GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pasqyra e vendimeve në mbledhjen e KLP sot/ Nga drejtuesit e rinj të Prokurorisë për 5 qytete të vendit, te emërimi i 2 anëtarëve të rinj të SPAK

11:52 - 23/07/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Pasqyra e vendimeve në mbledhjen e KLP sot/ Nga drejtuesit e rinj të Prokurorisë për 5 qytete të vendit, te emërimi i 2 anëtarëve të rinj të SPAK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi sot, më (23.07.2021), mbledhjen plenare të radhës. Seanca u ndoq edhe nga përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë dhe programeve të asistencës për zbatimin e reformës në drejtësi, EURALIUS dhe OPDAT.

Me propozim të anëtarit të Këshillit, Kostaq Beluri dhe me miratimin e shumicës, rendit të ditës iu shtua pika për miratimin e lejes së papaguar për Eranda Laze, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë. Këshilli vendosi me shumicë votash, miratimin e lejes së papaguar për një periudhë 6-mujore, duke filluar nga data 01.09.2021.

Në vijim të procesit të vlerësimit të kandidatëve për prokurorë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), Këshilli zhvilloi sot paradite intervistat me kandidatët,
Adnan Xholi dhe Dorina Bejko, të cilët plotësojnë kushtet ligjore të parashikuara për procesin e vlerësimit të kritereve të posaçme etike dhe profesionale.
Në nisje të seancës së intervistave me dy kandidatët sipërpërmendur, anëtarët e Këshillit, Vatë Staka dhe Sandër Beci i kërkuan Këshillit përjashtimin e tyre nga vlerësimi dhe, rrjedhimisht, votimi për kandidatin Adnan Xholi, për shkak të konfliktit të interesit.

Me propozim të Komisionit të Posaçëm, Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi listën me renditjen e kandidatëve si vijon:

1. Adnan Xholi, i vlerësuar me 183 pikë;

2. Dorina Bejko, e vlerësuar me 180 pikë.
Në vijim, Këshilli vendosi emërimin e tyre si prokurorë pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Me votë unanime, Këshilli vendosi, gjithashtu, për 5 (pesë) caktime të përkohshme për një periudhë tremujore, nga data e hyrjes në fuqi të vendimit, si vijon:

1. Erjon Shehaj, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë;

2. Pierind Çukaj, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë;
Durim Bedini, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë;

3. Julian Çafka, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër;

4. Lazër Çardaku, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër.
Gjithashtu, Këshilli miratoi 3 (tre) raporte për analizimin e aftësisë profesionale të subjekteve të rivlerësimit, si vijon:

1. Z. Ermir Lelçi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër;

2. Znj. Edlira Cufi, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër;

3. Znj. Silvana Lule, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
Pasi u njoh me relacionet e përgatitura nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës, Këshilli vendosi të vlerësojë të përfunduar, procedurën e verifikimit të pasurisë dhe figurës për prokuroren Dhorina Theodhori, kandidate për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë dhe për prokurorin Abaz Muça, kandidat për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat. Pas këtij momenti ata lejohen të vijojnë me procedurat e mëtejshme të ngritjes në detyrë për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë.
Shorti ka caktuar si relatorë, Alfred Balla, për fillimin e procedurës së ngritjes në detyrë për prokuroren Dhorina Theodhori dhe Bujar Sheshi, për fillimin e procedurës së ngritjes në detyrë për prokurorin Abaz Muça.

Këshilli vendosi deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për shkak dorëheqjeje, për Agron Gjana, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Dorëheqja jep efekt me datë 31.08.2021.

Etiketa: antearderutuesKLPSpak

Lajme të lidhura

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre
Aktualitet

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit
Aktualitet

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë
Aktualitet

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Para
Përndiqte e dhunonte të renë, arrestohet 29-vjeçari në Shkodër, goditi dhe babanë e vajzës

Përndiqte e dhunonte të renë, arrestohet 29-vjeçari në Shkodër, goditi dhe babanë e vajzës

TË FUNDIT

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre
Aktualitet

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25

Ish-kryetarja e LSI dhe ish-deputetja Monika Kryemadhi ka shkuar sot në Gjykatën e Posaçme, ku mbahet procesi që ka nisur...

Lexo më shumë
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Aksidenti në Rrogozhinë, makina përplas për vdekje 2-vjeçaren

Sherr mes të rinjve në Tiranë: 25-vjeçari godet me thikë një të mitur!

15:15 - 05/12/25
Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës

Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës

14:59 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com