GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pavarësisht aferave, Veliaj nuk preket nga SPAK/ Opozita vijon protestat

14:32 - 25/10/24
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
‘Fundosja e Veliaj’! Zbardhen detaje për ‘5D’, gjithçka me firmen e Veliajt/ VIDEO
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përpara bashkisë së Tiranës u zhvillua sot protesta e radhës e opozitës, ku morën pjesë anëtarë të Partisë Demokratike, të Partisë së Lirisë si dhe të aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, të cilët kërkuan dorëheqjen dhe arrestimin e kryebashkiakut Veliaj.

Dorian Teliti, këshilltar për çështjet Ekonomike në PD tha se drejtësia po merret me akuza false ndaj drejtuesve të opozitës, e jo me shkaktarët e vërtetë të varfërisë.

“Po sajojnë akuza dhe po lënë Sali Berishën në arrest shtëpia pa prova. Të shkojnë të gjejnë ku janë 35 milionë euro e 5D. Po merren me akuza false për drejtuesit e opozitës. Të shkojnë të merren dhe të zbatojnë ligjin. Të shkojnë të merren me shkaktarët e vërtetë të varfërisë”- tha Teliti.

Ish-deputetja Silva Caka po ashtu tha se po mbahen të burgosur dy kryetarë të të vetmeve parti opozitare në vend.

“Kush mendoni ju se është opozitë, Adriatik Llapaj që financohet nga ky, Arlind Qorri që komandohet nga Veliaj? Nuk janë ata opozita, opozita jemi ne që jemi këtu jo ata që janë në shtëpitë e tyre, jemi ne qe ë ndjejmë çdo ditë se ku po rrëshqasim ne si popull dhe si vend. Nuk janë ata opozita, opozita janë Meta e Berisha e ndaj janë arrestuar sot sepse janë të vetmit njerëz që mund të shembin këtë regjim”- u shpreh Caka e PL.

Ilda Zhulali, drejtuese e Departamentit të Politikës së Jashtme në PD, tha se vetëm mosbindja civile do ta shpëtojë Shqipërinë.

“Është vetëm mosbindja civile ajo që do të shpëtojë Shqipërinë. Të gjithë së bashku ditën e martë t’i tregojmë këtij regjimi që ne nuk jemi dele”- u shpreh Zhulali.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi duke folur në protestë deklaroi se, është kohë të organizohemi me fort me këtë qeveri të inkriminuar.

“Berisha dhe Meta sot janë në burg sepse ata janë mbrojtësit me të flaktë të çështjes Kombëtare. Sepse ata kanë qenë mbrojtësit më të fortë të këtij shteti dhe kundër Ballkanit të Hapur”- u shpreh Blushi.

Adriana Kalaja nga Aleanca për Teatrin lëshoi një mesazh për diplomatët që mbështesin kryeministrin Rama. “Përpara se të flisni, duhet të ulni kokën se ju e keni krijuar këtë monstër që nga viti 2013. Mbyllni gojën dhe mos na detyroni t’u tregojmë vendin. Kjo lufta e opozitës për të mbrojtur Shqipërinë dhe ne do e mbrojmë me çdo kusht” – tha ajo.

Belind Këlliçi nga PD komentoi ndryshimet që bëri Veliaj në Bashkinë e Tiranës.

“12 drejtorë gjatë kohës që jemi në këtu janë shkarkuar nga kryehajduti Veliaj për vjedhje. Një dyzinë me hajdutë me në krye Ermal Kapllanin e Policisë Bashkiake të tregut fruta-perime dhe Elton Kacidhen e UKT, që paguan një mal me lekë tek mediat për t’i bërë sulme opozitës Po pse e ka bërë këtë, a mos ka vënë aty njerëz të ndëruar? Jo”, tha ai.

“Po ju jap vetëm dy shembuj, ka hequr hajduta si Kapllani për të vënë një kryehajdut si Tonin Beni që dhe me të do merremi, ka vënë Erion Rapajn, famozin e Kombinatit, personin përgjegjës për fabrikën e asfaltit, që vidhte vota atje. Të gjitha këto lëvizje të dëshpëruara të kreut të 5D dhe pronarit të inceneratorit Tiranë i bëj me dije se janë të kota. Ne nuk lëvizim nga këtu pa shkuar Veliaj para drejtësisë. Një hajdut i kapur me duart në xhepa nga qytetarët e Tiranës, që sot mbrohet pa kushte nga kolegët e tij në SPAK, nga Dumani dhe nga dy kolegët e tij”, shtoi.

Më tej, Këlliçi foli për arrestimin e Metës dhe bëri një paralelizim me rastin e ish-deputetit socialist Jyrgis Ccyrbja.

“Në mbrëmjen e ditës së diel ku nuk ka as emisione ku nuk ka as vëmendje merret e shoqërohet në komisariat Jurgis Çyrbja, për të mos u bërë lajm e për të mos dalë opozita askund për këtë çështje, ndërsa të hënën në mes të ditës shoqërohet për në komisariat Ilir Meta. Kush e thërriti Metën në SPAK e ai nuk u paraqit? Kemi muaj që i kemi paralajmëruar këtë skenarë qëkur Berisha ish kryeministër dhe ish-president nuk trajtohet i barabartë para ligjit, imagjino se çfarë do të ndodhë me njerëzit e tjerë”, tha Këlliçi.

Opozita nisi protestat para Bashkisë së Tiranës pas arrestimeve të drejtorëve të Veliajt për aferën “5D”, për ti zhvilluar çdo javë që prej asaj kohe. Opozita e cilëson Veliajn “kokën e bandës së drejtorëve hajdutë” dhe “pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës” dhe kërkon dorëheqjen e arrestimin e tij nga SPAK. Pavarësisht akuzave dhe provave se Veliaj është i përfshirë në këto afera, deri më tani, Prokuroria e Posaçme nuk ka ngritur asnjë akuzë ndaj tij.

Etiketa: Erion VeliajKryesore1

Lajme të lidhura

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Para
Berisha: Ja vendimet e para që do marrim pas ardhjes në pushtet

Berisha: Ja vendimet e para që do marrim pas ardhjes në pushtet

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25

Një telefonatë e mbërritur në zyrat e Inspektoratit të Shëndetit për konsumim të duhanit brenda ambienteve të Kuvendit ka bërë...

Lexo më shumë
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com