GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Pastrimi i parave në Shqipëri, shkon në Kuvend drafti i Vettingut të noterëve

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Pastrimi i parave në Shqipëri, shkon në Kuvend drafti i Vettingut të noterëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drafti ligjor që parashikon Vettingun e shërbimit të noterisë, përfshirë kontrollet e shtuara dhe heqjen e licencave, është depozituar tashmë në Kuvendin e Shqipërisë. Kjo vjen edhe për shkak se Shqipëria është përfshirë në listën gri të pastrimit të parave prej shkurtit të vitit 2020 ka detyruar qeverinë të reagojë fort përmes një ligji për Vettingun e noterëve. Dokumenti parashikon vendosjen e kritereve të forta edhe për pranimin e profesionistëve të rinj në këtë shërbim.

Ministria e drejtësisë ka zyrtarizuar procesin e Vettingut tek noterët përmes projektligjit të propozuar në Kuvend, ku parashikohet shtimi i rasteve e heqjes së licencës me qëllim parandalimin e kryerjes së veprimeve të jashtëligjshme me fokus të veçantë pastrimin e parave. Në relacionin bashkëngjitur ministria shpjegon se ky projektligj është në përputhje edhe me angazhimin politik për të punuar me Grupin e Posaçëm të Veprimit Financiar dhe MONEYVAL që Shqipëria ka ndërmarrë, në kuadër të planit ICRG/FTAF ku parashikohen rezultate imediate.

Në vitin 2015, Shqipëria do të dilte nga lista gri e vendeve që monitorohen nga Task Forca për Veprim Financiar. Kjo u trumbetua si arritje e jashtëzakonshme e atyre kohëve, por nuk vonoi shumë dhe në 21 shkurt 2020, vendi ynë i përfshi sërish në këtë listë për shkak të “dobësive strategjike”, që janë gjetur në regjimet e parandalimit të pastrimit të parave.

Futja në këtë listë ka ndikime direkte penalizuese te sektori bankar, të cilit i rriten kostot e transfertave, por edhe për tregtinë në marrëdhëniet import-eksport. Qeveria nga ana tjetër mund të hasë vështirësi në sigurimin e huamarrjes në tregun e jashtëm.

Në raportet e tyre institucionet ndërkombëtare kanë bërë thirrje ndaj autoriteteve shqiptare që të shtojnë përpjekjet në ndjekjen e pastruesve të parave dhe konfiskimin e aseteve të tyre, të lidhura me aktivitete që gjenerojnë të ardhura të konsiderueshme dhe në trajtimin e rreziqeve terroriste të financimit të lidhura me to.

Po ashtu është vënë dukje lidhja mes korrupsionit dhe organizatave kriminale për pastrimin e parave, ndërkohë që u tërhiqet vëmendja autoriteteve që ata nuk po marrin masat e duhura për të luftuar këtë fenomen.

Ligji aktual për noterinë nuk ka parashikime, të cilat rregullojnë sjelljen e noterëve jashtë ushtrimit të profesionit, ndaj qeveria thekson se ka parashikuar shtimin e një kriteri të ri që lidhet me përfshirjen e subjekteve në listën e personave të shpallur sipas legjislacionit në fuqi për masat kundër financimit të terrorizmit, si kusht për hyrjen në profesion dhe si shkak për heqjen e licencës.

Etiketa: kuvendnoteretPastrimi i paraveShqiperivettingu

Lajme të lidhura

‘France 24’, jehonë protestës: Përplasje me policinë! Të rinjtë shqiptarë akuzojnë Ramën për korrupsion dhe kërkojnë largimin e tij
Aktualitet

‘France 24’, jehonë protestës: Përplasje me policinë! Të rinjtë shqiptarë akuzojnë Ramën për korrupsion dhe kërkojnë largimin e tij

23:18 - 24/10/26
“Largimi i Ramës është i shpejtë”- Ervin Salianji: Kryeministri, ‘vrasës me pagesë’, paguan policët 2500 euro për të dhunuar qytetarët
Aktualitet

“Largimi i Ramës është i shpejtë”- Ervin Salianji: Kryeministri, ‘vrasës me pagesë’, paguan policët 2500 euro për të dhunuar qytetarët

22:33 - 24/10/26
Studentët njoftojnë sërish protestë nesër në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit
Aktualitet

Studentët njoftojnë sërish protestë nesër në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

22:11 - 24/10/26
Para
Përvjetori i parë i martesës së Mbretëreshës pa Princin Philip

Përvjetori i parë i martesës së Mbretëreshës pa Princin Philip

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘France 24’, jehonë protestës: Përplasje me policinë! Të rinjtë shqiptarë akuzojnë Ramën për korrupsion dhe kërkojnë largimin e tij
Aktualitet

‘France 24’, jehonë protestës: Përplasje me policinë! Të rinjtë shqiptarë akuzojnë Ramën për korrupsion dhe kërkojnë largimin e tij

23:18 - 24/10/26

Protesta e 12-të studentore në Tiranë ka marrë vëmendjen e medias franceze France 24, e cila i ka kushtuar një...

Lexo më shumë
“Largimi i Ramës është i shpejtë”- Ervin Salianji: Kryeministri, ‘vrasës me pagesë’, paguan policët 2500 euro për të dhunuar qytetarët

“Largimi i Ramës është i shpejtë”- Ervin Salianji: Kryeministri, ‘vrasës me pagesë’, paguan policët 2500 euro për të dhunuar qytetarët

22:33 - 24/10/26
Studentët njoftojnë sërish protestë nesër në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

Studentët njoftojnë sërish protestë nesër në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

22:11 - 24/10/26
“Lutemi për ty vëlla”, reagimi i Tifozave Kuq e Zi për Erjon Vishkullin

“Lutemi për ty vëlla”, reagimi i Tifozave Kuq e Zi për Erjon Vishkullin

21:51 - 24/10/26
Vullnetarja që ndihmon të lënduarit e protestës asfiksohet nga gazi lotsjellës

Vullnetarja që ndihmon të lënduarit e protestës asfiksohet nga gazi lotsjellës

21:12 - 24/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com