GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pasi e ktheu Farkën në kantier ndërtimi, Veliaj propagandon se ka mbjellë pemë

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Pasi e ktheu Farkën në kantier ndërtimi, Veliaj propagandon se ka mbjellë pemë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deri disa vite më parë, Farka shquhej si një fshat në periferi të Tiranës i zgjedhur nga qytetarët për të kaluar disa kohë në gjelbërim dhe pranë liqenit. Megjithatë, siç ka ndodhur rëndom gjatë qeverisjes “rilindase”, edhe kjo zonë u prek nga vrulli i ndërtimeve.

Nëse një kafe në barin modest mbi kodër dhe me pamje nga liqeni shijohej ndryshe në qetësinë e natyrës, më vonë situata ndryshoi. Qetësinë e mbyti zhurma e fadromave dhe pluhuri i ngritur nga makineritë e rënda. Firmat e ndërtimit asgjësuan gjelbërimin dhe vendin e zuri betoni.

Një biznes fitimprurës në kurriz të natyrës.

Dhe e gjithë kjo, “batërdi me ndërtime” siç mund ta konsiderojë shumëkush, ndodhi me firmë e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, përgjegjës për dhëniet e lejeve për ndërtim.

Ajo që ngjau në Farkë shkon paralel me panoramën brenda kryeqytetit. Ndërtimet dhe kullat kanë mbushur Tiranën duke sakrifikuar hapësirat e gjelbërta, mungesa e të cilave perceptohet si një nga problemet më të mprehta për cilësinë e jetës të banorëve të Tiranës. Të dhënat e INSTAT flasim për shifra rekord të ndërtimeve, ndërsa çmimet e banesave janë rritur duke u barazuar me ato në kryeqytetet europiane – fenomen ky që për ekspertët i atribuohet parasë së pistë që qarkullon në masë.

Arkitekti i kësaj rrumpalle urbanistike është kryebashkiaku i Tiranës që prej 2015-ës dhe shefi i tij politik Edi Rama, njëkohësisht kreu i Këshilli Kombëtar të Territorit.

Megjithatë, betonizimin dhe vrasjen e natyrës, të dy e cilësojnë pozitive. Madje, Veliaj shfaqet edhe si ithtar i gjelbërimit teksa poston në rrjetet sociale pamje duke mbjellë pemë, në kuadër të agjendës së propagandës.

“Mbi 300 pemë iu shtuan Tiranës”, shkroi Veliaj të martën në një postim në “FB”. Propagandën gjithsesi e tradhton realiteti, teksa në sfond të kryebashkiakut me lopatë në dorë, në kodrën mbi liqenin në Farkë, shquhen ndërtimet që kanë zaptuar zonën e gjelbër.

Etiketa: Erion VeliajKryesore1

Lajme të lidhura

Moti i keq bllokon lundrimet në Durrës, anulohet nisja e tragetit drejt Barit në orarin e parashikuar
Aktualitet

Moti i keq bllokon lundrimet në Durrës, anulohet nisja e tragetit drejt Barit në orarin e parashikuar

20:30 - 12/11/26
NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…
Breaking Views

NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…

19:50 - 12/11/26
Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat
Aktualitet

Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat

19:41 - 12/11/26
Para
Kosovë/ Minsistri Sveçla: Janë mbyllur institucione paralele serbe në 10 komuna

Kosovë/ Minsistri Sveçla: Janë mbyllur institucione paralele serbe në 10 komuna

Discussion about this post

TË FUNDIT

Moti i keq bllokon lundrimet në Durrës, anulohet nisja e tragetit drejt Barit në orarin e parashikuar
Aktualitet

Moti i keq bllokon lundrimet në Durrës, anulohet nisja e tragetit drejt Barit në orarin e parashikuar

20:30 - 12/11/26

Era e fortë dhe deti i dallgëzuar kanë çuar në pezullimin e lundrimit nga porti i Durrësit drejt portit italian...

Lexo më shumë
Formacioni zyrtar, Shqipëria përballë Finlandës në sfidën vendimtare

Formacioni zyrtar, Shqipëria përballë Finlandës në sfidën vendimtare

20:16 - 12/11/26
NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…

NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…

19:50 - 12/11/26
Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat

Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat

19:41 - 12/11/26
Albpetrol i beson Gorishtin një kompanie me 14.7 milionë dollarë borxhe

Albpetrol i beson Gorishtin një kompanie me 14.7 milionë dollarë borxhe

19:36 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com