GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Pasi iu ankua Ramës për tenderët e ARRSH/ Ish-deputeti i siguron nipit 5 miliardë lekë pa garë

11:36 - 21/10/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Pasi iu ankua Ramës për tenderët e ARRSH/ Ish-deputeti i siguron nipit 5 miliardë lekë pa garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tenderët me konflikt interesi janë kthyer në një nga mënyrat më të shpeshta të pazareve mes biznesmenëve dhe pushtetit. Këto janë rastet kur SPAK ka më shumë fakte në dorë që të nisë hetimet, por pikërisht për të tilla raste drejtësia hesht. I tillë është tenderi i hapur nga Bashkia Kavajë, i cili një kap vlerë jo të vogël, por mbi 5 miliardë lekë të vjetra. Bëhet fjalë për prokurimin me numër reference REF-39822-08-25-2022 dhe objekt “Shërbimi i pastrimit të qytetit Kavajë dhe Njësive Administrative Synej, Luz i Vogël e Helmas”. Ky tender është mbyllur me 19 tetor dhe procedurat janë firmosur pa zhvilluar një garë të mirëfilltë.

Në dokumentet evidentohet se, për këtë prokurim kanë paraqitur ofertë 3 kompani, konkretisht bashkimi i operatorëve,  Alko Impex Construction shpk & ALKO-IMPEX General Construcion shpk, bashkimi i operatorëve Korsel shpk & Cogren shpk dhe firma Pastrime Silvio shpk. Dy firmat e fundit janë përjashtuar menjëherë nga gara me justifikimin se nuk kanë paraqitur urdhër mjeku, diplomë, librezë pune dhe CV për një mjek të përgjithshëm.

Deri këtu Bashkia Kavajë është në rregull, pasi shprehet se iu ka kërkuar operatorëve që të dërgojnë dokumentet shtesë dhe nuk ka marrë përgjigje, por më pas vetë bashkia ka vijuar garën me procedura në shkelje. Kjo pasi sipas ligjit, duhej ta pezullonte procedurën dhe të rihapet më pas garën, por autoriteti ka zhvilluar vlerësimin e ofertës vetëm për një operator, konkretisht Alko Impex Construction shpk & ALKO-IMPEX General Construcion shpk. Këto janë dy kompani binjake në pronësi të Arbër Abazit. Kështu, ky i fundit fitoi tenderin 5 miliardë lekë pa konkurrencë. Kjo është edhe arsyeja, që siç duket më dokument, Open Data gjatë monitorimit e ka veçuar me flamur të kuq.

Qoka e Ramës për Abazin

Por, nuk mbaron me kaq, linja e korrupsionit dhe shkeljes së ligjit qëndron më thellë. Alko Impex Construction shpk  dhe ALKO-IMPEX General Construcion shpk janë të dyja kompanitë e Arbër Abazi, të cilat janë hapur për të përfituar kështu sa më shumë tendera dhe për të arritur të shpërndahen të ardhurat. Arbër Abazi është një figurë e njohur për median dhe publikun. Ai është një biznesmen që ka fituar shumë tenderë nga qeveria Rama me ndihmën e xhaxhait të tij, ish-deputetit të PS-së, Sadri Abazit.

Në saj të lidhjeve të bosit Abazi me qeverinë, del e qartë se ky tender i është dhënë më shumë si një qokë nga Rama për Sadriun. Ky i fundit në gusht të këtij viti i ka dërguar një letër Kryeministrit Rama ku “ankohej” për tenderët abuziv të ARRSH-së. Me pak fjalë, po i nxirrte të palarat qeverisë, pasi diku e kishin prekur në kallo. Me urdhër të Ramës institucionet po reagojnë direkt që të mbajnë “në kontroll” Abazin. Për t’i mbyllur gojën ujkut të vjetër të PS-së,  i kanë dhënë tender nipit të tij nga një bashki e vogël, por me vlerë të madhe.

Dhuratat e qeverisë për “ALKO-IMPEX”

Kompania “Alko Impex” me pronar Arbër Abazin, djalin e vëllait të deputetit Sadri Abazi ishte thuajse e panjohur deri në vitin 2014, kur dhe nisi të ishte fituese në tenderët e bashkive të drejtuara nga socialistët edhe pse në fakt rezulton e regjistruar që në vitin 2011. ALKO-IMPEX, kompania në pronësi të nipit të deputetit të Sadri Abazit, vitin e kaluar kishte rezultuar se ka dalë fituese në 17 nga 19 tenderët ku ka garuar.

Në një statistikë e botuar nga Open Data kishe rezultuar se shtatë institucione i kanë besuar shërbimet e tyre kësaj kompanie, e cila ka përfituar 13 milionë USD. Pra, vetëm nga  institucionet e varura nga Rama, biznesmeni Arbër Abazi ka xhiruar 13 milionë dollarë brenda një viti dhe sërish qëndron i paprekur nga ligji. Deri në fillim të këtij viti kjo kompani rezulton të ketë përfituar 47 kontrata publike me vlerë  1.2 miliardë lekë. Ndërsa kompania tjetër, e vetme rezulton të ketë marrë tendera me 1 miliardë lekë. Sigurisht që ai do të vazhdojë të marrë paranë publike, të paktën për aq kohë sa xhaxhai i tij ruan raportet me kryeministrin Rama.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: abuzimankesearber abaziARRSHEdi Ramakryesore2Sadri Abazitender

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
“Po shkelni rregulloren”, Tabaku kundër buxhetit 2023: Mungon paketa fiskale

“Po shkelni rregulloren”, Tabaku kundër buxhetit 2023: Mungon paketa fiskale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com