GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PD: 200 fëmijë shqiptarë janë zhdukur në Britani, Rama hesht

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PD: 200 fëmijë shqiptarë janë zhdukur në Britani, Rama hesht
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka theksuar në një konferencë për shtyp për plagën e rëndë të shpopullimit të vendit.

Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu tha se qeveria britanike ka pranuar se 200 fëmijë azilkërkues shqiptarë janë zhdukur.

Ndërkohë, sipas tij, Rama dhe qeveria e tij nuk kanë dhënë asnjë fjalë për këtë ngjarje të rëndë.

Deklarata:

Në maj 2020, Edi Rama na rrëfeu sa shumë i kishte pëlqyer seriali britanik “Bandat e Londrës”. Kryeministri e përgëzonte publikisht Orli Shuken, aktorin me origjinë shqiptare te serialit me fjalët “…më la lidhur dy net deri kur u zgjuan tërë gjelat e Surrelit. Realisht super dhe më ke bërë krenar”.

Tre vjet më vonë kur në Londër luhet një tjetër serial dramatik, kësaj radhe jo në film, por në jetën reale, kryeministri nuk kujtohet për “aktorët shqiptarë”.

Bëhet fjalë për aktorë të dramës së madhe të shpopullimit të Shqipërisë, dhe për më shumë për fëmijë.

Ministri Britanik Simon Murray nëpërmjet një deklarate publike njofton se 200 fëmijë azilkërkues janë rrëmbyer dhe 80% prej tyre janë shqiptarë.

Rama hesht

Nga ministrat e Ramës asnjë zë. Rama vetë është zhdukur pas kapjes në rrjetën e Departamentit të Drejtësisë teksa trafikonte favore e ryshfete dhe bënte lobime për të asgjësuar opozitën e vendit të vet.

Ku është Rama që preferon të flasë vetëm për 21 janarin e 12 viteve më parë, por hesht si fija e barit për qindra fëmijë shqiptarë të zhdukur? A nuk janë edhe ata ‘dëshmorët’ e rënë në luftën me regjimin e padurueshëm të tij?

Pse nuk reagon, medemek i indinjuar, siç bëri kur një tjetër ministër britanik tha se duhen përzënë shqiptarët kriminelë?

Nuk i dhimbsen shqiptarët, e ka kokën në halle të tjera, apo të dyja bashkë?

Ky është vetëm një episod i radhës në dramën e shpopullimit masiv të Shqipërisë nën qeverisjen e Edi Ramës.

Mes 745 mijë të larguarve në të gjithë botën, e dhjetra mijrave në Britani, janë edhe këta qindra fëmijë shqiptarë fati i të cilëve nuk dihet. Janë në shtëpitë e barit, janë trafikuar, janë shitur apo cfarë?

Pse nuk ia bën një telefonatë publike kryeministri homologut britanik apo ministrit të linjës, sic bëri me Presidentin Zelensky, duke bërë si i merakosur dhe si pjesë e “koalicionit të luftës”?

Nuk i intereson. Nuk bën dot spin. Nuk ia ndjen fare për ata fëmijë.

Armiqtë e familjes shqiptare dhe fatit të saj janë disa dhe Edi Rama është kryesori ndër ta.

T’i dalim zot familjes dhe fëmijëve, t’i dalim zot shtetit, kombit dhe Shqipërisë. Shqiptarët nuk mund të jenë personazhe të serialit dramatik të jetës, edhe pse Edi Ramës i shijon ky triller me shpenzimet e të tjerëve.

 

Etiketa: BritaniFemijeKryesore1Rama

Lajme të lidhura

Pankartat ironizuese ndaj Ramës dhe Ballukut në ditën e 104-t të protestës
Aktualitet

Pankartat ironizuese ndaj Ramës dhe Ballukut në ditën e 104-t të protestës

19:48 - 11/09/26
Kërkojnë dorëheqjen e tij, Rama ofendon protestuesit: Turmë dështakësh zemërakë
Breaking Views

Kërkojnë dorëheqjen e tij, Rama ofendon protestuesit: Turmë dështakësh zemërakë

19:37 - 11/09/26
Denoncimi i shqiptarit nga diaspora: Jemi bllokuar në Mal të Zi me urdhër të Ramës! Edhe nga mali do vijmë që t’i bashkohemi protestës
Aktualitet

Denoncimi i shqiptarit nga diaspora: Jemi bllokuar në Mal të Zi me urdhër të Ramës! Edhe nga mali do vijmë që t’i bashkohemi protestës

19:36 - 11/09/26
Para
“Rama i përfshirë në mega-korrupsion”, Berisha rrethon Foltoren

Kuvendi përjashton me 10 ditë Berishën dhe 4 deputetë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pankartat ironizuese ndaj Ramës dhe Ballukut në ditën e 104-t të protestës
Aktualitet

Pankartat ironizuese ndaj Ramës dhe Ballukut në ditën e 104-t të protestës

19:48 - 11/09/26

Sot shënohet dita e 104-t e protestës qytetare kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Protestuesit janë mbledhur sërish...

Lexo më shumë
Kërkojnë dorëheqjen e tij, Rama ofendon protestuesit: Turmë dështakësh zemërakë

Kërkojnë dorëheqjen e tij, Rama ofendon protestuesit: Turmë dështakësh zemërakë

19:37 - 11/09/26
Denoncimi i shqiptarit nga diaspora: Jemi bllokuar në Mal të Zi me urdhër të Ramës! Edhe nga mali do vijmë që t’i bashkohemi protestës

Denoncimi i shqiptarit nga diaspora: Jemi bllokuar në Mal të Zi me urdhër të Ramës! Edhe nga mali do vijmë që t’i bashkohemi protestës

19:36 - 11/09/26
Ra në kontakt me rrymën elektrike gjatë punës, humb jetën 46-vjeçari në Patos

Ra në kontakt me rrymën elektrike gjatë punës, humb jetën 46-vjeçari në Patos

19:18 - 11/09/26
“Rebelohen” Braçe, Spiropali dhe Xhafaj? Asnjë njoftim prej tyre për angazhim në ‘Praninë Besnike’

“Rebelohen” Braçe, Spiropali dhe Xhafaj? Asnjë njoftim prej tyre për angazhim në ‘Praninë Besnike’

19:06 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com