GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PD denoncon: Kompania e vëllait të ish-kreut të gardës Artan Sako merr tendera mln euro

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PD denoncon: Kompania e vëllait të ish-kreut të gardës Artan Sako merr tendera mln euro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zëdhënësja e Anti-korrupsionit në PD, Genta Vangjeli shprehet se kompania e vëllait të ish-kreut të gardës Sako, “2T shpk” nën akuzë për shkelje të shumta, vazhdon e merr miliona euro tendera para publike.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, teksa ka bërë publike edhe dokumentet që e provojnë marrjen e miliona eurove tendera të vëllait të ish-kreut të Gardës, Vangjeli ngre pyetjen për SPAK, se si e verifikoi vetëdeklarimin e këtij subjekti, i cili ka investuar kapacitetet e tij teknike në 2 koncesione dhe 6 kontrata të tjera për zbatimin e punëve civile?

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, bëri thirrje që SPKA të hetojë dhe të mos heshtë përballë aferave korruptive.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

“Kompania e vëllait të ish kreut të gardës Sako, 2T shpk, e Artan Sakos, rezulton:

mbajtëse e 2 koncesioneve;

sipas Spending Data, përfituese e të paktën 86 milion eurove nga tenderat;

përjashtuar nga e drejta për të fituar kontrata publike me anë të vendimit e APP-së nr.49, datë 20 Maj 2024, si rezultat i keqinformimit me qëllim kualifikimin në 3 tendera, por pas një muaji ky vendim u pezullua deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga gjykata;

përfituese e 3.5 milionë euro nga koncesionari i sterilizimit e po në të njëjtën periudhë Artan Sako nëpërmjet kompanisë 2T ka marrë edhe 780.000 euro për konsulencë.

Së fundmi 2 T Shpk u shpall fituese si pjesë e bashkimit të operatorëve për tenderin 3.9 mil euro prokuruar nga Spak me objekt: ‘Ndërtim dhe rikonstruksion për godinën e re të SPAK’.

2 T shpk aktualisht është investuar në proces zbatimi në të paktën 6 kontrata paralele në vlerë totale 44.7 milion euro, të lidhura me ARRSH, FSHZH, Ujësjellës Kanalizime Vlorë.

Ndërkohë DST shtojca 7 pika 2.1.a dhe shtojca 8 pjesa II, shkaqet e përjashtimit, pika D, detyron operatorët të paraqesin vetëdeklarim për mosangazhimin e Kapaciteteve Teknike në Kontrata,  të tjera.

Ndërkohë 2T ka 2 kontrata koncesionare në zbatim me vlerë 57 milionë euro në total dhe 6 kontrata tenderash 44.7 milionë euro të cilat janë duke u zbatuar nga ky subjekt.

Si e verifikoi SPAK këtë vetëdeklarim të këtij subjekti sipas shtojcës 8 në DST, i cili ka investuar kapacitetet e tij teknike në 2 koncesione dhe 6 kontrata të tjera për zbatimin e punëve civile?

Do ta hetojë apo do vijojë ti japë tendera….”, thuhet ne njoftim.

 

Etiketa: DenoncimPDSakotenderavellai

Lajme të lidhura

ngacmojnë dy vajza te Kryeministria/ Kalaja ndërhyn dhe i filmon: Na goditën me shkopinj gome
Breaking Views

ngacmojnë dy vajza te Kryeministria/ Kalaja ndërhyn dhe i filmon: Na goditën me shkopinj gome

23:10 - 21/10/26
Eurodeputeti austriak “shuplakë” Ramës: Të qëllosh me gaz, dhe të burgosësh të mitur nuk përputhet me vlerat e BE-së
Breaking Views

Eurodeputeti austriak “shuplakë” Ramës: Të qëllosh me gaz, dhe të burgosësh të mitur nuk përputhet me vlerat e BE-së

22:29 - 21/10/26
“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit
Aktualitet

“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit

22:19 - 21/10/26
Para
FMN: Shqipëria me të ardhura sa çereku i eurozonës! Sfidë, plakja e shpejtë dhe emigracion

FMN: Shqipëria me të ardhura sa çereku i eurozonës! Sfidë, plakja e shpejtë dhe emigracion

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)
Breaking Views

Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)

23:18 - 21/10/26

Mbrëmja e së martës në UEFA Champions League ka dhuruar një spektakël të jashtëzakonshëm futbolli, ku nuk munguan golat e...

Lexo më shumë
ngacmojnë dy vajza te Kryeministria/ Kalaja ndërhyn dhe i filmon: Na goditën me shkopinj gome

ngacmojnë dy vajza te Kryeministria/ Kalaja ndërhyn dhe i filmon: Na goditën me shkopinj gome

23:10 - 21/10/26
Eurodeputeti austriak “shuplakë” Ramës: Të qëllosh me gaz, dhe të burgosësh të mitur nuk përputhet me vlerat e BE-së

Eurodeputeti austriak “shuplakë” Ramës: Të qëllosh me gaz, dhe të burgosësh të mitur nuk përputhet me vlerat e BE-së

22:29 - 21/10/26
“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit

“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit

22:19 - 21/10/26
Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

21:38 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com