GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Patentat: Nuk rritet çmimi më 1 mars

16:39 - 28/02/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Patentat: Nuk rritet çmimi më 1 mars
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Te mjekët e familjes, poliklinika, autoshkolla, ka dyndje njerëzish të keq informuar që po nxitojnë të mbarojnë gjithë procedurat që u duhen për tu regjistruar në kursin e patentës përpara datës 1 mars. Ata kanë dëgjuar se pas shkurtit, çmimi i lejeve të drejtimit për automjete do të dyfishohet deri në 85 mijë lekë. Që prej të hënës Gazetasi.al kanë komunikuar me disa autoshkolla të cilat thanë se nuk mund të regjistrojnë më kursantë pranë zyrave të DPSHTRR.

“Prej pasdites së të hënës, nuk regjistrojmë dot sepse është bllokuar regjistrimi në DPSHTRR.”

Kjo situatë i ka bërë më të fortë dhe më të besueshëm zërat se në fillim të marsit patenta do të kushtojë 85 mijë dhe enkas regjistrimi nuk funksionon. Por askush nga qytetarët nuk di të thotë me saktësi se nga e mori vesh lajmin e saktë.

Në fillim të javës së kaluar ishte vetë Drejtori i DPSHTRR , Blendi Gonxhja që lajmëroi publikisht këtë rritje disafish të çmimit të patentës pa përcaktuar një ditë. Në një reagim të detyruar pas pakënaqësisë, ai lajmëroi se çmimi i ri nuk do të aplikohet menjëherë.

Por kjo nuk i shmangi radhët dhe dyndjet! Marsi u kthye në akthin e qytetarëve dhe një stres i paparë për mjekët e familjes dhe poliklinikat.

Në një prononcim për Gazetasi.al, Blendi Gonxhja, drejtori i DPSHTRR thotë se kaosi mund të jetë  krijuar nga autoshkollat që po deklarojnë data për rritje çmimi për të marrë sa më shumë klientë.

“Nuk ka një datë që ndryshon çmimi”,- thotë Gonxhja.

Ndërkohë, Gonxhja thotë se nuk ka asnjë bllokim regjistrimi dhe i vetmi problem mund të jetë shkaktuar në ndonjë moment kur një autoshkollë mund të ketë shumë formularë dhe krijohet radhë e kështu edhe vonesa.

“Por bllokim të regjistrimit nuk ka pasur në asnjë moment”, thotë Gonxhja.

Për të vërtetuar këtë, Gonxhja dërgoi për Gazetasi.al edhe disa fotografi ku shihet puna që vijon nëpër salla për regjistrimin e kursantëve.

Edhe një herë tjetër, Gonxhja tregoi për Gazetasi.al se nuk ka rritje çmimi dhe autoshkollat mund të vijojnë të organizojnë pagesa si të duan ato.

“Por kur t’u shkojnë tatimet, ato do të përgjigjen për çdo kursant. Marrëveshja nuk cakton çmime dhe do të vijojë gradualisht”, tha Gonxhja i cili shton se programi më parë bëhej fiktiv, nuk bëheshin orët në mënyrë që të ulej çmimi ndërsa tani do të bëhen orët sipas programit dhe prandaj çmimi do të jetë aq sa e parashikon programi.

Por ndërkohë radhët e gjata dhe të padurueshme të qytetarëve shuhen vetëm në ekstremet e orareve zyrtare…/GazetaSi

Etiketa: cmiminuk ka rritjePatentat

Lajme të lidhura

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro
Aktualitet

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro

21:46 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Para
Besnik Berisha vrau 2 shqiptarë, dënohet edhe bashkëkombësi

Besnik Berisha vrau 2 shqiptarë, dënohet edhe bashkëkombësi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte...

Lexo më shumë
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com