GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Pasi preu pemët, Veliaj harxhon 33 MLN lekë për mbulimin me mushama, ia jep pa garë Anton Rajtës

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Pasi preu pemët, Veliaj harxhon 33 MLN lekë për mbulimin me mushama, ia jep pa garë Anton Rajtës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edhe fondet e vogla ndahen me miqësi nga kryetari Erion Veliaj, prandaj nuk ka me kuptim zhvillimi i tenderave në Bashkinë Tiranë. Ky që do të raportojmë është një nga ato tendera që zhvillohen formalisht sepse fituesi dihet qysh më parë. Kështu, pasi janë shpenzuar qindra milionë lekë për prerjen pa kriter të drurëve dhe transportin e tyre ka mbetur edhe një tender plotësues.

Këtë herë Veliaj, përmes Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit po shpenzon 33 milionë lekë (përfshirë TVSH) për mbulesë mushamaje dhe thasë për mbajtjen e tyre.

 

Po flasim për tenderin me objekt ‘Blerje materiale për ruajtjen dhe transportin e materialit drusor’. Nuk tregohet se ku janë prerë këto drurë, ku është vendi që do merren dhe deri ku do të transportohen, as sa metër kub material do të mbulohet me këto meteriale. Gjithsesi komisioni ka llogaritur se ky fond mjafton për furnizimin me thasë PVC, mushama mbulimi dhe litarë.

Tenderin është njoftuar më më datë 17 tetor 2024 dhe ishte lënë afati për dorëzimin e ofertave deri më 29 tetor 2024.

Për këtë tender ka shfaqur interes vetëm kompania AN&RA, në pronësi të Anton Rajtës.

Nuk ka patur ankesa dhe skualifikime, shkruhet në dokument nga agjencia. Por si të kishte të tillë kur firma në fjalë nuk kishte asnjë konkurrent përballë, nuk u mbajë asnjë garë dhe kontrata ishte e destinuar për të .

Open Data Albania e ka klasifikuar tenderin me “Flamur të Kuq”, që vendoset kur ka risk korrupsioni. Për Veliajn ka çdo ditë ka Flamuj të Kuq, ndërkohë që priten përfundimet e hetimit të SPAK pësa çështje ku është i përfshirë edhe kryetari.

 

Theksojmë se firma AN&RA është në listën e kompanive të favorizuara nga Erion Veliaj, të cilat marrin çdo tender furnizimi për drejtoritë dhe agjencitë e varësisë.

Ku do të sillnim në  kujtesë një prokurim që bëri edhe më shumë bujë. Një vit më parë Drejtoria e Kopshteve dhe Çerdheve në Tiranë, me aprovimin e Veliajt, zhvilloi tenderin  me objekt “Blerje mjete didaktike”, me një fond limit rreth 95 milionë lekë të vjetra me TVSH. Ku ra në sy dhe u bë diskutim në rrjet fakti që ishte përfshire blerja e topuzëve me ngjyrat e ylberit. Kjo u duk si një taktikë  e Veliajt e qëllimshme që zhurma të fshihte shpërdorimin e fondit. Atë tender e fitoi pa garë firma AN&RA e cila duket se mban marrëdhënie të mira me kryebashkiakun.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimdrukartoni i kuqopen data albaniared flagtenderVeliaj

Lajme të lidhura

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL
Breaking Views

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL

21:00 - 06/11/26
Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së
Breaking Views

Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së

18:00 - 05/11/26
Para
Kaos te Kosova, trajneri Foda përjashton Zhegrovën dhe dy të tjerë

Zhegrova: Më ftoi trajneri i Shqipërisë, por zgjodha direkt Kosovën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime
Aktualitet

Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime

14:10 - 10/11/26

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka kërkuar psikolog institucional për të mbështetur hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, për shkak të...

Lexo më shumë
“The Albanian Files”, bumerang për Ramën/ Il Foglio: Ekspozohen lidhjet mes pushtetit dhe ndërtimit

“The Albanian Files”, bumerang për Ramën/ Il Foglio: Ekspozohen lidhjet mes pushtetit dhe ndërtimit

13:56 - 10/11/26
Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë

Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë

13:40 - 10/11/26
Dosja “Veliaj”, caktohet data e vendimit për ish-deputeten Klotilda Bushka dhe të pandehurit e tjerë

Dosja “Veliaj”, caktohet data e vendimit për ish-deputeten Klotilda Bushka dhe të pandehurit e tjerë

13:17 - 10/11/26
Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil

Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil

12:58 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com