GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

PD denoncon aferën me ilaçet e skaduara: Ndërhyri Albana Fico, ministrja Koçiu dhe Drejtoresha e QSUT të dorëhiqen

11:43 - 05/08/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
PD denoncon aferën me ilaçet e skaduara: Ndërhyri Albana Fico, ministrja Koçiu dhe Drejtoresha e QSUT të dorëhiqen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka kërkuar dorëheqjen e ministres së shëndetësisë dhe të drejtoreshës së QSUT.

Duke iu referuar disa e-maileve, Vokshi akuzon se në kohën kur institucioni drejtohej nga Albana Fico është ndërhyrë në sistem për të ndryshuar datat e skadencave për disa medikamente. Sipas saj kjo ndërhyrje në sistem është skandal dhe ka rrezikuar jetën e qindra pacientëve.

“Skandali qëndron në faktin që me urdhër të ish-drejtoreshës së QSUT Albana Fico, nëpërmjet një Memoje Nr. 126/65 datë 29.12.2023 janë dhënë direktiva të titullarit të institucionit Albana Fico që kjo sasi e mbetur e barit FEIBA të kalonte në shërbimin Onkohematologji pediatrike. Si mund të bëhej kjo? Vetëm me ndërhyrjen në sistem nga drejtori i IT në QSUT i cili të fshinte datën e skadencës. Nga e-mailet vihet re që i ushtrohet presion drejtuesit të IT që të marrë masa urgjente sepse kishin kaluar pothuajse 3 muaj nga porosia e ish-drejtoreshës Albana Fico. Në tabelat e fundit jepet gjendja 1137 flakonë, në shumë 1.35 mln Euro, data e skadencës 31.12.2023. Qartazi duket ndërhyrja e bërë në datë 7 mars 2024. Pyetjet që unë do t’i përsëris sot janë: Çfarë e shtyu Albana Fico, ish drejtoreshë e QSUT, që të kërkojë ndërhyrjen në sistem? Pse u kërkua më insistim, që të hiqet data e skadencës, pra manipulimi i sistemit e të bëhej kalimi në farmacinë e pediatrisë? Kur sistemi, që është shumë i mirë nuk e lejon?”.

Deklarata e deputetes Vokshi

Në deklaratën e fundi që kam bërë nga kjo foltore, mes denoncimeve të tjera, kam bërë edhe një denoncim në lidhje me ndërhyrjen në sistemin e farmacive on line të QSUT, për të fshirë përkohësisht datën e skadencës të një medikamenti.

Bëhet fjalë për një sasi prej 1137 flakon të medikamentit FEIBA që përdoret për pacientë me hemofili. Kjo sasi e këtij medikamenti ka pasur datën e skadencës 31 dhjetor 2023. Në vlerë totale sasia e mbetur e skaduar e medikamentit FEIBA është rreth 1.35 mln EURO.

Skandali qëndron në faktin që me urdhër të ish drejtoreshës së QSUT Albana Fico, nëpërmjet një Memoje Nr. 126/65 datë 29.12.2023 janë dhënë direktiva të titullarit të institucionit Albana Fico që kjo sasi e mbetur e barit FEIBA të kalonte në shërbimin Onkohematologji pediatrike.

Vetëm me ndërhyrjen në sistem nga drejtori i IT në QSUT i cili të fshinte datën e skadencës.

Kur unë e ngrita si shqetësim në dëgjesën që organizuam në Komisionin e shëndetësisë për skandalin te onkologjiku, Ministrja e shëndetësisë Koçiu, Drejtoresha e QSUT dhe Farmacisë Qendrore të QSUT e mohuan faktin ndërkohë që deputetët e PS u vunë përsëri në krah të skandalit në vend që të viheshin në krah të pacientit dhe mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të tyre.

Në monitor kam shkëmbimin e emaileve mes ish drejtoreshës së QSUT Albana Ficos; Mirela Rexhepi, drejtoreshë e Farmacisë Qendrore; Eneida Balla, zv/drejtoreshë e farmacisë, Drejtorit të IT Rigers Haxhiraj, dhe Anisa Serjani.

Janë këta që në komunikime me njëri-tjetrin i japin porosi drejtorit të IT Rigers Haxhiraj. Albana Fico në një email pas orës 23:00 të natës i jep porosi Rigersit që ë ndërhyjë në sistem pas orës 16:00, kur farmacia të jetë mbyllur e stafi të mos jetë, të heqë datën e skadencës e të nesërmen pra datë 8 mars të bëhet kalimi i këtij medikamenti nga farmacia qendrore në pavionin e onkohematologjisë.

Nga emailet vihet re që i ushtrohet presion drejtuesit të IT që të marrë masa urgjente sepse kishin kaluar pothuajse 3 muaj nga porosia e ish-drejtoreshës Albana Fico.

Në tabelat e fundit jepet gjendja 1137 flakonë, në shumë 1.35 mln Euro,data skandencës 31.12.2023.

Qartazi duket ndërhyrja e bërë në datë 7 mars 2024.

Pyetjet që unë do t’i përsëris sot janë:

• Çfarë e shtyu Albana Fico, ish drejtoreshë e QSUT, që të kërkojë ndërhyrjen në sistem

• Pse u kërkua më insistim, që të hiqet data e skadencës, pra manipulimi I sistemit e të bëhej kalimi në farmacinë e pediatrisë? Kur sistemi, që është shumë I mirë nuk e lejon?

Në momentin që skadon ilaci, del e kuqe dhe asnjë veprim tjetër nuk mund të bëhet me atë medikament. Lëvizja mund të bëhet vetëm nëpërmjet manipulimit të sistemit dhe heqjen e datës së skadencës;

Ky medikament është ende në farmacinë qendrore. Edhe pse në korrespondencën e fundit ardhur nga Drejtoria e QSUT më është thënë që nuk ka sasi FEIBE të skaduar në Farmacinë Qendrore të QSUT.

Ky është një skandal shumë i madh. Është mashtruar Parlamenti, janë mashtruar deputetët e Parlamentit.

Kush është arsyeja që mashtrohet Parlamenti? Kush është arsyeja që mashtrohen deputetët duke shkelur kushtetutën dhe ligjin sepse kështu pengohet një nga funksionet kryesore të Parlamentit që është kontrolli mbi ekzekutivin.

Ministra Koçiu dhe Drejtoresha e QSUT duhet menjëherë të japin dorëheqjen e të largohen pasi jo vetëm kanë dështuar në sigurimin e një të drejte kushtetuese për shërbimin shëndetësor, jo vetëm kanë dështuar të sigurojnë infrastrukturën, ilçet, medikamentet, kurat e terapitë për pacientët, por edhe kanë lejuar manipulimin e sistemit on line të farmacisë dhe qarkullimin e medikamente të skaduara të qarkullojnë shkojnë nga farmacia qendrore në pediatri duke mos kursyer as fëmijët.

Sot është koha çdo pacient, çdo familjar, çdo i afërm të reagojnë,për të drejtën kushtetuese për shërbim shëndetësor.

Të reagojnë për të mbrojtur shëndetin

Për të mbrojtur jetën, për të mos e lënë atë në duart e abuzuesve kriminelë që nuk kursejnë të rritur e fëmijë.

Derisa ata nuk ndalen në babësinë e tyre, duhet t i ndalim ne!”- tha Vokshi.

Etiketa: Albana VokshiilacePDQSUT

Lajme të lidhura

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”
Aktualitet

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha
Aktualitet

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25
Para
E pazakontë në Itali! Pasi e masakroi, shkon me trupin e pajetë të gruas në polici

Trafikonin kokainë e kanabis, dënohet me 40 vite burg grupi që drejtohej nga dy shqiptarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”
Aktualitet

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25

Adem Boba, babai i 15-vjeçarit që ndërroi jetë pas një sherri me thikë të ndodhur mes adoleshentëve, disa ditë më...

Lexo më shumë
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25
Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com