GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PD: Amant Josifi nuk arrestohet se mbrohet nga Edi Rama

18:13 - 16/03/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
PD: Amant Josifi nuk arrestohet se mbrohet nga Edi Rama
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

PD me anë të një deklarate për mediat deklaron se Amant Josifi, akuzuar për skema mashtrimi me vlera marramendëse nuk arrestohet, sepse ai është një njeri i afërt i Edi Ramës.

Sipas PD, Amant Josifi ka qenë një ortak me Olsi Ramën, vëllanë e Edi Ramës.

DEKLARATË E SEKRETARES SË MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN NË PD, JOLA HYSAJ

Një skemë ndërkombëtare mashtrimi financiar, që u ka kushtuar qytetarëve europianë mbi 2,2 miliard euro, ka në qendër Amant Josifin, një 33 vjeçar nga Tirana, këshilltarin e Olta Xhaçkës dhe ortakun e Olsi Ramës.

Josifi nuk do të konsiderohej më shumë se matrapazi i radhës, që u nxin faqen shqiptarëve në botë, nëse lidhjet e tij politike në Tiranë nuk do të shkonin deri në majë.

Para se të ngjitej atje, Josifi e ka filluar me një ministre, nga zyra e së cilës ‘investitorët strategjikë’ dhe ‘mashtruesit ndërkombëtarë’ dalin me lehtësinë e deklaratave të shtypit. Ortaku i Olsi Ramës u thirr nga Olta Xhaçka, asokohe ministre e Mbrojtjes, si këshilltar për NATO-n, edhe pse ishte i padiplomuar, me të vetmin “kualifikim” një universitet që pretendonte se e vijonte në Francë.

Sigurisht, Olta Xhaçka nuk shihte te Amant Josifi një personazh të brain gain, pra të fitimit të trurit, por të fitimeve të tjera mafioze. Fitimi kryesor ishte fakti se Amanti ishte ortak i vëllait të shefit të saj, kryeministrit Rama.

Të tjerat do të rregulloheshin gjatë rrugës.

Me gradën e këshilltarit të NATO-s të ministres së Mbrojtjes së një vendi të NATO-s, me ortakërinë e vëllait të kryeministrit, me aksesin te vetë Edi Rama, dhe me mbështetjen e të gjithë këtyre, Josifi, pa mbushur të tridhjetat, u nisi rrugës që të bëhej “Ujku i Ëall Street”.

Pronar i të paktën tre call center-ave në Shqipëri, ai përpunoi një skemë mashtrimi financiar ndërkombëtar, nën supervizimin dhe mbrojtjen speciale të shtetit shqiptar. Sipas raportimeve të BIRN dhe të dhënave të policisë spanjolle, fitimet e Josifit dhe grupit të tij kapnin 50 milion euro në tremujor.

Çka e bënte Amant Josifin një diamant në grupin me të cilin punonte, ishte fakti i proteksionit të plotë shtetëror që ai gëzonte në Shqipëri.

Por, pavarësisht nga mbrojtja e Edi Ramës, policia e Spanjës dhe vendeve të tjera, zbuluan se ‘koka e gjarprit’ në skemën e vjedhjes së qytetarëve europianë ndodhej në Tiranë dhe ishte pikërisht Aman Josifi, këshilltari i Olta Xhaçkës dhe ortaku i Olsi Ramës. Si gjithmonë, ndërkohë që policitë e Europës e kanë të skeduar dhe e kërkojnë, policia dhe shteti i Ramës vazhdojnë ta mbrojnë.

Spanja lëshoi urdhër ndërkombëtar arresti, por Çuçi i familjes nuk e zbaton, përkundrazi ai u përcoll nga Olsi, në arrati, në Dubai. Arrestimi i Amantit do të thotë prangosje e Olsit.

Kjo është arsyeja se pse Amant Josifi nuk arrestohet, por mbrohet. Ashtu si ‘të kërkuarit’ e inceneratorëve ai është “ëanted” vetëm në letra. Ashtu si Gugallja, ai do të dorëzohet vetëm kur të marrë garancitë e duhura dhe të bëjë paktin e duhur me Edi Ramën, vëllain me pushtet të ortakut të tij.

Amant Josifi nuk është më shumë se një gradë tjetër turpi në turpërimin global të Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

Sigurisht, Rama me të tijtë e hanë me bukë këtë turp, sepse e shtyjnë me milionat që u kanë vjedhur shqiptarëve dhe europianëve.

Por, Shqipërisë dhe shqiptarëve u mbetet ky turp. Dikur kishin vetëm bandat kriminale që u merrnin fytyrën nëpër Europë. Tani kanë edhe Edi Bandën me 40 hajdutë.

Etiketa: Amant JosifiKryesore1PD

Lajme të lidhura

Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane, reagon Presidenti: Këshilli i Sigurisë nuk…
Breaking Views

Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane, reagon Presidenti: Këshilli i Sigurisë nuk…

13:41 - 02/04/26
Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…
Breaking Views

Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…

12:11 - 02/04/26
Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg
Breaking Views

Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

12:02 - 02/04/26
Para
Hëngrën karamele marijuane, 8 fëmijë përfundojnë në spital

Hëngrën karamele marijuane, 8 fëmijë përfundojnë në spital

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria
Aktualitet

Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria

14:03 - 02/04/26

Gjykata e Tiranës ditën e sotme ka rrëzuar masën e sigurimit të pezullimit nga detyra të kreut të IMT Tiranës...

Lexo më shumë
Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane, reagon Presidenti: Këshilli i Sigurisë nuk…

Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane, reagon Presidenti: Këshilli i Sigurisë nuk…

13:41 - 02/04/26
Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…

Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…

12:11 - 02/04/26
Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

12:02 - 02/04/26
I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

11:42 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com