GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Patronazhistët, Komisioneri bën një “vrimë në ujë”. Asnjë fajtor nga hetimi, justifikon PS-në

07:38 - 08/09/21
në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Patronazhistët, Komisioneri bën një “vrimë në ujë”. Asnjë fajtor nga hetimi, justifikon PS-në
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përhapja me shpejtësi pak muaj më parë e një baze të dhënash që u lakua në atë kohë se i përkiste Partisë Socialiste dhe rrodhi përmes një burimi në media duket se në fund është konkluduar me një hetim administrativ nga Komsioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Në një vendim të zbardhur në datë 19 gusht nënvizohet se cilat janë palët që janë përfshirë në këtë hetim dhe masat e marra ndaj tyre ku nuk kanë munguar rekomandimet, por edhe gjobat.

Kështu nga institucionet publike të përfshira në këtë hetim kanë qenë Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, Agjencia e Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Partia Socialiste apo edhe media dhe palë të treta të tjera.

Sa i takon Drejtorisë së Gjendjes Civile, Komisioneri konstaton se të dhënat e këtij institucioni aksesohen nga një numër i lartë palësh.

Nga ana tjetër, Zyra e Komisionerit konstaton një sërë elementësh që përbëjnë shkelje të legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale nga ky kontrollues.

“Së pari, në lidhje me institucionet të cilëve iu është ofruar shërbimi (akses) në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, në raport me institucionet e parashikuara për të patur akses/shërbim në këtë regjistër, sipas Udhëzimit nr. 463 rezulton se janë 47 institucione publike/private, të cilat kanë akses në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile. Nga përgjigjet e DPGJC, rezulton se, për kontrolluesin në fjalë, aspektet e sigurisë së të dhënave dhe marrëdhënieve me përpunues/bashkëkontrollues të tjerë (përfshirë mirëmbajtës) mbulohen nga AKSHI”, thuhet në dokumentin e Komsionerit.

Pavarësisht argumentit të dhënë nga Gjendja Civile, Komsioneri ka nënvizuar se angazhimi i përpunuesve/bashkëkontrolluesve (të përcaktuar me akt nënligjor) nuk çliron kontrolluesin nga përgjegjësitë për të mbikëqyrur dhe monitoruar aspektet e sigurisë dhe konfidencialitetit të të dhënave që kontrolluesi është i autorizuar (me ligj) të përpunojë dhe administrojë.

Sa i takon Drejtorisë së Tatimeve, e cila i ka dërguar përgjigje me email, Komsioneri vlerëson se vihet re mungesë bashkëpunimi dhe njohurie sa i takon mbrojtjes së të dhënave.

“Cilësisht, qasja dhe përgjigjet e DPT demonstrojnë mungesë bashkëpunimi, si dhe një mungesë të theksuar të njohurive lidhur me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe, veçanërisht detyrimeve që ky legjislacion parashikon për kontrollues që përpunojnë të dhëna personale në shkallë të gjerë, siç është DPT. Mohimi i rolit të kontrolluesit (përgjigjja në pikën (i) më sipër) nga ana e DPT, konfirmon konstatimin e mësipërm lidhur me këtë kontrollues” thuhet në raport. DPT është gjobitur nga Komsioneri me një vlerë 1 milion lekë.

Sa i takon pjesës së AKSHI-t, Komsioneri verën se ky i fundit është treguar bashkëpunues gjatë hetimit, por pavarësisht materialeve që ka vënë në dispozicion apo përgjigjeve që ka dhënë sa i takon rrjedhjes së të dhënave për votuesit e Republikës së Shqipërisë përgjigjet nuk janë shteruese. Dhënia e akesit tek të dhënat sipas Zyrës së Komsionerit është më i madh sesa parashikon kuadri ligjor.

“Zyra e Komisionerit nuk përjashton mundësinë që Baza e të Dhënave të jetë populluar nga të dhënat të cilat kontrollohen dhe/ose përpunohen nga institucionet objekt të këtij hetimi (dhe/ose subjektet e kontraktuara/nënkontraktuara prej tyre për ofrimin e shërbimeve të ndryshme për ngritje dhe mirëmbajtjen e sistemeve të infrastrukturës kritike, si dhe jo vetëm), rrjedhja e të cilave mund të jetë rezultat i mungesës së masave të sigurisë nga subjektet që kanë të drejtë t’i aksesojnë këto të dhëna, ose nga vetë institucionet ku këto të dhëna përbëjnë të dhëna parësore dhe/ose dytësore të bazave shtetërore të konstituuara në përputhje me legjislacionin në fuqi” nënvizon Komsioneri.

Sa i takon Partisë Socialiste duket se Komsioneri nuk ka arritur të provojë që kjo e fundit është ajo që ka krijuar këtë bazë të dhënash por e cilëson atë si një përdorues.

“Mosekzistenca e një baze të dhënash, të ngjashme me Bazën e të Dhënave, në asnjë territor tjetër të organizimit politik të PSSH në vend, përjashton këtë kontrollues nga dyshimi për autorësinë në krijimin dhe administrimin e Bazës së të Dhënave. Por, nga ana tjetër, meqenëse në Bazën e të Dhënave ekzistojnë edhe të dhëna të anëtarëve të këtij subjekti politik, përpunimi origjinar i të cilave është realizuar me vullnetin e tyre, bartja dhe administrimi i këtyre të dhënave në Bazën e të Dhënave nënkupton një përdorim të paautorizuar të tyre nga persona që mund të kenë patur akses në to, në tejkalim të qëllimit të përpunimit” thuhet në dokument. /Monitor

Etiketa: AKSHIpatronanzhisttatimet

Lajme të lidhura

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit
Breaking Views

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit

19:31 - 12/03/26
“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje
Breaking Views

“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje

19:11 - 12/03/26
Para
Bursa e Energjisë, sllovakët e Sfera.AS ankohen në KPP: Kriteret e vendosura janë diskriminuese

Bursa e Energjisë, sllovakët e Sfera.AS ankohen në KPP: Kriteret e vendosura janë diskriminuese

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com