GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PD denoncon qeverinë: I fali 9200 m2 pronë në Himarë kompanisë “Gjikuria”

10:58 - 12/09/22
në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Padia për Bordin, Grupi Parlamentar i PD apel qeverisë: Merrni masa për uljen e çmimit të naftës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Arbi Agalliu, gjatë një deklarate mëngjesin e sotëm ka denoncuar qeverinë duke thënë se kjo e fundit gënjen kur thotë se i ka shpallur luftë milionerëve.

Agalliu thotë se në të njëjtën ditë që zyra “e tij e propagandës njoftoi luftën e rremë me milionerët, Edi Rama me vendim qeverie vendosi të bëjë milioner me pasurinë tonë publike një oborrtar të tij, duke i falur 9200 m2 pronë në bregdetin e Himarës”.

Ai shton më tej se më datë 5 Prill 2022 kryeministri Rama vendosi miratimin e Statusit “Investitor Strategjik” për projektin e investimit “White Roads Hotel”, në pronësi të kompanisë Gjikuria, në një nga pronat më të lakmueshme në zonën e bregdetit të Himarës, ku parashikohet të ndërtohet një hotel dhe 150 vila.

Pjesë nga deklarata:

Këtij vendimi personal të Edi Ramës i kishte paraprirë miratimi i ndryshimeve me VKM Nr. 187, datë 25.3.2021, ku një pjesë e pasurisë publike që do i jepej më vonë kompanisë Gjikuria, pa garë dhe në kundërshtim me ligjin, ishte hequr nga fondi i zonave të mbrojtura të Monumentit Natyror “ Delta e Përroit të Palasës”. Vetëm pas ndryshimit të kufijve të Monumentit Natyror, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura konfirmon se sipërfaqja ku do të zhvillohet projekti ndodhet në afërsi të Monumentit Natyror “ Delta e Përroit të Palasës”, kategoria e III e zonave të mbrojtura, por nuk është më pjesë e zonës së mbrojtur.

Për të realizuar qëllimin e tij personal, më datë 29 Korrik 2022, Edi Rama miraton një tjetër VKM, ku transferon për llogari të kompanisë Gjikuria 9200 m2 truall, duke ja vënë në dispozicion pa garë pronën publike për të ndërtuar hotel dhe 150 vila.

Kulmi i abuzimit me ligjin e investimeve strategjike është vendimi i Qeverisë i datës 7 Shtator 2022, ku e gjithë prona publike në bregdet, me sipërfaqe rreth 9200 m2, i dhurohet klientit personal të Edi Ramës vetëm për 1 euro gjithsej.

Pra ditën kur me propagandë njoftoi luftën e rremë me milionerët, vendosi të bëjë milioner me pasurinë tonë publike një klient personal të tij.

Për të favorizuar mikun e tij, për Edi Ramën 9200 m2 në bregdetin e Himarës, pronë e qytetarëve shqiptarë, kushton vetëm 1200 lekë të vjetra. Thënë ndryshe për Edi Ramën, 9200 m2 pasuri e shqiptarëve kushton më pak se 1 kafe në Himar.

Po kush është oligarku i Edi Ramës që ka përfituar 9200 m2 pasuri të shqiptarëve duke i paguar Buxhetit vetëm vlerën e një kafeje në Himar?

Është i njëjti oligark që një vit më parë, më datë 4 Shkurt 2021 ka përfituar statusin investitor strategjik për një tjetër projekt, të quajtur “Coast to Coast”, që gjithashtu parashikon ndërtimin e një kompleksi të përbërë nga 3 hotele, qindra vila rezidenciale, rinovimi i 40 (dyzet) shtëpive tradicionale dhe 1 (një) fermë me prodhimet bujqësore, në një sipërfaqe totale prej 21 ha. Edhe në këtë rast Qeveria parashikon në vendim që ti vendos në dispozicion pasuri të paluajtshme në pronësi të shtetit shqiptar, me qëllim realizimin e strukturës akomoduese turistike.

Është i njëjti oligark që Qeveria i ka dhënë me koncesion ndërtimin e rrugës “Orikum – Llogara”, me vlerë rreth 50 milion euro, me vlerë 3 fishi i cmimit në vendet e tjera të rajonit dhe europës.

Është i njëjti që në këto 9 vite ka përfituar miliona euro nga tenderat korruptiv dhe klientelist të Edi Ramës.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike e ka faktuar tashmë që Edi Rama e ka shndërruar ligjin për investimet strategjike në ligjin e favoreve klienteliste, ku pasuritë publike po jepen pa garë, në kundërshtim me ligjin, tek një rreth i ngushtë i miqëve dhe familjarëve të Edi Ramës. Zbatimi i ligjit ka provuar se asnjë investitor serioz i huaj nuk ka përfituar prej tij, për shkak se Komiteti i Investimeve Strategjike i kryesuar nga Edi Rama është shndërruar në Komitetin e Oligarkëve Strategjik të Kryeministrit.

36 projekte të investimeve strategjike, me vlerë 4.6 miliard euro, i kanë marrë jo më shumë se 10 individë, ku secili prej tyre ka 2-4 projekte. Pra Kuvendi në vitin 2015 miratoi një ligj, gjoja me sebepin se do të sillte investime të huaja dhe do krijonte lehtësi për investitorë serioz të huaj, por përfundimi është që përfitues nga ligji janë 10 individë, miq dhe oratakët e përhershëm në biznes të Edi Ramës, shtuar ministren Olta Xhacka.

Kjo është arsyeja se përse në kundërshtim me Kushtetutën, Edi Rama urdhëroi bllokimin e ngritjes së Komisionit Hetimor për investimet Strategjike. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të vijojë të bëjë transparencë me fakte sesi Edi Rama e ka shndërruar ligjin e investimeve strategjike, në një mekanizëm korruptiv të grabitjes së pronës publike për llogari të një grushti njerëzish të oborrit të tij. Gjejmë rastin të nxisim Gjykatën Kushtetutese të marrë në shqyrtim pa vonesa kërkesën tonë dhe ti hap rrugë ngritjes së Komisionit Hetimor për investimet strategjike.

Ne do u provojmë shqiptarëve që Edi Rama është në ortakëri me oligarkët që i bën milionerë me pasuritë tona publike. Nuk ka luftë të Edi Ramës me milionerët, ka vetëm luftë të Edi Ramës për grabitjen e pasurive publike për të bërë milionerë miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij, ndërkohë që shqiptarët varfërohen cdo ditë e më shumë. Propaganda nuk e ndalon dot zbardhjen e të vërtetës dhe aleancën e Edi Ramës me një grusht njerëzish për tu bërë milionerë me pronat e shqiptarëve.

Etiketa: AgalliuPD

Lajme të lidhura

Kryemadhi: Divorcin nuk e mendova kurrë, më e re mund të kisha vrarë veten për Metën
Aktualitet

Kryemadhi: E kam dashur dhe vazhdoj ta dua Metën, por bashkëjetesa me të është e pamundur

14:28 - 06/02/26
Supervizion fiktiv dhe korrupsion, infrastruktura publike si mekanizëm grabitje i “Rilindjes”
Aktualitet

Supervizion fiktiv dhe korrupsion, infrastruktura publike si mekanizëm grabitje i “Rilindjes”

14:20 - 06/02/26
Kontrolle për ‘Range Rover’ e Flamur Nokës, Berisha: Kërkuan faturat, por doli se e ka blerë Lul Basha!
Aktualitet

Kontrolle për ‘Range Rover’ e Flamur Nokës, Berisha: Kërkuan faturat, por doli se e ka blerë Lul Basha!

13:51 - 06/02/26
Para
Zgjidhet një tjetër anëtar i Gjykatës Kushtetuese (EMRI)

Zgjidhet një tjetër anëtar i Gjykatës Kushtetuese (EMRI)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Presidenti, gjyqtarët, Garda dhe administrata/ Qeveria miraton indeksimin e pagave, ja kategoritë që përfitojnë
Breaking Views

Presidenti, gjyqtarët, Garda dhe administrata/ Qeveria miraton indeksimin e pagave, ja kategoritë që përfitojnë

17:03 - 06/02/26

Këshilli i Ministrave ka miratuar një paketë vendimesh për indeksimin me 2.5% të pagave dhe elementeve përbërëse të tyre në...

Lexo më shumë
Itali, 100 policë për kapjen e 4 ‘skifterëve’ shqiptarë, tension me familjarët

Itali, 100 policë për kapjen e 4 ‘skifterëve’ shqiptarë, tension me familjarët

16:20 - 06/02/26
Superiore/Vllaznia ka njohur vetëm fitore, Edi Martini shpallet trajneri i muajit janar

Superiore/Vllaznia ka njohur vetëm fitore, Edi Martini shpallet trajneri i muajit janar

15:24 - 06/02/26
Grabitet banesa e këngëtares dhe opinionistes së “BBVK”, Leonora Jakupit

Grabitet banesa e këngëtares dhe opinionistes së “BBVK”, Leonora Jakupit

15:00 - 06/02/26
Kryemadhi: Divorcin nuk e mendova kurrë, më e re mund të kisha vrarë veten për Metën

Kryemadhi: E kam dashur dhe vazhdoj ta dua Metën, por bashkëjetesa me të është e pamundur

14:28 - 06/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com