GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

E ndriti me rezervat energjetike, Balluku bën eksperten: Lani rrobat me 30 gradë

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
E ndriti me rezervat energjetike, Balluku bën eksperten: Lani rrobat me 30 gradë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kriza e energjisë gjatë sezonit të dimrit do të prek edhe Shqipërinë. Pasi i bën një keqmenaxhim kaskadave në vend, qeveria tashmë u bën thirrje qytetarëve që të jenë sa më të kursyer. Këshillat janë të ndryshme, ndonjëherë edhe pak absurde, si kjo e ministres së Energjisë Belinda Balluku.

Në një postim në facebook, Balluku ka shpërndarë një video të shkurtër me disa këshilla. Në video thuhet se lavatriçja duhet përdorur sa më pak brenda javës dhe se rrobat duhen larë me 30 gradë e jo me temperaturë të lartë. Kjo metodë, thuhet në video, do të mundësojë kursimin e energjisë elektrike.

“Kursejmë energjinë që ta kemi!”, shkruan Balluku krahas videos.

Në komentet e postimit të ministrit, përveç atyre që e mbështesin, ka edhe të tjerë që ironizojë. “Dhe lahuni te shtunën se te dielën do lajme rrobat me dore”, shkruan dikush.

Postime apo deklarata të ngjashme janë bërë më herët nga ministrja. Në një tjetër reagim disa ditë më parë, ajo i porositi qytetarët të fikin dritat kur dalin nga banesat dhe të shmangin ndriçimin e panevojshëm.

“Kursimi i energjisë elektrike në ditët e sotme, në kushtet e një krize botërore, është detyrë për çdo qytetar. Përpara se të dilni nga shtëpia sigurohuni që të gjitha dritat të jenë të fikura. Shmangni ndriçimin e panevojshëm, gjatë kohës që jeni në shtëpi”, shkruante Balluku në FB.

Vetëm ministrja, në një intervistë televizive lajmëroi se në muajin tetor, konsumatorët familjarë që konsumojnë më shumë se 800 kilovat/orë energji elektrike në muaj, “do të faturohen me vlerën e tregut”.

Ndërkohë, raportohet se rezerva energjetike e kaskadës së Drinit ka rënë më shpejtësi dhe se çmimet e energjisë në bursë po prekin majat.

Disa ditë më parë, opozita denoncoi se qeveria po përgatit të prodhojnë energji elektrike përmes dy anijeve-gjeneratorë që do të sjellë dhe ndotje të konsiderueshme për mjedisin. “Kostoja për dy vite qira del mbi 761 milionë euro”, tha ish-kryeministri në një deklaratë për mediat, duke e quajtur projektin një aferë korruptive.

Etiketa: Belinda BallukuenergjigradeKeqmenaxhimqytetaretRrobatvend

Lajme të lidhura

Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje
Aktualitet

Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje

14:53 - 21/08/26
Berisha: Politikat e Ramës po shpopullojnë Shqipërinë
Aktualitet

Berisha: Politikat e Ramës po shpopullojnë Shqipërinë

14:20 - 21/08/26
Propozimi i PS për shkrirjen e bashkive/ Këshilli Bashkiak i Memaliajt vendos zhvillimin e dëgjesave publike në njësitë administrative
Aktualitet

Propozimi i PS për shkrirjen e bashkive/ Këshilli Bashkiak i Memaliajt vendos zhvillimin e dëgjesave publike në njësitë administrative

13:11 - 21/08/26
Para
Zbulohen detaje nga gazetari, ja celulari i rrallë që përdorte Ervis Martinaj

Zbulohen detaje nga gazetari, ja celulari i rrallë që përdorte Ervis Martinaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje
Aktualitet

Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje

14:53 - 21/08/26

Bashkia Poliçan ka zhvilluar sot një mbledhje emergjente të Këshillit Bashkiak. Qëllimi i kësaj mbledhja ka qënë miratimi me votat...

Lexo më shumë
Durrës/ Përplaset me makinën e turistëve anglezë, 28-vjeçari në gjendje të rëndë

Durrës/ Përplaset me makinën e turistëve anglezë, 28-vjeçari në gjendje të rëndë

14:41 - 21/08/26
Nuk kthehet nga leja, arratiset i dënuari nga burgu i Reçit

Nuk kthehet nga leja, arratiset i dënuari nga burgu i Reçit

14:30 - 21/08/26
Berisha: Politikat e Ramës po shpopullojnë Shqipërinë

Berisha: Politikat e Ramës po shpopullojnë Shqipërinë

14:20 - 21/08/26
Pretendim tronditës në gjyqin e Maradonës: Disa rezultate të analizave janë të babait të tij

Pretendim tronditës në gjyqin e Maradonës: Disa rezultate të analizave janë të babait të tij

13:23 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com