GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pastruesja s’e di për 400 mijë eurot, hetohet për disa zyrtarë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Pastruesja s’e di për 400 mijë eurot, hetohet për disa zyrtarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rozeta Dobi dhe djali i saj, Havier Dobi, ende nuk e dinë që Policia ka gjetur në shtëpinë e tyre edhe 400 mijë euro, të fshehura në tubin e aspiratorit. Nënë e bir u njohën paraditen e së hënës me masën e sigurisë “arrest me burg”, nën dyshimet se kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme parash dhe bizhuteri në shtëpinë e Alda Klosit, ish-zyrtares së lartë në kabinetin e Arben Ahmetaj dhe aktualisht drejtoreshë tek Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare.

Në materialet që prokuroria paraqiti në gjykatë flitej vetëm për 120 mijë euro dhe bizhuteri të çmuara, të cilat pastruesja Dobi.  Ndërkohë, në një kontroll të dytë të zhvilluar të dielën, policia zbuloi në shtëpinë e familjes Dobi edhe rreth 400 mijë euro të tjera. Ky informacion nuk u është bërë ende me dije Rozeta dhe Havier Dobit.

Burime nga prokuroria e Tiranës deklaruan për “Gijotina” se shuma e dytë u zbulua, pasi dosja për masë sigurimi për vjedhjen në shtëpinë e Alda Klodit kishte mbërritur në gjykatë. Për këtë arsye, shuma prej 400 mijë euro nuk u përmend në seancën e së hënës. Por, ajo që thuhet nën zë nga prokuroria, është fakti qe hetuesit po shpresojnë që të gjejnë “pronarët” e kësaj shume të dytë.

Burime të rezervuara thonë se Rozeta Dobi ka një “biografi profesionale të pasur” si mirëmbajtëse pastërtie në shtëpitë e disa zyrtarëve të rëndësishëm, të cilët nuk kanë bërë kallëzim për vjedhje. Në mungesë të kallëzimeve, prokurorët po shpresojnë që të marrin informacion nga Rozeta Dobi, për te identifikuar “pronarët” e këtyre shumave, si edhe për të zbuluar më tej arsyet se përsë “viktimat e vjedhjes” nuk kanë preferuar t’u drejtohen autoriteteve hetimore.

Rozeta dhe Havier Dobi u arrestuan në fundjavë pas kallëzimit të Alda Klosit, e cila deklaroi në polici se i ishin vjedhur 120 mijë euro dhe bizhuteri. Zyrtarja e lartë shtetërore deklaroi para autoriteteve hetimore se këto shuma parash janë mbledhur nga familjarët e saj për kurimin e xhaxhait në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Deklarimet e Alda Klosit janë marrë me rezervë nga hetuesit, të cilët po kryejnë verifikime për origjinën e kësaj shume të madhe në gjendje cash, jashtë sistemit bankar. Pas arrestimit të dy të dyshuarve, policia aplikoi një rreng standard, duke vendosur Rozeta Dobin dhe djalin e saj, Havierin, në një dhomë të veçantë, pa praninë e personave të tjerë.

Nënë e bir biseduan lirshëm, pa pasur në dijeni se çdo fjalë e tyre përgjohej. Gjatë bisedës, Rozeta dhe Havieri u shprehën disi të çliruar për faktin që policia nuk kishte gjetur të gjitha paratë e fshehura në shtëpinë e tyre.

Ky detaj nxiti oficerët e Policisë Gjyqësorë të riktheheshin për kontroll në shtëpinë e familjes Dobi, ku zbuluan edhe 400 mijë euro të fshehura në tubin e aspiratorit. Tashmë, sfida e prokurorisë është të zbulojë se cili apo cilët janë “pronarët e heshtur” të shumës së vjedhur që nuk guxojnë të bëjnë kallëzim.

Etiketa: DobiKryesore1Vjedhjezyrtare

Lajme të lidhura

Mbyllet para Kryeministrisë protesta e 44-t, paralajmërimi për Ramën
Aktualitet

Mbyllet para Kryeministrisë protesta e 44-t, paralajmërimi për Ramën

22:28 - 13/07/26
Sherr me thika në Fushë-Krujë, plagoset 22-vjeçari dhe dërgohet me urgjencë te Trauma
Aktualitet

Sherr me thika në Fushë-Krujë, plagoset 22-vjeçari dhe dërgohet me urgjencë te Trauma

22:21 - 13/07/26
“Zegjine gëk-mëk”, protestuesit ironizojnë deputeten e PS gjatë marshimit në ditën e 44-t të protestës
Aktualitet

“Zegjine gëk-mëk”, protestuesit ironizojnë deputeten e PS gjatë marshimit në ditën e 44-t të protestës

22:01 - 13/07/26
Para
Zyrtarizimi i Sylvinhos, gazetarit i bëjnë kërkesën e veçantë

Zyrtarizimi i Sylvinhos, gazetarit i bëjnë kërkesën e veçantë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hapet zjarr në Ngushticën e Hormuzit, Irani godet dy anije cisternë që transportonin naftë
Botë

Hapet zjarr në Ngushticën e Hormuzit, Irani godet dy anije cisternë që transportonin naftë

07:48 - 14/07/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) ka deklaruar se ka “goditur dhe neutralizuar” dy supertankerë, të cilët i...

Lexo më shumë
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 14 Korrik 2026

07:28 - 14/07/26
Sot kthehet i nxehti afrikan, temperatura deri në 39 gradë

Parashikimi i motit për sot, 14 Korrik 2026

07:25 - 14/07/26
Mbyllet para Kryeministrisë protesta e 44-t, paralajmërimi për Ramën

Mbyllet para Kryeministrisë protesta e 44-t, paralajmërimi për Ramën

22:28 - 13/07/26
“Ligji i luftës” me Shqipërinë, Profesori grek tregon se ku qëndron ngërçi real

“Ligji i luftës” me Shqipërinë, Profesori grek tregon se ku qëndron ngërçi real

22:24 - 13/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com