GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Pavarësisht inflacionit, Spanja shënon bum ekonomik

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Pavarësisht inflacionit, Spanja shënon bum ekonomik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shifrat e fundit të zyrës së statistikave në Madrid tregojnë se në vitin 2022 ekonomia spanjolle pati 5,5 përqind rritje. Me këtë shifër ky vend europiano-jugor e ka gjendjen më të mirë se shumë vende europiano-veriore.

5,5 përqind ishte rritja ekonomike vitin e kaluar. Kështu ky vend europiano-jugor i ka punët më mirë se sa pjesa më e madhe e vendeve europiano-veriore, të cilët shohin me xhelozi në drejtim të Pireneve. Kjo shifër është zhvillimi më i madh konjukturor që ka regjistruar Spanja 20 vitet e fundit, turizmi dhe industria e ndërtimit janë lokomotivat e këtij zhvillimi.

Në Gjermani rritja ekonomike në vitin 2022 ishte 1,9 përqind, në gjithë zonën e Euros ka qenë 3,5 përqind.

Madje vetë kryeministri spanjoll Pedro Sánchez, u befasua dhe u kënaq kur u bënë të ditura të dhënat e fundit për vitin 2022, vit që u trondit rëndë nga sulmi rus ndaj Ukrainës dhe nga kriza energjetike që pasoi. Për vitin 2023 dhe 2024, Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon për spanjollët po ashtu një rritje ekonomike mbi mesataren. “Vendi ynë e ka kapërcyer krizën më mirë se shtetet e tjera përreth,” tha Sánchez duke mos e fshehur krenarinë.

Dhe jo vetëm sa i përket rritjes ekonomike, e cila ka bërë që papunësia në Spanjë të arrijë nivelin më të ulët të 15 viteve të fundit, megjithëse me 13 përqindshin e tanishëm është ende në nivel të frikshëm (Gjermania e ka 5,7 përqind, mesatarja e BE-së është 6,1 përqind). Edhe në luftimin e inflacionit Spanja ka arritur çudira: Në dhjetor të 2022, rritja e çmimeve ishte ende 5,5 përqind, ndërkohë që në gjithë BE-në niveli ishte 10,4 përqind. Në muajin janar, kur inflacioni në zonën e euros ra në 8,5 përqind, Spanja vazhdoi të ishte nxënës shembullor në kufizimin e rritjes së çmimeve.

Cila është receta e suksesit? 

Si arritën spanjollët të ulnin spiralen e inflacionit, i cili arriti verën e kaluar 10 përqind edhe në Mbretërinë Spanjolle? Përgjigja: Kryesisht nëpërmjet ndërhyrjes shtetërore në tregun e ushqimeve, qirave dhe energjisë, ato fusha ku konsumatorët japin sasinë më të madhe të parave dhe që shkaktojnë mungesat më të mëdha në kuleta.

Shembull i mirë kanë qenë sidomos kufizimet e vendosura për çmimin e rrymës. Mbas përvojës së mirë të Spanjës, edhe BE ra dakord që të vendosë në muajin dhjetor tavan çmimesh. Spanja e përdori këtë mekanizëm që në verë të 2022, dhe sot është ndër vendet e BE-së me çmim më të ulët energjie. Ky tavan parashikon që çmimi i shumicës për gazin që digjet në centralet spanjolle për prodhimin e rrymës, të limitohet me ligj. Meqenëse kostot e gazit që përdoret për prodhimin e rrymës kanë ndikim të konsiderueshëm tek krijimi i çmimit, pas vendosjes së tavanit tarifat e rrymës ranë në mënyrë të ndjeshme.

Qeveria spanjolle vuri frena edhe për qiratë e banesave, gjë që po diskutohet të vendoset tani në të gjithë Europën. Kështu rritja vjetore e qirasë së banesave u kufizua në maksimumi dy përqind. Para se të arrihet kjo, qiratë në Spanjë u rritën në përshtatje me nivelin e rritjes së çmimeve, gjë që ngarkoi rëndë qiraxhinjtë.

Ulja e taksave

Në fillim të 2023 u hodh një hap tjetër për të mbrojtur qytetarët nga pasojat e krizës së inflacionit: Taksa mbi vlerën e shtuar për ushqimet u hoq. Kështu buka, mielli, qumështi, vezët, djathi, frutat, perimet dhe prodhimet e drithërave u liruan. Subvencionet e mëdha shtetërore të transportit publik kanë ndihmuar po ashtu në rënien e nivelit të inflacionit.

Për udhëtimin me trena u fut një biletë zero euro, abonetë e metrove dhe autobusëve u liruan 50 përqind. Në Majorka dhe Kanare i gjithë transporti publik është falas për banorët e ishullit.

“Ne kemi vënë në lëvizje 50 miliardë euro”, i tregoi Sánchez parlamentit spanjoll ditët e fundit. Për paketën e krizës, e cila ndihmon si familjet ashtu edhe ndërmarrjet. Duke pasur parasysh ekonominë në zhvillim, por edhe efektet anësore të rritjes së përgjithshme të çmimeve, financimin e ndihmon edhe sasia e madhe e taksave të mbledhura, e cila ka arritur nivel rekord.

Për të mbuluar shpenzimet e veçanta për krizën, qeveria e qendrës dhe e të majtëve e Sánchez-it, e përbërë nga socialdemokratët dhe partia e majtë, Podemos, mori vendim për vendosjen e një takse të përkohshme solidariteti për bankat, koncernet energjetike dhe multimilionerët. Sánchez tha: “Duhet bërë shpërndarje e drejtë e barrës.”/DW

Etiketa: ekonomiinflacionSpanja

Lajme të lidhura

Trafik droge përmes pakove postare, goditet banda kriminale: Arrestohen 5 persona
Botë

Trafik droge përmes pakove postare, goditet banda kriminale: Arrestohen 5 persona

17:25 - 12/09/26
Presidenti Trump zbarkon në Europë, fillon vizitën dy-ditore në Dublin
Botë

Presidenti Trump zbarkon në Europë, fillon vizitën dy-ditore në Dublin

13:58 - 12/09/26
Si në filma! I burgosuri shqiptar arratiset nga spitali në Greqi, persona të veshur si policë bllokojnë eskortën e burgut
Aktualitet

Si në filma! I burgosuri shqiptar arratiset nga spitali në Greqi, persona të veshur si policë bllokojnë eskortën e burgut

08:39 - 12/09/26
Para
Tom Cruise nuk dëshiron të humbasë eventin e rëndësishëm

Tom Cruise nuk dëshiron të humbasë eventin e rëndësishëm

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Ule zërin e muzikës”/ Duhej të paraqitej të hënën në burg, Alket Rizai përfshihet në shkëmbim zjarri në Athinë
Aktualitet

“Ule zërin e muzikës”/ Duhej të paraqitej të hënën në burg, Alket Rizai përfshihet në shkëmbim zjarri në Athinë

23:15 - 13/09/26

Shqiptari Alket Rizai, i njohur në Greqi për arratisjet spektakolare nga burgu dhe si ish-bashkëpunëtor i të shumëkërkuarit Vasilis Paleokostas,...

Lexo më shumë
“Rama në burg, Belinda në burg”/ Protestuesit “zënë mat” Ballukun: O hajdute! Te cila vilë do të shkosh?

“Rama në burg, Belinda në burg”/ Protestuesit “zënë mat” Ballukun: O hajdute! Te cila vilë do të shkosh?

22:56 - 13/09/26
Denigrimi dhe sulm personal pas vendimit për pagat”/ Shoqata e Gjyqtarëve mbron Ramiz Lalën

Denigrimi dhe sulm personal pas vendimit për pagat”/ Shoqata e Gjyqtarëve mbron Ramiz Lalën

22:37 - 13/09/26
“Rama trajner, ekip me korrupsion”/ Parullat pikante nga dita e 106-të e protestës qytetare në Tiranë

“Rama trajner, ekip me korrupsion”/ Parullat pikante nga dita e 106-të e protestës qytetare në Tiranë

21:52 - 13/09/26
Lush Susaj thirrje mësuesve: Mësojini fëmijëve reagimin dhe atdhedashurinë, jo heshtjen

Lush Susaj thirrje mësuesve: Mësojini fëmijëve reagimin dhe atdhedashurinë, jo heshtjen

21:17 - 13/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com