GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PD denoncon: AKSHI jep 9.7 miliardë lekë tender pa garë

15:21 - 07/04/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PD denoncon: AKSHI jep 9.7 miliardë lekë tender pa garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Floriana Garo ka denoncuar drejtuesen e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj se ka dhënë 9.7 miliardë lekë në një tender pa garë.

Në deklaratën e bërë nga selia blu, Garo ka theksuar se ky tender ngjan me një skemë të paracaktuar, për faktin se nuk ka konkurentë, edhe pse kanë marrë pjesë në të, dy kompani, njëra prej të cilave “One Albania” nuk ka dhënë ofertë.

‘A janë dy pronarët e kompanive fitues miqtë tuaj dhe, a mund të përdoren fondet publike për të shpërblyer miqtë?’, ishte një nga pyetjet që Garo i drejtoi drejtueses së AKSHI-t.

Deklarata:

9.7 miliardë lekë ka dhënë, në një tender pa garë, drejtuesja e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.

Tenderi me objekt “Blerjen e ofrimit të shërbimit të sms-ve” me autoritet kontraktues Agjencinë Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, u ka shkuar dy komapanive “1UP Labs” dhe “Horizon”. Bëhet fjalë për 9.7 miliard lekë.

Shkelja e parë ka të bëjë me pjesëmarrjen e vetëm NJE operatori dhe është tregues i mungesës së konkurrencës, gjithashtu, mosnxitje e operatorëve ekonomikë në pjesëmarrjen e procedurat të prokurimit, në kundërshtim me nenin 2 /c dhe 2/ç të ligjit për Prokurime Publike nr. 162 të vitit 2020.

AKSHI ka hartuar kriteret kualifikuese dhe specifikimet teknike në Dokumentat e tenderit në mënyrë të atillë që të shpallet fitues pikërisht ky bashkim operatorësh.

Shkelja e dytë ka të bëjë me fondin limit të përllogaritur në kundërshtim me nenin 13 të VKM nr. 285, dt 19.05.2021 për miratimin e rregullave të prokurimit publik.

Shkelja e tretë, ka të bëjë me faktin se Autoriteti kontraktor ka shpallur fituesin me 97% të vlerës së fondit limit.

Tenderi ngjan me një skemë të paracaktuar, për faktin se nuk ka konkurentë, edhe pse kanë marrë pjesë në të, dy kompani, njëra prej të cilave “One Albania” nuk ka dhënë ofertë.

Pyetja jonë për zonjën Karçanaj është: pse e keni dhënë këtë tender pa garë në shkelje të parimeve të konkurencës dhe legjislacionit shqiptar?

A janë dy pronarët e kompanive fitues miqtë tuaj dhe, a mund të përdoren fondet publike për të shpërblyer miqtë?

Etiketa: AKSHIgaretender

Lajme të lidhura

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…
Breaking Views

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist
Breaking Views

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26
Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku
Breaking Views

Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku

20:46 - 01/04/26
Para
E padëgjuar. Abuzoi seksualisht me një qen, arrestohet 19-vjeçarja

E padëgjuar. Abuzoi seksualisht me një qen, arrestohet 19-vjeçarja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com