GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Patriotizëm me shumicë e pak Kosovë

në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Boçi kundër rendit të ditës: Rama ka frikë nga pyetjet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Luciano Boçi

Fituam!!!

Shumë mire dhe shumë bukur!

U kënaqëm të gjithë…

Shpërthyen postimet e urimet, lajkat e liket patetike, shoqëruar me thirrjet patriotike e këngët ritmike, me parashikime frenetike.

Flamujt e shqiponjat me duar u derdhën lumë stadiumit, kapën majat e kulmit. Lëvdatat e pushtetarëve përmbytën rrugët e Tiranës, ia kaluan dhe prurjeve të Lanës.

Fitorja dukej sikur në prag shtëpie na kishte trokitur, por harruam që kryeministri familjarisht e kishte grabitur, si VKM para nesh duke e shitur.

A thua luajti vetë, gjuajti vetë, bëri gol vetë, ishte tranjeri vetë, apo për karshillik të Gjicit “të shkretë”.

Qëllmisht kishte harruar të merrte Kosovën në krah, që vetja t’i dukej si padishah.

E megjithatë i ngjante vetja krenar, duke menduar se po shikonte efektet e legalizimit të magjishmit hashash-bar.

Ia kaluam dhe Ukrainës, partia e qeverisë tani nga sukseset konkurron me atë të Kinës. Ndërsa futbolli sikurse në Kore, sipas Ramës është sukses absolut i qeverisë-diarre.

Por t’i lejmë një moment shakatë dhe të dalim tek …lisat e gjatë që janë ndërmend ditë e natë.

Gjithësesi fituam. Harruam për ca çaste hidhtësinë mbytëse që prodhon këneta e shoqërisë dhe e politikës, zbuluam vlerën e gëzimit dhe valvitja e patriotizmit arriti pikën e vlimit.

Atmosferë për të cilen kemi nevojë vërtet.

Fituam kundër Moldavisë!

Dikush apo shumë mund të pyesin: Ore po kush është Moldavia në futboll?

Brazili apo Gjermania?!Anglia?!Italia?!

Jo dhe jo, normal.

Mos vallë së paku Serbia?

S’do të thotë gjë sepse fitorja ka shije.

Ah po Serbia!!!?

Duam s’duam patriotizmin e lidhim me këtë e ndonjë tjetër e me Kosovën. Tifozerinë me dashurinë për shqiptarinë e sfidën e futbollit me sfidën e historisë si emocion pozitiv. Madje do donim që golat t’bënte një tetovar (që e bëri) e një kosovar.

E di që kjo e fundit do ngjallte akoma më shumë entuziazëm e patriotizëm, gulç e cinizëm, hare e triumfalizëm.

Do ishte akoma më bukur se kjo bukuria e tanishme.

Por e humbëm rastin.

E humbëm jo dje. Dje e fituam. E humbën para ca ditësh kur u bë thirrja për të mbështetur Kosovën në mitingun në shesh.

Madje patriotizmi i kësaj dite ishte akoma më bruto më origjinal dhe biles-biles falas. Pa bileta, pa tribuna, pa komentatorë.

Ishte një patriotizëm që Kosovarët mezi e prisnin. Na vëzhgonin dhe e dëshironin. Dhe jo vetëm ata. Të gjithë shqiptarët.

E aty të vinin jo 20 mijë, por dhe 100 mijë e të vinin dhe Kryeministri i veshur me flamur dhe deputetët e qeverisë me qeleshe dhe zyrtarët e shtetit “të fortë” shqiptar me xhubleta e jo për të mbushur kuleta.

Ai patriotizëm i asaj dite do ishte pararendësi dhe domethënësi i këtij të bukurit futbollistik.

Por përsëri dhe njëherë kemi rastin të mos e humbasim.

Sot Kosova ka nevojë për të, shqiptarët e duan. Pavarësisht se do i duhet të dalin kundër Kryeministrit të tyre shkjadashës!

Duam të fitojmë!

Etiketa: BociKosovapatriotizem

Lajme të lidhura

30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Rinia ose do ta rrëzojë neokomunizmin, ose vetë do të përfundojë me valixhe në dorë apo e përkulur para Piktorit

08:06 - 03/11/26
Protestuesit kanë vetëm një zgjidhje: Ta rrëzojnë Piktorin dhe ta pastrojnë Shqipërinë nga plehu politik katërdekadësh
OP-ED

Protestuesit kanë vetëm një zgjidhje: Ta rrëzojnë Piktorin dhe ta pastrojnë Shqipërinë nga plehu politik katërdekadësh

07:55 - 02/11/26
Truku i pisët që Edi Rama po i bën futbollit për sponsorizimin!
Opinion

Truku i pisët që Edi Rama po i bën futbollit për sponsorizimin!

16:01 - 28/10/26
Para
Emigrantët/ Greqia kërkon ndihmë nga Europol

Emigrantët/ Greqia kërkon ndihmë nga Europol

Discussion about this post

TË FUNDIT

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26

“Raporti me paraburgimin e një funksionari të lartë, raporti me paraburgimin e kryetarit të bashkisë të zgjedhur me votë ne...

Lexo më shumë
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com