GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pazari i Roskovecit/ Bardho dorëzon dorëheqjen në KQZ, në Kuvend do të futet Zegjineja

12:22 - 24/07/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Pazari i Roskovecit/ Bardho dorëzon dorëheqjen në KQZ, në Kuvend do të futet Zegjineja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ashtu siç e kishte paralajmëruar, deputetja e zgjedhur e PS-së në Qarkun e Fierit, Maldrita Bardhi, i është drejtuar me një shkresë Komisionit Qëndror i Zgjedhje, ku kërkon që të heqë dorë nga mandatin i fituar më 11 Maj, pas rinumërimit të votave.

Dorëheqja e saj i hap rrugë Zegjine Çaushit që të marrë mandatin e deputetes dhe për t’u futur në Kuvend. Nuk dihet nëse e ka detyruar kush farmacisten nga Lushnja për të marrë këtë vendim, por në një reagim të mëparshëm, Maldrita Bardho ka thënë se mikja e saj, Zegjineja e meriton më shumë se ajo për të qenë në Kuvend.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 11 Majit, Zegjine Çaushi arriti të merrte mandatin e 12-të të socialistëve në Fier me 4 674 vota preferenciale në total, teksa pas saj, ajo që e humbi mandatin ishte Maldrita Bardho me 4 610 vota. Diferenca mes tyre ishte vetëm 64 vota.

Pas rinumërimit, Zegjine Çaushit iu hoqën 48 vota, ndërsa kandidates Maldrita Bardhos iu shtuan 26 vota. Kjo ka sjellë që Bardho të shkojë 10 vota më shumë se sa Zegjine Çaushit duke i marrë kështu edhe mandatin e deputetit, të cilin e dorëzoi sërish.

“I nderuar Z. Celibashi, Sikurse e dini unë Maldrita Bardho jam kandidate për deputete për zonën zgjedhore qarku Fier, e subjektit zgjedhor Partia Socialiste e Shgipërise, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 maj 2025.

Nepërmjet këtij akti, me vullnetin tim te plotë dhe të lirë, në perputhje me interesin tim profesional dhe personal, deklaroj se heq dorë nga kandidimi dhe lënia në listën shumemërore të kandidatëve per deputet të subjektit zgjedhor Partia Socialiste e Shqipërisë, për qarkun Fier. Kërkoj të mos shpallem kandidate fituese si dhe të mos me jepet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mandati i deputetit të Kuvendit të Shqipërisë në asnjë rast dhe për asnjë arsye. Duke ju uruar punë të mbarë. Me respekt Maldrita Bardho.” – thuhet në letrën e Maldrita Bardhos.

Zegjine Çaushi, një zyrtare në Bashkinë e Roskovecit, ishte një emër pothuajse i panjohur për publikun, deri në momentin kur Gazment Bardhi denoncoi se ajo, përmes të ëmës Vjollca Caushi, kishte përfituar grante për ndërtimin e një bujtine.

Zegjine Çaushi iu përgjigj Bardhit me një video ironike, të cilat i kishte të shpeshta gjatë gjithë fushatës, sa herë që Bardhi sulmon Ballukun. Kjo e fundit e përdori Zegjine Çaushin për të ironizuar kundërshtarin e saj kryesor në Fier, teksa në këtë mënyrë Zegjineja përfitonte promovim nga mediat pranë Qeverisë.

 

Etiketa: Kryesore1kuvendzegjine

Lajme të lidhura

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak: Rrëzimi nga GJK, pasojë e qëndrimit të PS, refuzuan të përfshinin në vendim shkeljet reale të Veliajt
Aktualitet

Buxheti 2026/ Teliti: PS i tha ‘JO’ 29 amendamenteve të opozitës në favor të qytetarëve të Tiranës

15:39 - 20/12/25
Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje)
Aktualitet

Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje)

15:11 - 20/12/25
Mjegulla mbulon rrugën e Kombit,  Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë
Aktualitet

Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë

14:43 - 20/12/25
Para
Vrau vëllain dhe kunatën, kërkohet burgim i përjetshëm për Arsen Muskurtin

Vrau vëllain dhe kunatën, kërkohet burgim i përjetshëm për Arsen Muskurtin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak: Rrëzimi nga GJK, pasojë e qëndrimit të PS, refuzuan të përfshinin në vendim shkeljet reale të Veliajt
Aktualitet

Buxheti 2026/ Teliti: PS i tha ‘JO’ 29 amendamenteve të opozitës në favor të qytetarëve të Tiranës

15:39 - 20/12/25

Dorian Teliti, nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, denoncoi miratimin e projektbuxhetit 2026 nga mazhoranca e majtë në Këshillin Bashkiak...

Lexo më shumë
Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje)

Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje)

15:11 - 20/12/25
Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri

Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri

14:54 - 20/12/25
Mjegulla mbulon rrugën e Kombit,  Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë

Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë

14:43 - 20/12/25
BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës

BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës

14:23 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com