GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gropa e ndërtimit zbulon themelet e pallatit ngjitur – banorët në rrezik. Ja çfarë bën Bashkia Kamëz…

22:40 - 17/10/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Gropa e ndërtimit zbulon themelet e pallatit ngjitur – banorët në rrezik. Ja çfarë bën Bashkia Kamëz…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Jemi në Paskuqan, aty ku vitet e fundit pallate e komplekse banimi kanë nisur të ndërtohen e shtohen çdo vit, duke mbirë ashtu si kërpudhat pas shiut  ndonjëherë pa asnjë plan urbanistik, e në raste të tjera duke rrezikuar pallatet ngjitur. Si në rastin që do të trajtojmë, ku një pallat që ka nisur të ndërtohet nga kompania “2N” sh.p.k., rrezikon pallatin ngjitur, pasi gropa e hapur nga kompania për ndërtimin e tij është ngjitur dhe madje ka nxjerrë në pah themelet e pallatit ekzistues.

Kjo ka shtuar frikën te banorët, të cilët i janë drejtuar disa herë institucioneve për të gjetur zgjidhje, por siç shprehen ata, kanë gjetur derën e mbyllur. Ndërkohë, makineritë e rënda që kalojnë kanë shkaktuar shqetësim te banorët për sigurinë e tyre, ndërsa shprehen se sa herë ka gërmime te gropa që po hapet, lëkundjet ndihen edhe në shtëpitë e tyre.

Pronari i kompanisë “2N” sh.p.k., zoti Namik Shahini, shprehet se ka marrë leje nga Bashkia Kamëz për objektin që po ndërton, ndërsa shton se nuk po rrezikon jetën e askujt  pavarësisht se refuzon të thotë se si ka mundësi që gropa e pallatit të tij ka nxjerrë në pah themelet e pallatit tjetër, i cili banohet nga dhjetëra familje.

Ndërsa Oficeri i Policisë Gjyqësore, Dritan Kolndreu, i cili ka marrë edhe denoncimin e banorëve në Komisariatin e Policisë Kamëz, na tha në një telefonatë se ishte në mbledhje dhe do të na telefononte sapo të mbaronte, por nuk mori më — duke i bërë bisht detyrës për të cilën paguhet.

Ndërkohë, kompania “2N”, mesa duket, është një nga kompanitë e preferuara të Bashkisë Kamëz dhe kryebashkiakut Rakip Suli, pasi nga një vëzhgim shihet se ka përfituar disa tenderë për punë publike në këtë bashki. Prandaj u nisëm të pyesim zotin Suli për shqetësimin e banorëve, por në vend që të merrnim përgjigje, u përballëm me një sjellje arrogante, tallëse dhe qesharake, që nuk i shkonte aspak për shtat detyrës që mban zoti Suli si qytetari i parë i Kamzës. Në fund, përveç mallkimeve që na uroi, nuk pranoi të flasë për problemin që kanë banorët që e kanë zgjedhur — dhe që nesër, me shumë mundësi, do të shkojë sërish t’u kërkojë votën. /Piranjat

Lajme të lidhura

Masakra e Gërdecit, edhe Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO refuzon
Breaking Views

Masakra e Gërdecit, edhe Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO refuzon

10:38 - 10/03/26
Kapen dy “guerrilasit”, kanosën policinë e Shkodrës me armë, në kërkim Barush Bregu
Aktualitet

Kapen dy “guerrilasit”, kanosën policinë e Shkodrës me armë, në kërkim Barush Bregu

10:27 - 10/03/26
Ish-ministri Fatmir Mediu në GJKKO për gjyqin e Gërdecit
KRYESORE

Ish-ministri Fatmir Mediu në GJKKO për gjyqin e Gërdecit

10:03 - 10/03/26
Para
Kungulli: Superfruti i vjeshtës që ndihmon në dobësim, forcon imunitetin dhe mbron zemrën

Kungulli: Superfruti i vjeshtës që ndihmon në dobësim, forcon imunitetin dhe mbron zemrën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Masakra e Gërdecit, edhe Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO refuzon
Breaking Views

Masakra e Gërdecit, edhe Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO refuzon

10:38 - 10/03/26

Gjyqtarja Atalanta Zeqiraj ka rrëzuar kërkesën për përjashtimin e Irena Gjokës nga gjykimi i dosjes “Gërdeci”, ku ish-ministri i Mbrojtjes,...

Lexo më shumë
Kapen dy “guerrilasit”, kanosën policinë e Shkodrës me armë, në kërkim Barush Bregu

Kapen dy “guerrilasit”, kanosën policinë e Shkodrës me armë, në kërkim Barush Bregu

10:27 - 10/03/26
Ish-ministri Fatmir Mediu në GJKKO për gjyqin e Gërdecit

Ish-ministri Fatmir Mediu në GJKKO për gjyqin e Gërdecit

10:03 - 10/03/26
Trafik armësh në kryeqytet, policia ndalon makinën me pistoleta “Sig Sauer”

Trafik armësh në kryeqytet, policia ndalon makinën me pistoleta “Sig Sauer”

09:56 - 10/03/26
Ia bllokoi SPAK, Belinda Balluku kërkon pasaportën në Gjykatën e Lartë, hidhet shorti për rekursin

Ia bllokoi SPAK, Belinda Balluku kërkon pasaportën në Gjykatën e Lartë, hidhet shorti për rekursin

09:44 - 10/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com