GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

PD: Bizneset po falimentojnë, Balluku bën show nëpër fasoneri

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
PD: Bizneset po falimentojnë, Balluku bën show nëpër fasoneri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka kërkuar që ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku të marrë masa për të ndihmuar bizneset, ku shumë prej tyre kanë falimentuar apo po shkojnë drejt falimentimit.

“Bizneset që kanë kontrata në euro raportojnë kosto të rritura dhe më pak të ardhura, diçka që ka rritur presionin e mbijetesës në treg”, deklaroi zv.drejtuesja e Departamentit të Sipërmarrjes në PD, Blerina Gjyriqi.

Gjyriqi i kërkoi Ministres Belinda Balluku që të mos bëjë show nëpër fasoneri për reklamën e radhës, siç thekson Gjyriqi, por të marrë masa të menjëhershme dhe t’i përgjigjet kërkesave të bizneseve.

Deklarata

Monedha e përbashkët europiane prej disa vitesh ka pësuar një zhvlerësim të dukshëm në Shqipëri, por gjatë vitit 2024 euro ka arritur minimumin.

Aktualisht euro këmbehet në tregun tonë valutor me 98.3 ALL, një rënie drastike krahasuar me jo shumë kohë më parë.

Bizneset që kanë kontrata në euro raportojnë kosto të rritura dhe më pak të ardhura, diçka që ka rritur presionin e mbijetesës në treg.

Shumica kanë zgjedhur të sakrifikojnë nga marzhi i fitimit për të mbetur konkurrues. Gjithashtu edhe individët janë prekur nga kjo rënie: rreth 51% e atyre që marrin pagat në euro konfirmojnë se janë ndikuar negativisht pasi shpenzimet e tyre janë në lekë.

Edhe bizneset, të cilat eksportojnë mallra kanë pësuar rënie, me mbi 14.3% krahasuar me një vit më parë.

Rënien më të fortë e kanë pësuar industritë e minerareve, të energjetikës dhe sidomos industria e veshjeve dhe këpucëve, e njohur si fasoneria.

Shumica e bizneseve, prodhuese dhe eksportuese, kanë falimentuar dhe të tjerat janë drejt falimentimit.

E gjithë kjo ka çuar në rritje të papunësisë: sipas INSTAT kemi 5 % humbje të vendeve të punës, por nga të dhënat tona ky numër është më i lartë se 10 mijë punonjës, referuar vetëm industrive fasoneri.

Fashoja më e prekur janë bizneset që kanë pasur më pak se 100 të punësuar.

Efekti është i njëjtë dhe për sektorin e turizmit që kontratat i ka në euro.

Kjo situatë e rënduar mbi këto industri e fut ekonominë shqiptare në një ngërç të madh pasi ka një impakt negativ ekonomik dhe social.

Në prill të vitit 2024 është miratuar VKM për një paketë ndihme për bizneset në krizë, por me një afat kohor ekzekutimi të limituar (vetëm një muaj) shtator-tetor i vitit 2024, duke kufizuar aksesin për aplikim.

Edhe në këtë rast, sikurse të gjitha punët e qeverisë, edhe kjo vetëm për fasadë, për t’i mbyllur gojën bizneseve.

Zhvlerësimi i euros nuk pasqyron aspak një fuqizim të monedhës vendase, përkundrazi është rezultat i mbushjes së tregut me financa të zeza të pakontrolluara, që po shkatërrojnë çdo balancë ekonomike.

Rënia e euros dhe mosreagimi lidhen me faktin se qeveria po shlyen një borxh publik më të lirë.

Sasia e madhe e parave të pakontrolluara dhe paaftësia apo padëshira e shtetit për t’i kontrolluar po prishin balancat ekonomike duke shkatërruar të ardhmen e Shqipërisë.

Biznesi gjykon se Banka e Shqipërisë dhe Qeveria duhet të ndërhyjnë në mënyrë urgjente për të stabilizuar kursin e këmbimit.

Partia Demokratike në mbështetje të biznesit dhe të një ekonomie të shëndetshme kombëtare, kërkon që të merren masa të menjëhershme nga lehtësirat fiskale dhe deri te ndërhyrjet që ndalojnë rënien artificiale të euros.

Ministrja Balluku nuk ka nevojë të bëjë show nëpër fasoneri për reklamën e radhës, por të marrë masa të menjëhershme dhe t’i përgjigjet kërkesave të bizneseve, pasi ato janë promotorët e zhvillimit të vendit.

Së bashku e shpëtojmë Shqipërinë!

 

 

Etiketa: Ballukufasoneri

Lajme të lidhura

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Breaking Views

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten
Aktualitet

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
Para
Vendimi/ Shpërblim 15 mijë lekë për familjet në nevojë, ja kategoritë që përfitojnë

Vendimi/ Shpërblim 15 mijë lekë për familjet në nevojë, ja kategoritë që përfitojnë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com