GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PD akuzon ministrin e ri të Financave: Ka marrë miliona para publike me bizneset e familjarëve

11:00 - 24/08/24
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
PD akuzon ministrin e ri të Financave: Ka marrë miliona para publike me bizneset e familjarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka akuzuar ministrin e ri të Financave, Petrit Malaj se ka përfituar miliona lekë nga fondet publike me anë të biznesve të familjarlve të tij.

Më konkretisht, sipas PD, “Petriti” i Financave është i lidhur me me kompaninë “BDO Albania shpk” në pronësi të babait dhe motrës së tij, teksa ai vetë në këtë kompani ka qenë administrator i drejtpërdrejtë deri në muajin Dhjetor të vitit 2023.

Po ashtu, Petrit Malaj është i lidhur edhe me kompaninë “PBM shpk” në pronësi të dy prindërve të tij dhe vetë ministri i Finacave është larguar nga pronësia e drejpërdrejtë në Korrik të vitit 2019 duke ja shitur aksionet nënës së tij.

Zëdhënësja e Anti-Korrupsionit në PD, Genta Vangjeli, në një deklaratë nga selia blu tha se kompania “BDO Albania” ka kryer auditimin e shoqërisë famoze të Erjon Veliajt Eco Tirana 2019-2021 kundrejt vlerës 1.8 mil lekë.

Gjithashtu, ka përfituar gjatë viteve 2019-2024 gjithësej 5.8 milionë lekë nga Instat dhe Drejtoria e Pergjithshme e Hekurudhave Durrës.

Sipas PD-së, është vetë kontributi i Petrit Malajt në produktin e rezultateve të diktuara nga Edi Rama të censit të fundit dhe jo vetëm, me ulje të papunësisë dhe rritje të mirëqënies, apo shifra të minimizuara në maksimum të shqiptarëve të larguar jashtë vendit.

Vangjeli, në një deklaratë për media sot, duke paraqitur dokumentet e mëposhtme, u shpreh:

“Petrit Limos Malaj ministri i Financave rezulton i lidhur me këto biznese private:

1-BDO Albania shpk në pronësi edhe të familjarëve me administrator babain dhe motrën e tij.

Vetë Malaj ka qenë administrator i drejtpërdrejtë deri në Dhjetor 2023.

2- PBM shpk në pronësi të të dy prindërve dhe vetë Petrit Malaj është larguar nga pronësia e drejpërdrejtë në korrik 2019 duke ja shitur aksionet nënës së tij (kontrata e shitjes përmendet si numër dhe datë, por nuk është e depozituar në QKB për pasqyruar detajet e shitjes).

Kompania BDO Albania ka kryer auditimin e shoqërisë famoze të Erjon Veliajt, Eco Tirana, 2019-2021 kundrejt vlerës 1.8 mil lekë dhe sipas Spending Data ka përfituar gjatë viteve 2019-2024 gjithësej 5.8 milionë lekë nga Instat dhe Drejtoria e Pergjithshme e Hekurudhave Durrës.

Është pikërisht kontributi i ish-drejtorit të AKBN dhe ministrit aktual të financave, produkti i rezultateve të diktuara nga Edi Rama të censit të fundit dhe jo vetëm, me ulje të papunësisë dhe rritje të mirëqënies, apo shifra të minimizuara në maksimum të shqiptarëve të larguar jashtë vendit.

Për këtë kompania e familjarëve të ministrit ku ka qenë edhe vetë administrator ka lidhur:

marëveshjen Grant Kontrata CENS 2020 nr 1252/2 dt 7.12.2018, kontrata nr.1038/13 dt 10.12.2019;

Grant IPA 2014/A/07 Cens 22, kontrata nr. 721/12 dt 4.11.2022

Grant IPA 2019 Cens 22,kontrata 20200255 dt 7.03.2023

Grant kontratë nr.12550 mbështetje Cens, urdhër nr. 1067 dt 28.5.2024.

Pas sulmit kibernetik në INSTAT, më 7 shkurt 2024 Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Certifikimit e Sigurisë Kibernetike, Igli Tafa, i cili duke folur për sulmin kibernetik në INSTAT, tha se të dhënat e censusit, nuk u prekën, sepse nuk ndodheshin fizikisht në INSTAT, por në një vendndodhje fizike jashtë INSTAT.

Në 31 korrik 2024 Petrit Malaj kreu betimin e marrjes zyrtare të detyrës si ministër i financave.

Por, a mund të besojnë shqiptarët te performanca gjatë ushtrimit të detyrës në respekt të ligjit kur Malaj kontriboi në nxjerrjen e të dhënave të censit skandaloz e të pavërtetë apo për ushtrimin e detyrës në shkelje të ligjit për konflikit e interesit neni 35.

Etiketa: BizneseMinistriPD

Lajme të lidhura

Shtyhet sërish gjyqi për dosjen Partizani/ Seanca e radhës vitin tjetër
Aktualitet

Shtyhet sërish gjyqi për dosjen Partizani/ Seanca e radhës vitin tjetër

15:59 - 22/12/25
Ndërtime e kulla pa fund, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara
Aktualitet

Ndërtime e kulla pa fund, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

14:50 - 22/12/25
PD në ofensivë ndaj Ramës: Të mblidhet urgjent Këshilli i Imunitetit
Aktualitet

PD në ofensivë ndaj Ramës: Të mblidhet urgjent Këshilli i Imunitetit

13:40 - 22/12/25
Para
Disiplina paralajmëron klubet elitare për borxhet, pezullohen disa lojtarë nga “moshat”

Vendimet, Komisioni i Disiplinës dënon lojtarin e Partizanit dhe Laçit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shtyhet sërish gjyqi për dosjen Partizani/ Seanca e radhës vitin tjetër
Aktualitet

Shtyhet sërish gjyqi për dosjen Partizani/ Seanca e radhës vitin tjetër

15:59 - 22/12/25

Është shtyrë sërish seanca gjyqësore, në Gjykatën e Posaçme për dosjen “Partizani”. Sipas informacioneve, seanca e radhës është caktuar të...

Lexo më shumë
Anuela Ristani, “deal” me vëllezërit Bitri për tenderin 1,7 miliardë lekë, eliminon ofertat më të ulëta

Anuela Ristani, “deal” me vëllezërit Bitri për tenderin 1,7 miliardë lekë, eliminon ofertat më të ulëta

15:54 - 22/12/25
SPAK zbardh dosjen: Karçanaj dhe Beqiri të lidhur për tenderat e AKSHI-t

SPAK zbardh dosjen: Karçanaj dhe Beqiri të lidhur për tenderat e AKSHI-t

15:45 - 22/12/25
VIDEO/ Përplasje mes qytetarëve dhe forcave të INUK në Vlorë, të shtëna me armë nga policia

VIDEO/ Përplasje mes qytetarëve dhe forcave të INUK në Vlorë, të shtëna me armë nga policia

15:40 - 22/12/25
Shqiponjat kapin dy të rinj me kanabis dhe lëndë piroteknike në makinë

Shqiponjat kapin dy të rinj me kanabis dhe lëndë piroteknike në makinë

15:30 - 22/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com