin e Durrësit. Huaja për Projektin e investimeve për Sektorin e Ujit në Shqipëri, kishte për qëllim të përmirësojë rrjetin ekzistues të ujësjellës-kanalizimeve në rajonin e Durrësit.

Ndërsa në vjeshtën e vitit 2021 u firmos marrëveshja 60 mln euro për financimin e rrjetit të Ujësjellësit Durrës, mes Qeverisë Shqiptare dhe Agjencisë Franceze të Zhvillimit.

 

Disa ditë më parë, oficerët e BKH-së shkuan me urdhër të SPAK-ut në zyrën e drejtorit të Ujësjellës Kanalizime Durrës, Spartak Kovaçi, duke i sekuestruar kompjuterin. Kontrolli ka ardhur pas denoncimeve nga Gijotina.com dhe media të tjera për afera korruptive nga Spartak Kovaçi, i cili dyshohet se ka përvetësuar paratë e ujësjellësit përmes një skeme korrupsioni me babanë e tij, Petrit Kovaçi dhe disa ortakë të babait, duke qarkulluar të paktën 50 milionë euro, ku e implikuar është edhe kryebashkiakja Emiriana Sako.

Sipas burimeve, në hetimet e SPAK-ut do të jetë edhe një hotel në Durrës, të cilin ka nisur ta ndërtojë vitin e kaluar Petrit Kovaçi, babai i drejtorit ië UKD, ku dyshohet se pastrohen paratë e disa zyrtarëve të lartë.

Pra, shkaku i falimentimit është i qartë: Përvetësimi i parave nga tenderat për të ndërtuar bizneset e zyrtarëve të Ujësjellësit, Bashkisë dhe eprorëve në Tiranë.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimEmiriana Sakofalimentimspartak kovacitenderujesjelles durres

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
FIFA kërcënon Brazilin: Do përjashtoheni nga garat ndërkombëtare

FIFA kërcënon Brazilin: Do përjashtoheni nga garat ndërkombëtare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com