GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pastronte para përmes restoranteve të tij, Prokuroria belge kërkon 8 vite burg për Ramazan Rrajën

19:46 - 20/04/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Pastronte para përmes restoranteve të tij, Prokuroria belge kërkon 8 vite burg për Ramazan Rrajën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja është kthyer përsëri në qendër të vëmendjes nga prokuroria belge e cila ka kërkuar 8 vite burg, për të.

Lidhur me ngjarjen, mediat belge shkruajnë se një letonez dhe dy shqiptarë, Rraja së bashku me kushëririn e tij Fioralb Rraja akuzohen për drejtimin e një organizate të trafikut të kokainës, e cila sipas mediave belge bëhet me dije se lundronte në luks dhe para.

Nga ana tjetër, sipas dosjes së prokurorisë belge, banda trafikonte kokainë nëpërmjet Antwerp-it dhe më pas e shpërndante në të gjithë Europën Perëndimore si dhe në Turqi e deri në Australi.

Gjithashtu, kjo organizatë kriminale kryente pastrimin e parave përmes një zinxhiri restorantesh në shuma që arrinin deri në 11 milionë euro. Sipas prokurorisë belge biznesmeni letonez në nëntë muaj kishte udhëtuar në 14 vende të botës, kryesisht brenda Europës, por edhe në Kolumbi, Ekuador si edhe Republikën Domenikane.

Ndërkohë nga operacioni i kryer për arrestimin e anëtarëve të kësaj bande, policia gjeti qindra foto të stilit të jetesës luksoze, ku sipas mediave belge vetëm ora “Richard Mille” që mban Ramazan Rraja kushton 665 mijë dollarë. Rraja shfaqej në foto edhe teksa ngiste Ferrarin dhe Lamborghinin si dhe tregonte paratë e shumta që fitonte.

Ndërkaq, kreu i bandës Kaspars N. investoi një pjesë të të ardhurave në Ké Group, një zinxhir dyqanesh perimesh, duke përfshirë Pokerrito në Nationalestraat në Antwerp.

“Antwerp” është pjesë e një hetimi të nisur në Bavari të Gjermanisë. Në vitin 2018, policia atje mori një denoncim nga një supermarket ku përveç bananeve gjetën edhe kokainë në kuti.  Ai që kishte themeluar kompaninë e bananeve ishte Kaspars N. nga Letonia i cili jetonte në Berçem afër Antwerpit të Belgjikës. Sipas prokurorit, biznesmeni letonez ishte një trafikant ndërkombëtar teksa kishte udhëtuar në 14 vende, kryesisht brenda Evropës, por edhe në Kolumbi, Ekuador dhe Republikën Domenikane.

Policia kishte vendosur aparate përgjimi në banesën e tij në Berçem duke përgjuar disa telefonata rresht. Në bazë të përgjimeve, kjo bandë ka shitur 450 bukë, e cila përdorej si gjuhë e koduar për 1 kg kokainë në Evropë, me një vlerë neto prej më shumë se 11 milionë euro.

Të gjitha bisedat e përgjuara kishin të bënin me futjen e ngarkesave të kokainës, ku banda përdorte GPS për të gjetur kontejnerët e kokainës, makina me vendngarkimet e caktuara, dokerë të korruptuar që nxirrnin kokainën, madje edhe një oficer policie të korruptuar që mbyllte njërin sy.

Pas ngritjes së aktakuzës, ka pasur një përplasje të ashpër mes kryetarit të gjykatës dhe avokatëve. Avokates iu kërkua të paraqesë kërkesën e saj me shkrim tek të gjitha palët. Sipas medias belge  avokatët e trafikantëve të drogë përpiqen të sillen vazhdimisht në këtë mënyrë kur mbrojnë të tilla raste. Avokati Sanne De Clerck, i cili përfaqëson të dyshuarin kryesor Kaspars N. e refuzoi një të tillë, ndërsa edhe avokatët e tjerë vepruan po njësoj.

Pak orë para bastisjes së madhe në dhjetor 2020, kreu i bandës Kaspars N. mori një telefonatë se policia ishte pranë tij. 13 anëtarët e bandës po ndiqen penalisht për trafik të sasive të mëdha të kokainës, pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe pastrim parash.

Policia sekuestroi një kontejner me 57 kg kokainë mes bananeve.

“Vetëm në bazë të përgjimeve, kjo bandë ka shitur 450 bukë në Evropë. Një kilogramë kokainë llogaritej për 26 mijë euro duke prodhuar një pasuri kriminale prej më shumë se 11 milionë euro. Vetëm kini kujdes nëse mendoni se do të hani perime të shëndetshme. Kjo bandë e trafikut të drogës ka biznese të ndryshme që pastrohen paratë”.

Së fundmi, Prokuroria kërkoi 9 vjet burg për Kaspars N. dhe 8 vjet për dy drejtuesit e tjerë, Musa G. dhe Ramazan Rrajën, ndërsa për anëtarët e tjerë të bandës pritet të përballen me dënime nga 4 deri në 6 vjet.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Kërkonin lirimin e pasurive nga sekuestro, GJKKO vendos për  Argita Berishën dhe Jamarbër Malltezin
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Argita dhe Jamarbër Malltezit, lë në fuqi sekuestron e pasurive

10:28 - 16/01/26
Sekretari amerikan i Shtetit, Rubio: Administrata Trump po riorganizon DASH-in
Aktualitet

Marco Rubio: Jemi të shqetësuar se liria e shprehjes në Evropë po gërryhet

10:15 - 16/01/26
Rrëshqitja e dherave paralizon qarkullimin dhe izolon familjet në fshatin Cernaleva të Kukësit
Aktualitet

Rrëshqitja e dherave paralizon qarkullimin dhe izolon familjet në fshatin Cernaleva të Kukësit

09:40 - 16/01/26
Para
“Të hapen negociatat me BE-në”, Parlamenti Evropian miraton raportin për Shqipërinë

“Të hapen negociatat me BE-në”, Parlamenti Evropian miraton raportin për Shqipërinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kërkonin lirimin e pasurive nga sekuestro, GJKKO vendos për  Argita Berishën dhe Jamarbër Malltezin
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Argita dhe Jamarbër Malltezit, lë në fuqi sekuestron e pasurive

10:28 - 16/01/26

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi sot masën e sigurimit “sekuestro preventive” për pasuritë e Argita dhe...

Lexo më shumë
Sekretari amerikan i Shtetit, Rubio: Administrata Trump po riorganizon DASH-in

Marco Rubio: Jemi të shqetësuar se liria e shprehjes në Evropë po gërryhet

10:15 - 16/01/26
Rrëshqitja e dherave paralizon qarkullimin dhe izolon familjet në fshatin Cernaleva të Kukësit

Rrëshqitja e dherave paralizon qarkullimin dhe izolon familjet në fshatin Cernaleva të Kukësit

09:40 - 16/01/26
Kuçova në kushte të mjerueshme! Maliqi: Boll u tallën me shqiptarët, t’u japim shkelmin këtyre hajdutëve

Kuçova në kushte të mjerueshme! Maliqi: Boll u tallën me shqiptarët, t’u japim shkelmin këtyre hajdutëve

09:23 - 16/01/26
Mbledhja maratonë e Grupit Parlamentar të PS, çfarë pritet të diskutohet

Mbledhja maratonë e Grupit Parlamentar të PS, çfarë pritet të diskutohet

09:13 - 16/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com