GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Pazaret e Anuela Ristanit dhe ankesat e Fiqiri Allmuçës lënë pa lyer shkollat, pezullohet tenderi 541 MLN lekë

09:00 - 31/07/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Pazaret e Anuela Ristanit dhe ankesat e Fiqiri Allmuçës lënë pa lyer shkollat, pezullohet tenderi 541 MLN lekë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtori i Objekteve Publike të Bashkisë Tiranë, Olsi Isufaj nuk do të guxonte ta manipulonte tenderin e lyerjes së shkollave, pa një urdhër nga kryetarja Anuela Ristani. Jo më kot, ai është nga të paktët drejtorë që i mbijetuan fshesës së Anuelës. Tenderi 540 milionë lekë është qepur keq për ndonjë mikun e kryetares dhe tashmë është bërë objekt i zvarritjeve nëpër mbledhjet e KPP-së. Kështu, gushti po hyn dhe puna për bojatisjen e mureve të shkollave duket se do të fillojë me vonesë.

Më konkretisht, tenderi me objekt: “Shpenzime për mirëmbajtjen e objekteve specifike”, me fond limit 54,161,860.31 lekë pa TVSH, parashikuar për t’u zhvilluar në datën 25 qershor 2025 është futur në kalendat greke.

Problemi janë kriteret e manipuluara të denoncuara nga një lojtar i privilegjuar i tenderave gjatë epokës së Erion Veliajt.

Bëhet fjalë për ankesën e kompanisë “Pastrime Silvio” shpk e themeluar nga Fiqiri Allmuça, që kërkon modifikimin e kritereve që bien ndesh me ligjin.

Kontrata përshkruan furnizimin me bojë hidroplastike dhe lyerjen për disa objekte shkollore në fasadën e jashtme si dhe muret rrethuese te tyre. Lyrja do te kryhet me dy duar. Për pigmentin e bojës me siguri merret miratimi i kryeministrit. Po ashtu parashikohet lyerja e mureve të brendshme te tyre dhe tavanet.

Në dokumentet standarde flitet për disa institucione arsimore pa përmendur ndonjë listë shkollash konkrete që do të lyhen me bojë. Kjo lë hapësirë abuzimi, pasi nuk shpjegohet se si është përllogaritur fondi limit.

Loja e Allmuçës me ankesat

Kërkesa e kompanisë “Pastrime Silvio” është për modifikimin e dokumenteve të procedurës së prokurimit. “Shpenzime për mirëmbajtjen e objekteve specifike”. KPP e ka pranuar ankesën dhe me një vendim 34 faqe ka urdhëruar  Bashkinë Tiranë që të ndryshojë kriteret.

Ankesa e Allmuçës mund të jetë pjesë e një taktike për çliruar drejtorin Isufaj dhe kryetaren Anuela Ristani nga përgjegjësia e dhënies së tenderit një miku të vjetër të Erion Veliajt. Vendimi i KPP është një alibi shfajësuese. Paralelisht me këtë tender, kompania e Allmuçës ka bllokuar në KPP edhe tenderin “Blerje materiale pastrime” me fond 338 milionë lekë pa tvsh. Edhe ky prokurim, që është anuluar nga KPP para disa ditësh, ka autoritet kontraktor drejtorinë e Olsi Isufajt. Epo, në mos njërin, tjetrin do ta marrë!

Kush është Fiqiri Allmuça?

Biznesmeni Fiqiri Allmuça, themelues i “Pastrime Silvio” shpk ka qenë i proceduar penalisht për konsumimin e veprës penale te “shkeljes se rregullave te mbrojtjes ne pune” në vitin 2008, kur 2 punëtorë te firmës së tij u plagosën teksa po pastronin xhamat e një banke në Tiranë. Kompania “Pastrime Silvio” ka marrë rreth miliona euro tendera të dyshimtë në mungesë konkurrence.

Në vitin 2023, drejtoresha e QSUT-së, Albana Fico, firmosi një tender me vlerë 380 milionë lekë në mënyrë abuzive firmës në favor të “PASTRIME SILVIO” SHPK, të Fiqiri Allmuçajt.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Shërbim pastrimi i ambienteve të jashtme”, për Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Nga 7 kompani janë skualifikuar gjashtë nga kjo garë vetëm, që fituesi të jetë “Pastrime Silvio” Sh.p.k e Allmuçajt, madje ndër to edhe oferta më të ulëta.

Fiqiri Allmuça ka qenë ortak me Vaid Taren, në kompaninë tjetër po me emrin ‘Silvio’, themeluar në vitin 2005, me objekt pastrim dhe mirëmbajtje godinash. Të dyja kompanitë kishin si adresë; Ndjesia Bashkiake nr. 2, Tiranë Rruga Fatmir Haxhiu.

Vaid Tare është një nga personazhet e skeduar dhe hetuar për pastrim masiv parash të pista në Shqipëri, të cilat vinin kryesisht nga Holanda. Vaid Tarja është gjithashtu një spekulant dhe mashtrues me damkë. Në një rast ka mashtruar tatimet dhe ka përvetësuar 3.7 milionë USD, ku për këtë vepër penale është dënuar me vendim të formës së prerë.

Vetëm vitet e fundit, ‘Pastrime Sivio’ e Fiqiri Allmuçës, tashmë në emrin e Bule Allmuça, ka marrë 105 tenderë të dyshimtë dhe kientelistë, me vlerë miliona euro. Nga këto tenderë, kompania ‘Pastrime Sivio’ ka marrë 24 prokurime vetëm në Bashkisë së Tiranës dhe degët e saj për shërbim pastrimi dhe dezinfektimi, me ofertë gati sa fondi limit.

Fiqiri Allmuça ka marrë edhe tenderin me vlerë 1.2 milionë USD për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e Sheshit ‘Skënderbeu’, bashkë me oligarkun Shkëlqim Fusha.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Anuela Ristanibojatisja e shkollaveFiqiri AllmucaOlsi Isufajtender

Lajme të lidhura

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Para
Kursi zyrtar i këmbimit valutor, 10 Korrik 2023

Kursi i këmbimit, me sa shiten e blihen valutat e huaja

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25

Eksperti amerikan Edward Joseph ka deklaruar se gjatë zgjedhjeve të 11 majit, partitë politike në Shqipëri nuk kishin të njëjtat mundësi. Gjatë...

Lexo më shumë
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com