GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?

17:27 - 25/02/26
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kur Gjykata e Posaçme urdhëroi në tetor 2023 sekuestrimin e tre tokave pyjore në fshatin Pulaj të Velipojës, prokurorët argumentuan se pronat dyshohej të ishin përfituar përmes falsifikimeve të kryera më shumë se një dekadë më parë.

Por ndërsa toka në bregdet u bllokua, një pasuri shumë më e madhe dhe më e dukshme e biznesmenit Pëllumb Gjoka – kazinoja në qendër të Tiranës dhe kompania e tij “Imperial Group”, e shpallur investitor strategjik nga qeveria – nuk u prek nga sekuestroja.

Kur Gjykata e Posaçme urdhëroi në tetor 2023 sekuestrimin e tre tokave pyjore në fshatin Pulaj të Velipojës, prokurorët argumentuan se pronat dyshohej të ishin përfituar përmes falsifikimeve të kryera më shumë se një dekadë më parë.

Por ndërsa toka në bregdet u bllokua, një pasuri shumë më e madhe dhe më e dukshme e biznesmenit Pëllumb Gjoka – kazinoja në qendër të Tiranës dhe kompania e tij “Imperial Group”, e shpallur investitor strategjik nga qeveria – nuk u prek nga sekuestroja.

Gjoka, 49 vjeç, ndodhet në burg prej korrikut 2023 dhe po gjykohet për akuza të rënda, përfshirë vrasje dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, të zbuluara pas zbërthimit të komunikimeve në aplikacionin e koduar Sky ECC. Megjithatë, pasuria e tij nuk është hetuar në bazë të ligjit “Antimafia”, mekanizmi që zakonisht përdoret në Shqipëri për konfiskimin e aseteve të dyshuara me origjinë kriminale.

Sipas studiuesve të së drejtës, kjo zgjedhje procedurale ka rëndësi vendimtare, sepse ndryshon barrën e provës.

“Bëhet fjalë për vepra penale që krijojnë produkte, siç është pjesëmarrja në krim të organizuar,” tha Lirime Çukaj, pedagoge e së drejtës penale në Universitetin e Tiranës. “Ligji ‘Antimafia’ parashikon fillimin e procedimit pasuror pa qenë nevoja për një vendim penal të formës së prerë dhe barra e provës i kalon individit për të justifikuar pasurinë.”

Në rastin e Gjokës, hetimet financiare u kryen vetëm brenda procedimit penal dhe jo sipas ligjit të posaçëm për konfiskimin e pasurive kriminale.

SPAK nuk dha shpjegime të detajuara për këtë zgjedhje, por në një përgjigje me shkrim tha se gjatë hetimeve nuk janë gjetur probleme për shoqërinë “Imperial Group”, ku Gjoka zotëron shumicën e aksioneve.

“Shoqëria për të cilën keni pyetur nuk është përfshirë në këto sekuestrime, pasi prokurorët kanë vlerësuar se nuk plotësohen kërkesat ligjore për sekuestrimin e saj,” thuhet në përgjigje.

Kompania “Imperial Group” sh.a., ku Gjoka zotëron rreth 56 për qind të aksioneve, operon në fushën e lojërave të fatit dhe zotëron një kazino në Tiranë. Në vitin 2021 ajo u shpall investitor strategjik për projektin turistik “Silver Sand Resort”, një zhvillim i planifikuar me vlerë rreth 52 milionë euro në bregdet, që përfshin ndërtesa banimi, vila dhe hotele në një sipërfaqe prej mbi 113 mijë metrash katrorë.

Hetimi penal ndaj Gjokës nisi pasi autoritetet shqiptare morën të dhëna nga Sky ECC për një organizatë kriminale që dyshohet se kishte kryer vrasje, pengmarrje, korrupsion dhe pastrim parash. Në total, ndaj tij dhe anëtarëve të tjerë të grupit janë ngritur nëntë akuza penale.

Në të njëjtin proces janë dërguar për gjykim edhe disa persona të tjerë, përfshirë Behar Brajoviq, Edmond Preka, Astmer Bilali, dy zyrtarë policie, Ardit Hasanbegaj dhe Oltian Bistri, si dhe prokurori Xhevahir Lita.

Gjoka e kundërshtoi arrestimin në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar që komunikimet Sky ECC të shpalleshin të papërdorshme në gjyq, por kërkesa e tij u rrëzua në dhjetor 2024. Gjatë këtij procesi, SPAK deklaroi gjithashtu se kishte dyshime të arsyeshme se ai kishte tentuar të ndikonte vendimmarrjen e gjykatës.

Ndërkohë, sekuestrimi i vetëm pasuror ndaj tij mbeti ai i tre parcelave në Velipojë.

Vendimi i Apelit të Posaçëm, i siguruar nga BIRN përmes një kërkese për informacion, tregon se falsifikimi përmes të cilit dyshohet se janë përfituar këto prona daton në vitin 2012.

Sipas ekspertëve, nëse do të ishte përdorur ligji “Antimafia”, hetimi pasuror do të kishte pasur një shtrirje shumë më të gjerë.

“Kur konfiskimi bëhet vetëm brenda procedimit penal, standardi i provës është shumë më i lartë – ‘tej çdo dyshimi të arsyeshëm’,” shpjegoi Çukaj. “Ndërsa në procedimin pasuror mjafton ekzistenca e dyshimeve të arsyeshme dhe barra kalon te personi për të provuar burimin e ligjshëm të pasurisë.”

Për rrjedhojë, ndërsa një pjesë e vogël e pronave të dyshuara të Gjokës u sekuestrua, asetet kryesore të biznesit të tij vazhdojnë të mbeten të paprekura nga masat preventive. /BIRN

Etiketa: Kryesore1pellumb gjoka

Lajme të lidhura

“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat
Aktualitet

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Para
Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet

Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 7 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 07/04/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Prill 2026

07:42 - 07/04/26
Parashikimi i motit për ditën e nesërme, sa do të arrijnë temperaturat në vendin tonë

Parashikimi i motit për sot, 7 Prill 2026

07:38 - 07/04/26
Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com