GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

PD denoncon ‘blerje votash’ me miell në Mat, policia shoqëron drejtuesin e një furgoni

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PD denoncon ‘blerje votash’ me miell në Mat, policia shoqëron drejtuesin e një furgoni
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kandidati i Partisë Demokratike për qarkun e Dibrës, Basir Çollaku përmes një postimi në rrjetin social Facebook, akuzonte dje rivalët socialistë se ishin duke shpërndarë miell në këmbim të votës për zgjedhjet lokale të 11 majit.

Sipas Çollakut një furgon me ngjyrë të verdhë, në të cilin pretendon se kishte punonjës të njësisë administrative Ulëz, ka ndaluar derë më derë në fshatin Bushkash, ndaj për këtë arsye ka bërë një denoncim në komisariatin e policisë.

“Furgoni i miellit?!?! Apo…Sot rreth 17 e 30 një furgon “Mercedez Benz”, sprinter i verdhë sipas njoftimeve nga terreni është futur në zonën e Bushkashit duke “inspektuar” banesat me sajdisje. Në timonin e mjetit ishte një eksponent i PS të Matit. Furgoni shoqërohej nga një fuoristradë në të cilën kishte punonjës të njësisë administrative Ulëz. Unë e kam ndjekur vetë bë terren ku dhe e kam fitografuar. Siç do bëjmë me çdo rast kur marrim dijeni. Sprinteri ka dy pronarët e përdoruesit nga Durrësi dhe nga Mati. Emrat do ia përcjellim Policisë se Komisariatit Mat të Drejtorisë së Policisë Vendore Dibër, të cilën e kemi vënë në dijeni, duke pritur për verifikimet e duhura proceduriale. Policia nëpërmjet telefonave të personave në mjet mund të kontrollojnë qelizat e telefonit dhe të konstatojnë rrugëtimin e mjetit të dyshuar”, shkruante Çollaku në “FB”.

Policia e Matit sakaq njofton se ka kryer verifikimet në drejtimin e Prokurorisë Dibër dhe kanë shoqëruar drejtuesin e furgonit për të cilin ka raportuar Çollaku, por nuk kanë konstatuar asnjë shkelje.

“Më datë 08.04.2025, është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasi B.Ç., 56 vjeç, banues në Tiranë, kandidat për deputet në Kuvendin e Shqipërisë pasi dyshonte se në fshatin Bushkash, Mat, disa persona të panjohur nga ana e tij, po shpërndanin produkte të ndryshme me një automjet (furgon), me qëllim favorizimin e subjekteve politike. Menjëherë pas administrimit të kallëzimit, shërbimet e Komisariatit të  Policisë Mat, kanë bërë shoqërimin e drejtuesit të automjetit shtetasi F.L., së bashku me automjetin e tij furgon, ku nga kqyrja dhe veprimet hetimore nuk u konstatua asnjë send apo veprim i kundërligjshëm”, sqaron policia.

Etiketa: Blerje votashMatPD

Lajme të lidhura

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat
Aktualitet

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26
Pa punëtorët e Ballkanit, ndërtimtaria në Gjermani paralizohet
Aktualitet

Diploma në Shqipëri nuk “ha bukë”, tregu kërkon më shumë zanatçinj se specialistë

08:34 - 01/10/26
OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor
Aktualitet

OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor

08:04 - 01/10/26
Para
Mediat gjermane: Aeroporti i Mynihut tërhiqet nga projekti i Aeroportit të Vlorës

Mediat gjermane: Aeroporti i Mynihut tërhiqet nga projekti i Aeroportit të Vlorës

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së
Kosovë & Rajon

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

09:18 - 01/10/26

Qytetarë nga Kosova pritet të mblidhen sot në Prishtinë, në marshin “Jo në emrin tim”, të organizuar nga platforma qytetare...

Lexo më shumë
Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend

Trump kërcënon Iranin: Pranoni marrëveshjen ose do t’u hedhim në erë

09:09 - 01/10/26
Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26
Pa punëtorët e Ballkanit, ndërtimtaria në Gjermani paralizohet

Diploma në Shqipëri nuk “ha bukë”, tregu kërkon më shumë zanatçinj se specialistë

08:34 - 01/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 1 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:17 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com