Kryetari i Partisë demokratike Sali Berisha mbajti sot një bashkëbisedim me qytetarët në njësinë nr.2 Tiranë.
Gjatë bashkëbisedimit një qytetar i tha Berishës se ka ardhur koha të ndalojnë denoncimet lart e poshtë sepse sipas tij tashmë dihet mirë se kush janë hajdutërit dhe kërkoi ndryshim konkret nga PD për të fituar elektoratin që nuk e voton.
“Që PD të fitojë mbështetjen e popullit ka vetëm një ka vetëm disa rrugë të qarta. Kam dëgjuar disa foltore doktor dhe nuk më kanë pëlqyer sepse nuk duhet të vendosim gishtin te Rama apo Balluku, por të tregojmë se çfarë do bëjmë ndryshe sepse kështu i mbushet mendja asaj pjesës tjetër që nuk na voton. Janë hajdutër mjafton një herë t’ua themi një herë. Na mungon uji, energjia, ilaçet etj., por kemi 30 vite që i dëgjojmë, kur kemi dalë në 90’ kishim shumë shpresa, dhe këto shpresa i përdhosi si PD, PS dhe i gjithë rangu politik. Asnjë nuk punon për interes kombëtar, por për të pasuaruar veten dhe të gjitha ithtarët që i rrinë pas. Më falni për kritikën, por dua të jem i sinqertë sot”, tha qytetari.
Më tej ai i tha kryedemokratit se nëse vjen në pushtet duhet të kontrollojë pasurinë e të gjithë politikanëve shqiptar dhe t’iu ngrihen asete që kanë vjedhur nga populli.
“Unë kërkoj që pas ardhjes së saj në pushtet nëse ndodh, PD të kërkojë shqyrtimin e pasurisë së politikanëve nga cila anë të jetë sepse vetëm kështu krijojmë besim te populli, ku prospetriteti të jetë mes nesh. Sot nuk mund të tregoni sot nga PS, është e saktë kjo që bëni, por nuk keni aftësi juridike të denonconi sepse i gjithë sistemi gjyqësor është i kapur, është e kotë, ju denonconi lart e poshtë gjëra që dihen qartë, nëse prokuroria nuk punon ndaj atyre që shkelin ligjin, por merret se i kujt partie është, s’ka vlerë. Për të gjitha këta që denonconi ju është shume e thjeshtë, kur të vini në pushtet, bëhet një ligj për të analizuar nga kanë ardhur këto para, të ngrihen dhe t’iu kthehen atyre që iu janë marrë, premtojani popullit këtë. Ka nevojë populli për qaje serioze ndoshta s’do keni sukses”, u shpreh demokrati.
Një prej tyre i tha Berishës se PD nuk përfaqësohet nga figura të cilët kanë marrë vota, si Ilir Alimehmeti, i cili edhe pse ishte ndër më të votuarit, nuk u fut në Parlament.
“Politika së pari është përfaqësimi i interesave të grupeve të ndryshme shoqërore dhe kjo bëhet duke kandiduar njerëzit që i përfaqësuar këto interesa. Shoh me kënaqësi, në panel është zonja Tabaku, që u bë deputete falë votave personale në listën e hapur. Në PD ka edhe shumë njerëz të tjerë të aftë, që për mendimin tim, nuk janë vlerësuar mjaftueshëm. Keni zotin Alimehmeti, kni zotin Bardh Spahia, që vjen nga një familje e nderuar. E vetmja mënyrë që të rrimë të bashkuar, është duke vlerësuar këto figura që kanë arritur të fitojnë falë forcave të tyre.”, theksoi ai.
Ndërkaq, një tjetër demokrat i vuri në dukje Berishës se me fjalimet që ai mban, kryeministri Edi Rama tallet. Demokrati i kërkoi Berishës të bëjnë greva.
Për grevat që do bëjmë në datën 24 dhe të ardhmen, duhet një qëndresë. T’i vëmë kokën muhabetit, sa do rrimë, të ndërrohemi. Jo të ikim, të mbajmë fjalim dhe të ikim. Ai ashtu tallen me. Deputetët të shpërndahen, çfarë duhet këtu. Këtu kemi të nevojshëm vetëm Sali Berishën. E vumë një Lul Basha atje, liderin ta vëmë vetë, jo ta caktojmë me gisht. “, u shpreh ai.
Berisha tha se Rama nuk meriton të jetë në qeveri pasi fitoi nga një farse zgjedhore e faktuar, ndaj sipas tij, më 24 janar të gjthë opozitarët duhet të jenë në shesh.
Një qeveri e cila bazohet në rryshfetin më të tmerrshëm publik, që jep vetëm dy ditë para zgjedhjeve 2 miliardë euro gjoba dhe kamata për 200 mijë familje, ajo as dy minuta nuk meriton të qëndrojë në pushtet dhe është e paligjshme”, tha Berisha.
Kreu i PD, tha se demokratët kanë fituar çdo betejë në rrugën që besojnë. Në kryengritje paqësore. Në qëndresë paqësore.
“Dhe kësaj here kjo kërkohet nga ne. Kësaj here kërkohet, kërkohet që ne të betuar, të mos lëshojmë sheshin gjer në realizimin e qëllimit tonë”, tha Berisha.
Pjesë nga fjala e Berishës
Sali Berisha: Gjithçka sot varet vetëm nga ne. Do të pranojmë ne këto veprime? Do të pranojmë ne që Edi Rama të jetë edhe kryeministër hajdut, edhe gjykatës, edhe prokuror? Do pranojmë ne që Edi Rama të tmerrojë, të shtrojë zgjedhjet në farsë?
Do pranojmë ne që të shkojmë përsëri në zgjedhje me Edi Ramën në zgjedhje? Jo. Prandaj dhe kjo është prova e fundit. Kilometri i fundit. Është misioni më i madh që kemi patur ndonjëherë që kur jemi krijuar gjer sot. Ja u them unë ju. Ne, ne kemi dy alternativa. Ose të rrëmbejmë armët dhe t’i përzëmë, por ne nuk jemi kjo parti. Jo. Ne
jemi parti e parimeve demokratike. Dhe kemi qenë, jemi themeluar të tillë. Dhe kjo ka qenë mrekullia jonë. Ja u them unë, në qoftë se kjo parti ka bërë, ka patur, ka bërë një mrekulli në ekzistencën e saj është se ajo edhe kur u përdor dhuna kundër saj, se kur u përdor dhuna kundër saj, ajo nuk përdori kurrë dhunën.
Nuk jemi ne. Por ne kemi fituar çdo betejë në rrugën që besojmë. Në kryengritje paqësore. Në qëndresë paqësore. Dhe kësaj here kjo kërkohet nga ne. Kësaj here kërkohet, kërkohet që ne të betuar, të mos lëshojmë sheshin gjer në realizimin e qëllimit tonë.
Vetëm njerëzit, të cilët i besojnë të vërtetës, e kanë të qartë të vërtetën, janë të vendosur për të sakrifikojnë për të, fitojnë, s’humbasin kurrë. Edhe ne tani të vërtetën e kemi përpara, e kemi të qartë, dimë gjithçka për të, jemi më të motivuar se kurrë ta mbrojmë atë.
Ndaj dhe me 24 janar të gjithë qytetarët e Tiranës dhe të Shqipërisë në Tiranë.
Të betuar që ne betejën tonë s’do e ndërpresim gjer ditën e largimit të Edi Ramës dhe ju garantoj se nuk ka forcë, nuk ka forcë në botë që atë ta mbajë në pushtet para guximit tuaj, energjisë suaj. Rrofshi ju, rroftë Tirana, rroftë Shqipëria.
gijotina.com/










Discussion about this post