GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pasuritë e ushtrisë në duar private: Banesa dhe bizneset e Artan Dulakut e Genard Kastratit, nën lupën e hetimit, SPAK sekuestron prova

16:25 - 16/10/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Pasuritë e ushtrisë në duar private: Banesa dhe bizneset e Artan Dulakut e Genard Kastratit, nën lupën e hetimit, SPAK sekuestron prova
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka autorizuar kontrolle të imtësishme në banesën dhe pronat e biznesmenit Artan Dulaku, i cili ndodhet nën hetim për çështjen e portit të Limionit në Sarandë. Lajmi është bërë i ditur nga gazetari i MCN TV, Arsen Rusta.

Sipas burimeve pranë hetimit, gjatë kontrolleve është sekuestruar edhe telefoni celular i zotit Dulaku, ndërsa hetimet po zgjerojnë fokusin edhe te bizneset e Genard Kastratit, administrator i kompleksit “Marina Bay Saranda”.

SPAK ka marrë dritë jeshile nga Gjykata për të vepruar mbi një prej dosjeve më të rëndësishme të momentit, ku përfshihen figura të njohura nga fusha e ekonomisë, biznesit dhe politikës. Në qendër të hetimeve qëndron mënyra e përdorimit dhe tjetërsimit të pronave shtetërore, konkretisht atyre që dikur kanë qenë në administrim të ushtrisë shqiptare.

Sipas aktvendimit të Gjykatës së Posaçme, kontrolli është autorizuar për të verifikuar dyshimet mbi tejkalimin e kontratës së qirasë për portin e Limionit, si dhe për cenimin e masave të sekuestros që ishin vendosur më herët për këtë pronë me vendim gjykate. SPAK dyshon se marrëveshjet për dhënien e kësaj prone janë bërë në mënyrë abuzive, me qëllim përfitime të paligjshme dhe tjetërsim të një aktivi strategjik të shtetit.

Operacioni ka nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe është ende në zhvillim, me forcat e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) që ndodhen në terren. Edhe pse nuk ka ende një njoftim zyrtar nga autoritetet, burime pranë hetimit konfirmojnë se janë vendosur masa sekuestroje mbi celularin e Artan Dulakut, si dhe mbi pajisje dhe dokumentacion të kompanive të lidhura me të.

Hetimet pritet të shtrihen më tej, ndërsa dosja po trajtohet si një çështje me rëndësi të veçantë për shkak të përmasave ekonomike dhe implikimeve të mundshme politike.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës
Breaking Views

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur
Aktualitet

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Para
Përjashtohet nga seanca, Gazment Bardhi refuzon të largohet – Kuvendi ndërpret punimet

Përjashtohet nga seanca, Gazment Bardhi refuzon të largohet – Kuvendi ndërpret punimet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com