GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pamje nga brenda kështjellës 2.6 MLN euro të Ermal Beqirit në Francë, rezidenca që SPAK kërkon t’ia sekuestrojë (Fotot)

në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Pamje nga brenda kështjellës 2.6 MLN euro të Ermal Beqirit në Francë, rezidenca që SPAK kërkon t’ia sekuestrojë (Fotot)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këto janë fotot nga brenda dhe jashtë Château d’Auteuil, kështjellës në Francë që SPAK e ka identifikuar si një nga pasuritë e biznesmenit Ermal Beqiri dhe për të cilën ka kërkuar sekuestron në kuadër të hetimeve ndaj tij në çështjen AKSHI.

Në fotogaleri shfaqen ambientet e rezidencës prej 1200 metrash katrorë, e vendosur në komunën Berneuil-en-Bray, në Oise, rreth një orë larg Parisit. Pamjet tregojnë suitat luksoze, dhomat e gjumit me shtretër dopio, banjat spacioze me vaskë, sallat e pritjes me qilim, oxhak zjarri e shandanë, korridoret, mobilimin e stilit klasik, si edhe parkun dhe sipërfaqet e gjera të gjelbëruara që rrethojnë pronën luksoze.

Château d’Auteuil daton që nga shekulli XVI dhe fasadat e çatitë e saj gëzojnë statusin e monumentit historik të mbrojtur nga shteti francez. Mediat franceze që kanë raportuar rastin thonë se prona është shitur më 30 dhjetor 2024 për 2.612.200 euro, vlerë që përputhet me atë të përmendur nga SPAK në kërkesën për sekuestrim.

Kështjella, me një vlerë rreth 2.6 milionë euro, është një nga asetet që autoritetet shqiptare kanë identifikuar në Francë gjatë hetimeve ndaj Beqirit. Sipas SPAK, në territorin francez janë zbuluar gjithashtu dy apartamente, llogari bankare me mbi 2 milionë euro dhe mjete motorike, për të cilat është kërkuar sekuestrimi në bashkëpunim me autoritetet franceze.

Ermal Beqiri, pronar i kompanisë “Soft & Solutions”, ndodhet në kërkim nga drejtësia shqiptare në kuadër të dosjes së AKSHI-t. Ai akuzohet për disa vepra penale, mes tyre shkelje të barazisë në tendera, grup të strukturuar kriminal, pastrim parash dhe korrupsion aktiv. Në Shqipëri, SPAK i ka sekuestruar më herët 10 pasuri, mes tyre truall në “Green Coast”, një vilë në “Rolling Hills”, një jaht, automjete, biznese dhe llogari bankare.

Beqiri u arrestua nga autoritetet franceze pasi hyri me një avion të tipit kaçiator në hapësirën ajrore të kufizuar të centralit bërthamor të Penly. Gjykata franceze ka vendosur ta mbajë në paraburgim në pritje të procedurave për ekstradimin drejt Shqipërisë, ndërsa SPAK ka nisur procedurat për sekuestrimin edhe të pasurive të identifikuara në Francë.

gijotina.com/

Etiketa: Keshtjella e Ermal BeqiritKryesore1

Lajme të lidhura

Plagosja e protestuesit në sy/ Zhupa: Rama, përgjegjës për barbarizmin e policisë dhe dështimin e shëndetësisë
Aktualitet

Plagosja e protestuesit në sy/ Zhupa: Rama, përgjegjës për barbarizmin e policisë dhe dështimin e shëndetësisë

15:14 - 26/10/26
Retorika e Ramës ndaj protestuesve, një ‘reminishencë e diktaturës’
Aktualitet

Retorika e Ramës ndaj protestuesve, një ‘reminishencë e diktaturës’

15:03 - 26/10/26
Pas plagosjes së tifozit Erjon Vishkulli në protestë, Elbasani merr vendimin për ndeshjen me Partizanin
Aktualitet

Pas plagosjes së tifozit Erjon Vishkulli në protestë, Elbasani merr vendimin për ndeshjen me Partizanin

14:57 - 26/10/26
Para
Harta e re/ Banorët e Selenicës ngrihen në protestë kundër shkrirjes së bashkisë

Harta e re/ Banorët e Selenicës ngrihen në protestë kundër shkrirjes së bashkisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plagosja e protestuesit në sy/ Zhupa: Rama, përgjegjës për barbarizmin e policisë dhe dështimin e shëndetësisë
Aktualitet

Plagosja e protestuesit në sy/ Zhupa: Rama, përgjegjës për barbarizmin e policisë dhe dështimin e shëndetësisë

15:14 - 26/10/26

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar ndaj qëndrimit të Edi Ramës për rastin e Erjon Vishkullit, duke e akuzuar për...

Lexo më shumë
Retorika e Ramës ndaj protestuesve, një ‘reminishencë e diktaturës’

Retorika e Ramës ndaj protestuesve, një ‘reminishencë e diktaturës’

15:03 - 26/10/26
Pas plagosjes së tifozit Erjon Vishkulli në protestë, Elbasani merr vendimin për ndeshjen me Partizanin

Pas plagosjes së tifozit Erjon Vishkulli në protestë, Elbasani merr vendimin për ndeshjen me Partizanin

14:57 - 26/10/26
Revolta studentore/ Shoqëria civile kallëzon në SPAK dhunën policore ndaj protestuesve: Kemi evidentuar 180 raste

Revolta studentore/ Shoqëria civile kallëzon në SPAK dhunën policore ndaj protestuesve: Kemi evidentuar 180 raste

14:39 - 26/10/26
“Ditën hamë gaz, natën punojmë”/ Studenti i Drejtësisë sfidon Ramën: Nuk na frikësojnë masat ndëshkuese!

“Ditën hamë gaz, natën punojmë”/ Studenti i Drejtësisë sfidon Ramën: Nuk na frikësojnë masat ndëshkuese!

14:29 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com