GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)

13:09 - 04/04/26
në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp
I prezantuar me bujë të madhe në 2018-ën, për të filtruar rreth 12 mijë punonjës, vettingu në Policinë e Shtetit nuk doli në pritshmërinë e atij në drejtësi. Për rreth 4 vite të ekzistencës, numri i policëve që kaluan në vetting nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ishte minimal, për arsye nga më të ndryshmet, por më kryesorja ishte vonesa e institucioneve për kthimin e përgjigjeve shkresore.
Kjo detyroi Kuvendin të marrë situatën në dorë dhe në pranverën e 2022-shit të kryejë ndryshime të rëndësishme në ligjin e 2018-ës, të cilat përjashtonin nivelin bazë të bluve, dhe vettingu tashmë do të bëhej vetëm për të gjithë ata në role drejtuese të policisë. Verifikimi, ashtu si edhe në sistemin e drejtësisë, do të bëhej në 3 shtylla: justifikimi i pasurisë, aftësia profesionale dhe pastërtia e  figurës. Kësaj here filtri u vendos të bëhej nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, duke shkrirë Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit.
Sërish pati vonesa. Vettingu i nisur nga AMP hodhi shortin për 36 subjektet e para vetëm në prill 2023, më shumë se 1 vit pas miratimit të ligjit, ndërsa vendimet e para i dha rreth fundit të të njëjtit vit. E njëjta situatë u ripërsërit. Institucionet po vononin sërish kthimin e përgjigjeve për subjektet që ishin në verifikim vettingu.
Kur tashmë janë bërë fiks 3 vite nga nisja e procesit për të parët ndër drejtuesit e uniformave blu shifrat flasin për vijim të procesit me shpejtësi të kënaqshme. Referuar të dhënave të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, në total gjatë kësaj kohe janë dhënë 80 vendime vettingu në Policinë e Shtetit. Mes 80 drejtuesve të vendosur në sitë vetëm 2 janë përjashtuar nga radhët e blu, një dallim rrënjësor nëse krahasohet me vettingun në drejtësi, ku pjesa më e madhe e magjistratëve dolën jashtë sistemit. Bëhet fjalë për Bedri Hasanajn dhe Theodhori Gravanin, të cilët ngecën prej shtyllës së pasurisë që nuk e justifikuan me të ardhura të ligjshme.
Vetëm 2 drejtues policie të gjetur të padenjë për uniformën e shtetit, në një kohë kur Policia e Shtetit është më shumë se kurrë në lupën e SPAK, me arrestime në disa nivele, përgjithësisht ish-drejtues, të cilët janë gjetur në bashkëpunim me krimin. Pra, ndërsa SPAK ka qenë i aftë t’i gjurmojë, sidomos përmes zbardhjes së komunikimeve të “SkyECC”, komisioni i vetting, nuk ka mundur të nuhas deri më tani përfshirje të bluve në krim. Pak javë më parë, SPAK goditi për herë të parë në Vlorë grupin kriminal të Inez Hajrullës, pjesë e të cilit ishte Rezart Kuçi, ish-shef i krimeve. Më herët, u arrestua Henerigert Mitri, ish-drejtor i Policisë së Vlorës, që ndihmoi grupet kriminale të mbushnin me kanabis malet e Mirditës dhe Lezhës.
Të parë në detaje, vendimet e AMP-së ndahen në 4 lloje: konfirmim në detyrë, përjashtim, largim për shkak të dorëheqjes apo ndërprerje. Komisioni i ngritur për vettingun konfirmoi në detyrë deri më tani 54 punonjës policie me rol drejtues, nga ato të qarqeve, departamentet e më gjerë. Për 23 të tjerë procesi u ndërpre në mes pas lëvizjeve të kryera në detyra më të ulëta, të cilat nuk kërkojnë domosdoshmërish filtrin e vetting. Rasti tipik i ndërprerjes është Oltion Bistri, i cili disa javë para arrestimit nga SPAK në vjeshtën 2023, u largua nga drejtues i Operacionales në një post më të ulët në polici. Aktualisht, mes emrave që u është anuluar filtri i vetting janë drejtorët e Vlorës dhe Durrësit, Elidon Çela dhe Afrim Tafa, pasi kaluan në detyra që nuk kërkohet verifikim. Megjithatë rikthimi i tyre si muajt e fundit e bën të domosdoshëm rikthimin edhe në vetting. Vetëm një subjekt rivlerësimi është larguar nga procesi, për shkak të daljes nga sistemi, ish-drejtori i disa qarqeve, Vehbi Bushati, i cili dha dorëheqjen.
Kryepolici i sapozgjedhur, Skënder Hita, ishte mes grupit të drejtuesve në Policinë e Shtetit që iu nënshtrua vettingut sipas parashikimeve të para ligjore. Në shkurt të vitit 2021, në atë kohë me detyrë si zv/drejtor i Policisë së Gjirokastrës, Skënder Hita u vlerësua si i pastër në të tria shtyllat e vettingut nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, i cili e konfirmoi në detyrë. / Sokol Dema, Report TV
Etiketa: Kryesore1vetingu

Lajme të lidhura

SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit
Aktualitet

SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit

14:16 - 04/04/26
Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer
Breaking Views

Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

14:02 - 04/04/26
Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”
Breaking Views

Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

13:27 - 04/04/26
Para
Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton "derën e Europës të hapur plotësisht"

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit
Aktualitet

SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit

14:16 - 04/04/26

SPAK dyshon se dhënia me koncesion për ndërtimin dhe operimin e Aeroportit të Vlorës është bërë me shkelje ligjore. Pesë...

Lexo më shumë
Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

14:02 - 04/04/26
Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

13:27 - 04/04/26
Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)

Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)

13:09 - 04/04/26
Berisha rrëzon verionin e Ramës: 9 vende kanë bllokuar miratimin e raportit IBAR, negociatat me BE në vendnumëro

Berisha rrëzon verionin e Ramës: 9 vende kanë bllokuar miratimin e raportit IBAR, negociatat me BE në vendnumëro

12:46 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com