GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Pastrimi i parave për ndërtimin e kullave mban çmime të larta për qiratë e zyrave

09:21 - 25/06/23
në Ekonomi & Sociale, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Pastrimi i parave për ndërtimin e kullave mban çmime të larta për qiratë e zyrave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Çmimet e zyrave për agjentët imobiliarë do të vijojnë të mbeten të larta edhe këtë vit. Arsyet kryesore që ndikojnë te mosndryshimi i çmimeve janë, së pari fenomeni i pastrimit të parave në sektorin e ndërtimit, shtrenjtimi i materialeve të ndërtimit, si dhe kërkesa e lartë për ambiente me qira zyrash.Fatjon Hysenbelliu, drejtues i agjencisë së pasurive të patundshme “Future Home”, thotë se edhe këtë vit, çmimet e qirave për tregun e zyrave do të jenë në stanjacion. Z. Hysebenlliu thekson se pavarësisht se oferta për mjedise me qira luksoze është më e lartë se kërkesa, subjektet ndërtuese nuk ofrojnë ulje në tërësi çmimesh pasi i përdorin investimet e tyre për pastrim parash.

Sipas tij, oferta e lartë për mjedise të lira në kulla në zonat elitare të Tiranës mund të sjellë rënie të çmimeve, vetëm në rast negociatash mes qiradhënësve dhe bizneseve të interesuara.

“Kjo kategori investitorësh i shohin këto mjedise dhe si formë ‘Money Laundering’ (pastrim parash). Çmimet në zonat elitare nuk do pësojnë ulje, por stacionim në nivelet aktuale, derisa mentaliteti i sipërmarrësve të pranojë logjikën e zhvillimit të biznesit në këto kulla”.

Burime nga tregu i agjencive të pasurive të patundshme thanë për “Monitor” se ndërtuesit janë kategoria që përfitojnë më tepër nga pastrimi i parave në tregun e qirave. Pjesa tjetër është minimale, duke qenë se kërkon kohë në arkëtimin e vlerës.

Skema e pastrimit të parave, sipas tyre, është e ngjashme me skemat financiare të shmangies së detyrimeve, ku qiramarrja bëhet, si kontrata mbi bazën e dy NIPT-eve. Deklarimet për qiranë bëhen reale, por vlerat amortizohen nëpërmjet TVSH-së dhe shpenzimeve vjetore.

Të gjitha vlerat që arkëtojnë nëpërmjet numrit NIPT i bëjnë me shkarkimet e shpenzimeve që mund të ketë një firmë ndërtimi, duke arkëtuar TVSh-në apo pagesa të tjera të deklaruara me mbifaturim. Vlera e arkëtimit të qirasë nëpërmjet kësaj skeme mbetet “e pastër” në llogarinë e ndërtuesve.

Përdorimi i skemave të pastrimit të parave në sektorin e ndërtimit dhe të pasurive të paluajtshme është hasur edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave. Gjatë 2022, ky institucion në raportin vjetor publikoi 8 tipologji skemash që janë dyshuar si forma të pastrimit të parave në vend.

Shumica e tipologjive kanë në thelb investimet në pasuri të paluajtshme, ku janë të paktën tre të tilla të lidhura me to, por nuk mungojnë as dyshimet për përdorim të fondeve publike, transferta të dyshimta të lidhura edhe me grupe kriminale.

Të gjitha këto tipologji të hasura janë dërguar pranë autoriteteve përkatëse nga ana e kësaj drejtorie, për t’u hetuar dhe për të dalë më pas në përfundime më të sakta mbi atë se çfarë përfaqësojnë.

Arsyet e tjera pse nuk ulen çmimet

Agjentë të tjerë imobiliarë theksojnë si arsye të çmimeve të larta të zyrave materialet e ndërtimit dhe kërkesën e shtuar, sidomos nga bizneset e huaja. Stela Dhami, nga “Colliers”, pohon se çmimet e qirave të zyrave të paktën për një periudhë afatshkurtër nuk pritet të ulen, për shkak edhe të shtrenjtimit të kostos së ndërtimit.

“Në periudhë afatshkurtër nuk parashikojmë asnjë ulje të çmimit, sepse kosto aktuale e ndërtimit, si dhe barra tatimore për ndërtuesit është rritur, të gjitha këto rritje do të reflektohen në rritje çmimesh për konsumatorin përfundimtar, që është edhe përdoruesi i zyrave.

Më të fituar nga këto transaksione do të mbeten ata qiradhënës, të cilët kuptojnë kërkesat aktuale të qiradhënësve dhe gjithmonë bëjnë një krahasim godinash, përpara se të marrin vendimin përfundimtar se ku do të zhvendosin aktivitetin e biznesit”, nënvizon Stela Dhami, nga “Colliers”.

Lorina Radi, agjente imobiliare te “Century 21 CPM Smart”, pohon se nuk ka tendencë për ulje çmimesh, pasi kërkesa është e lartë. “Çmimet e qirave për zyra parashikohet të qëndrojnë në këto nivele.”/MONITOR

Etiketa: Kullatpastrimi paraveTirane

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
Protesta pro dhe kundër të drejtave të abortit në SHBA

Protesta pro dhe kundër të drejtave të abortit në SHBA

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com