GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PD denoncon: Emra dhe prova të reja në aferën e Eco Park në Durrës, SPAK të hetojë urgjentisht

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
PD denoncon: Emra dhe prova të reja në aferën e Eco Park në Durrës, SPAK të hetojë urgjentisht
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka bërë një kallëzim të ri në SPAK lidhur me aferën korruptive të Eco Park në Durrës, duke paraqitur fakte të reja që përfshijnë kryeministrin Edi Rama dhe të tjerë. Në deklaratën e zëdhënëses së Antikorrupsionit, Genta Vangjeli, PD kërkon hetim të thelluar, pasi “është zbuluar se Edi Rama ka pasur një rol të drejtpërdrejtë në krijimin e kompanisë për projektimin e Eco Park në Porto Romano, edhe para hapjes së procedurave tenderuese”.

Sipas PD, Rama ka punuar në bashkëpunim me koncesionarin e inceneratorit të Tiranës dhe ka ndihmuar për të realizuar veprime të paligjshme për të shmangur procedurat tatimore dhe për të favorizuar kompanitë e përfshira në projekt. Një video e publikuar së fundmi tregon kryeministrin në një takim me drejtuesin e kompanisë së inceneratorëve, Elton Buallin, ku diskutohet hapja e Eco Park dhe realizimi i punimeve të projektit, edhe pse tenderi ende nuk ishte mbyllur.

PD kërkon që SPAK të hetojë urgjentisht këtë çështje dhe të zbardhë të gjithë faktet dhe emrat e përfshirë në këtë aferë, që ka shkaktuar një dëm prej 1.9 miliardë lekësh për buxhetin e shtetit.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Më 18 Mars 2024 Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK, kryeministri Edi Rama e të tjerë për aferën korruptive të Eco Park.

Një shtesë kallëzimi përgatiti PD me fakte të reja për të njëjtën aferë që inkriminojnë edhe më shumë KM Edi Rama.

Kronologjia e ngjarjeve vijoi kështu:

Edi Rama në bashkëpunim me koncesionarin e inceneratorit të Tiranës ‘Integrated Energy bv SPV’, 6 muaj përpara se të hapej procedura tenderuese për ‘Mbylljen e vendepozitimit ekzistues të mbetjeve të ngurta EKO-Park Durrës’ kontraktoi Cassanova Hernandes në cilësinë e projektuesit për këtë investim në Porto Romano.

Më pas në Tetor 2019 drejtuesi i AKUM, Alqi Bllako shpalli tenderin me vlerë 1.9 miliard lekë.

Në 2 Dhjetor 2019 Ministria e Financave e kohës Anila Denaj i drejtohet me shkresë AKUM-it duke kërkuar anulimin e procedurës me justifikimin se fondet do të përdoreshin për tërmetin e datës 26 Nëntor. Anulimi i procedurës publikohet në buletinin e APP-së të datës 16 Dhjetor dhe po në të njëjtën ditë Edi Rama në cilësinë e Kryetari të Komitetit të Emergjencave urdhëron që mbetjet inerte të tërmetit të depozitohen në Porto-Romano dhe AKUM tashmë të rihap me procedurë të përshpejtuar tenderin për ndërtimin e ECO PARK.

Në datën 27 Dhjetor lidhet kontrata me subjektet DE MARE srl dhe VICTORIA INVEST. Ndërkohë para pak ditësh në median SYRI TV u transmetua një video inkriminuese që mbante datën 7 Dhjetor 2019 ku shfaqet kryeministri Edi Rama duke vizituar kantierin tashmë të hapur në Porto Romano ku kishin filluar depozitimet e mbetjeve të tërmetit e mbi të gjitha në video Rama komunikon me Elton Buallin i cili është drejtues i kompanisë së inceneratorit të Tiranës.

Rama në këtë takim shfaqet duke urdhëruar punonjësit e inceneratorit që të zbatojnë punimet sipas projektit dhe duke këmbëngulur që  ECO PARK të hapet në datën 1 Qershor 2021. Drejtuesi politik i qarkut Durrës, z.Oerd Bylykbashi kërkoi përsëri nga SPAK të hetojë aferën duke konsideruar faktet e reja.

Çfarë pune kishin punonjësit e ‘Integrated Energy BV’ në kantierin e Porto Romanos kur ishte në zhvillim  e sipër procedura tenderuese??? Për transparencën e publikut dhe si fakt shtesë që vërteton se kjo aferë që i ka kushtuar buxhetit të shtetit 1.9 miliard lekë si dhe shumë të tjera e kanë emrin Edi Rama bëjmë me dije se:

Në dosjen e SPAK për Veliaj – Xoxa është publikuar një komunikim me shkrim i znj.Xoxa me shtetasin me iniscialet D. Z., ku përmendet një emër Jesus Herndandez… Personazhi Jesus Hernandez Mayor është njëri nga pronarët e kompanisë Casanova Hernandez Architects degë e shoqërisë së huaj e regjistruar edhe në Shqipëri në vitin 2018 me objekt kryesor të veprimtarisë në fushën e projektimit, zbatimit, konsulencës, ndërtimit dhe mbikëqyrjes në punime të ndryshme.

Kjo kompani ka kryer në Shqipëri gjithësej 21 projekte shumë të mëdha dhe sipas spending data ka përfituar deri tani 949 mijë euro. Njëri nga këto projekte është edhe Eco Park Durrës. Partia Demokratike ngulmon në apelin e saj drejtuar Spak që hetojë faktet sepse pas aferave korruptive qëndron vetë Edi Rama.

Etiketa: DenoncimekoparkhetimePD

Lajme të lidhura

Momente tensioni me grupin e organizatorëve të protestës: Mos prek me dorë!
Breaking Views

Momente tensioni me grupin e organizatorëve të protestës: Mos prek me dorë!

23:03 - 21/06/26
Ultimatum nga diaspora: Nëse deri nesër nuk jep dorëheqje, nuk lëvizim më nga ky shesh!
Breaking Views

Ultimatum nga diaspora: Nëse deri nesër nuk jep dorëheqje, nuk lëvizim më nga ky shesh!

22:09 - 21/06/26
Aktori Mehdi Malkaj merr mikrofonin para Kryeministrisë: Është turp i madh, hiqini partitë!
Breaking Views

Aktori Mehdi Malkaj merr mikrofonin para Kryeministrisë: Është turp i madh, hiqini partitë!

20:41 - 21/06/26
Para
Laerti zgjedh të ndahet nga “një konkurrent i vetëm” me Valbonën, dyshja shkon në televotim kokë më kokë

Laerti rrëfen historinë e tij të dashurisë në ‘BBV4’, nuk është Valbona

Discussion about this post

TË FUNDIT

Egjipti shkruan histori në Botëror, Salah protagonist në fitoren 3-1 ndaj Zelandës së Re
Sport

Egjipti shkruan histori në Botëror, Salah protagonist në fitoren 3-1 ndaj Zelandës së Re

07:51 - 22/06/26

Klasi dhe cilësia e Mohamed Salahut, së bashku me këmbënguljen e futbollistëve egjiptianë, i dhuruan “Faraonëve” një përmbysje mbresëlënëse dhe...

Lexo më shumë
Ndeshja e ‘çmendur’ lë Uruguain në ankth, “Hirushja” afrikane pranë surprizës së madhe

Ndeshja e ‘çmendur’ lë Uruguain në ankth, “Hirushja” afrikane pranë surprizës së madhe

07:39 - 22/06/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 22 Qershor 2026

07:32 - 22/06/26
Veliaj nga burgu uron besimtarët mysliman: Më vjen keq që nuk do t’ju bashkohem në darkat e iftarit

Parashikimi i motit për sot, 22 Qershor 2026

07:32 - 22/06/26
Irani kockë e fortë për Belgjikën, “Djajtë e Kuq” mbeten me 10 lojtarë

Irani kockë e fortë për Belgjikën, “Djajtë e Kuq” mbeten me 10 lojtarë

23:12 - 21/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetbetciobetpark girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomUltrabetcasibom girişjojobet girişgrandpashabet girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis